Lajmet

​Kuvendi formon komisionin për vetingun

Ky proces u mirëprit nga të gjitha grupet parlamentare.

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka formuar komisionin ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar (vetingut). 

Ky proces u mirëprit nga të gjitha grupet parlamentare, derisa nënvizuan nevojën për konsensus edhe gjatë procesit të hartimit të projektligjit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se vetingu është një proces i rëndësishëm për reformën në drejtësi.

“Mirëpresim konsensusin e përgjithshëm politik që është krijuar në raport me këtë proces. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se është një prej proceseve më të rëndësishme që tregon për reformën përmbajtjesore në sistemin e drejtësisë në një periudhë afatgjate”, tha ajo.

Formimin e këtij komisioni e mirëpriti edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Duke pasur parasysh se ky është një proces i cili do të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese është e rëndësishme që ky komision të themelohet nga gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të kemi një mbështetje të gjithëve dhe afatgjatë. Ky është një proces i cili do të merr kohë dhe mund t’i kalojë dy-tri qeveri derisa të përmbyllet në plotni… Mospjesëmarrja e përfaqësuesve të komunitetit serb do të na vështirësojë punën tek ndryshimet kushtetuese”, tha ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se për vetingun duhet të ketë qasje serioze dhe gjithëpërfshirëse.

“Ne duhet të fillojmë një proces të rëndësishëm siç është ai i vetingut dhe që ka rëndësi të madhe, në kuptimin e pastrimit dhe rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duhet të kemi një qasje serioze dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai. 

Kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ndërsa zëvendëskryetar do të jetë deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi. Mandati i komisionit do të jetë gjashtë muaj me mundësi vazhdimi.

Vendi

Kadetët e QSU-së përfaqësojnë Kosovën në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve në Dresden të Gjermanisë

Published

on

By

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila u zhvillua në Akademinë Ushtarake në Dresden të Gjermanisë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve ushtarake ndërkombëtare.

Ngjarja mblodhi së bashku udhëheqësit e ardhshëm ushtarakë nga shtete të ndryshme aleate, duke u krijuar kadetëve të FSK-së hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me metodat më bashkëkohore të trajnimit, doktrinës dhe udhëheqjes ushtarake. Po ashtu, vizita shërbeu si një platformë për zhvillimin e diplomacisë mbrojtëse përmes ndërtimit të urave të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë që në hapat e parë të karrierës së tyre.

Nga FSK-ja kanë vlerësuar se përfaqësimi i kadetëve në këtë aktivitet dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për ngritjen profesionale sipas standardeve më të larta të NATO-s, duke i përgëzuar ata për lartësimin e flamurit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe temperatura deri në 36 gradë

Published

on

By

Dita e sotme në vendin tonë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 30 deri në 36°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Protestë sot në Prishtinë: Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Pas dy rasteve të rënda të vrasjeve të grave brenda pak ditësh në Malishevë dhe Prizren, sot në Prishtinë do të mbahet një protestë me thirrjen që siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar qytetarët të mblidhen në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, për të kundërshtuar femicidin dhe neglizhencën institucionale.

Organizimi ka katër kërkesa kryesore:

  1. Trajtim të sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç të sigurisë publike; Përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë këtu qendrat për punë sociale
  2. Mirëfinancim të politikave sociale të mirëqenies që zbusin pabarazitë gjinore ekonomike që i mbajnë gratë të kurthuara në dhunë;
  3. Kodifikim të femicidit si vepër e veçantë penale;
  4. Edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformëson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë.

Thirrja për protestë vjen pas dy ngjarjeve tragjike që kanë tronditur opinionin. Të dielën, një 25-vjeçare shtatzënë u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Malishevë, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuari kryesor, ndërroi jetë dje nga plagët që kishte marrë. Vetëm tri ditë më vonë, të mërkurën, një 81-vjeçar në Prizren u arrestua nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij 80-vjeçare pas ushtrimit të dhunës fizike.

Statistikat zyrtare tregojnë një realitet të zymtë — nga viti 2010 e deri më sot, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra, duke e bërë dhunën me bazë gjinore një ndër problemet më kritike në vend. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

DONJETA SADIKU SHPALLËT KAMPIONE, MPOSHT SERBEN NË FINALEN E TARANTO 2026

Published

on

By

Donjeta Sadiku ka triumfuar në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Boksierja kosovare ka mposhtur përfaqësuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova, ndërsa kundërshtarja u tërhoq që në minutat e para të duelit.

Kështu, Sadiku e mbyll me medaljen e artë aventurën e saj në Taranto, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Një triumf i veçantë për boksieren kosovare, e cila edhe një herë dëshmoi nivelin e saj dhe u ngjit në podiumin më të lartë.

DONJETA SADIKU – KAMPIONE E MESDHEUT!

Foto: RTK

D.L

Continue Reading

Të kërkuara