Lajmet

​Kuvendi do të mblidhet të enjten

Në rend të ditës për shqyrtim do të jenë vetëm dy pika parlamentare.

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare këtë të enjte, më 20 tetor. Seancë do të ketë edhe të enjten tjetër, më 27 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur, shefja e Grupit Parlamentare të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

“U dakorduam që seanca e re të jetë më 20 tetor në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës. Pika e parë është shqyrtimi i projektligji për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky që parasheh kompensimin konform normës së inflacionit. Pika e dytë ka të bëjë me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabizilimit në treg”, tha Kusari-Lila.

Aktualitet

​Operacioni “Prova” godet grupin kriminal në Kuçovë

Published

on

Policia e Shtetit në Berat ka arrestuar tre persona si pjesë e grupit kriminal që shiste kanabis në doza në Kuçovë.

Në kuadër të operacionit Prova u ekzekutua masa e sigurisë arrest në burg, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., (33), L. M. (24) dhe D. D. (26), të tre banues në Kuçovë.

Arrestimi erdhi si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda pro-aktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza narkotike.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin kanabis sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Krimet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten mbi 40% në vitin 2025

Published

on

Krimet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri u rritën me më shumë se 40% në gjysmën e parë të vitit 2025, duke arritur një nivel të ri rekord, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

Në përgjigje të një hetimi parlamentar nga ligjvënësja socialdemokrate Sabine Schatz, ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se 787 krime me sfond ekstremist të krahut të djathtë u regjistruan në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Kjo përfaqëson një rritje prej 41.5% krahasuar me 556 raste në të njëjtën periudhë në vitin 2024, e cila tashmë kishte shënuar një nivel rekord.

Ministria tha se 91% e autorëve ishin burra, kurse ndër veprat penale, 21 u klasifikuan si antisemite dhe 11 si islamofobe, raporton Anadollu.

Vjena kryesoi listën me 236 raste, e ndjekur nga Austria e Sipërme me 171 dhe Austria e Poshtme me 103. Rreth 27% e të gjitha krimeve të ekstremistëve të krahut të djathtë ndodhën në internet, sipas përgjigjes së ministrisë.

Schatz shtoi se një plan veprimi kombëtar i premtuar në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë po punohet intensivisht.

Austria është qeverisur nga një koalicion tre-partiak i Partisë Popullore konservatore (OVP), Social Demokratëve (SPO) dhe Neos liberal që nga marsi 2025.

Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë, e cila fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e shtatorit 2024 me 28.8%, e që mbetet jashtë koalicionit./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Gërmimet për mbetje mortore në Kozhle të Novi Pazarit shtyhen për shkak të shiut

Published

on

Pavarësisht se ishte planifikuar të fillonin gërmimet në Kozhle të Novi Pazarit, ato janë shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë vështirësuar kushtet për punë në terren.

Zona ku do të kryhen gërmimet dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.

Gërmimet pritet të nisin sot ndërsa planifikimet janë që të përfundojnë brenda dy javësh.

Të mërkurën, anëtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur së bashku me mjekë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë përfunduar inspektimet në Kozhle afër Novi Pazarit ku po dyshohet për varrezë masive.

Mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Valon Hyseni tha se kushtet atmosferike, por edhe ato në terren e kanë pamundësuar nisjen e gërmimeve.

“Dje veç kemi filluar punimet e para, mirëpo sot është dashur që ekipi i mjekësisë ligjore të jetë atje prej orës 10:00, por në bashkërendim me kompaninë që është duke kryer gërmimet jemi ra dakord që sot të pushojnë punët pasi që atje është një shi i dendur që nga nata dhe ka qenë e pamundur të dilet poshtë në lokacion për shkak se është vend malor dhe deponi e mbeturinave…Nga sot ekipet tona do të jenë të pranishme atje deri në përfundimin e punimeve”, deklaroi Hyseni.

Ai thekson se terreni është i vështirë për shkak se lokacioni ku dyshohet se është varrezë masive është edhe deponi mbeturinash.

Mjeku ligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore thotë se informacionet preliminare tregojnë se bëhet fjalë për varrezë masive, ndonëse nuk ka shifra të sakta.

Kujtojmë, trupat e rreth 1600 qytetarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë mungojnë, të cilët janë zhdukur me dhunë nga Serbia. Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në Kosovë parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat parashihen të sjellin edhe reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri 13°C, kurse ato maksimale nga 24 deri 27 gradë Celcius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, njoftoi IHMK./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara