Lajmet

​Kusari-Lila: Këtë javë mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës

Njëra të mërkurën, kurse tjetra të enjten.

Published

on

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila edhe njëherë ka ritheksuar se asociacionin një etnik të komunave me shumicë serbe nuk e mbështetin si subjekt politik, derisa theksoi se kjo kërkesë vazhdimisht po vjen nga Serbia.

Ajo tha se si Lëvizje Vetëvendosje dialogun Kosovë-Serbi e konsiderojnë si platformën e vetme për normalizimin të raporteve mes dy vendeve.

Në një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila njoftoi se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës, një të mërkurën me pika të papërfunduara nga sesionit vjeshtor 2022, ndërsa të enjten parashihet seancë e re për sesionin pranveror ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe ajo e peticionit për trustin i nënshkruar nga 17 mijë qytetarë të Kosovës.

“Çështja e asociacionit tek ne ka qenë një çështje që qëndrimi është i qartë, që asociacioni një etnik nuk është që mbështetet nga grupi ynë parlamentar apo nga subjekti politik në pushtet. Arsyeja është se konsiderojmë që një etniciteti nuk është parim mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës e me të cilin avancohet interesat e cilido komunitet. E dyta, sa i përket konsensusit të përbashkët konsiderojmë se janë disa çështje që kryeministri që në fillim të mandatit ka deklaruar se duhet konsensus I përbashkët në veçanti për politikën e jashtme, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për çështjet apo strategjitë që tejkalojnë mandatin e një qeverisje”, theksoi ajo.

Kusari-Lila u shpreh se kërkesa për asociacion po vjen vazhdimisht nga qeveria serbe e cila po insiston në themelimin e këtij asociacioni.

“Me pakon e Ahtisaarit dhe me ligjet aktuale në fuqi nuk po e dëgjojmë se nga ndonjë mangësi që Pakoja e Ahtisaarit ka lënë anash ose ligjet aktuale nuk po adresojnë një kërkesë aktuale të komunitetit serb, kërkesa po vjen vazhdimisht nga qeveria serbe në Beograd në këtë rast ku për asociacionin po insistojnë në themelimin e asociacionit, ndërsa ne kur po e trajtojmë në aspektin edhe me partnerët ndërkombëtarë kërkojmë të identifikojmë më qartazi apo më konkretisht se çka ka të drejtë të munguar që mund të plotësohet dhe të konsiderohet se ka barazi të plotë në mes të etnive në Kosovë që ne besojmë aktualisht është edhe me ligjet aktuale në Kosovës, çka ne konsiderojmë se ka nevojë, ka nevojë për rend dhe ligj dhe për drejtësi në katër komunat në veri të vendit”, tha Kusari-Lila.

Deputetja nga radhët e LVV-së ka deklaruar po ashtu se dialogu është e vetmja platformë për normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe siç shprehet ajo secila temë duhet të diskutohet në përmbajtje dhe në kontestin e rrethanave të krijuara aktualisht dhe nevojave aktuale.

“Gatishmërinë e kemi në maksimum dhe mbështetjen e plotë ia japim edhe qeverisë së vendit, kryeministrit, kryenegociatorit për dialog, konsiderojmë se dialogu është e vetmja platformë për normalizim të raporteve mes dy shteteve, por gjithashtu që secila temë duhet të diskutohet në përmbajtje dhe në kontestin e rrethanave të krijuara aktualisht dhe nevojave aktuale, jo vetëm në kuadër të një teorie e cila vazhdimisht insiston në një mekanizëm në kuadër të të cilit ne duhet të shikojmë se çfarë kompetenca shtesë kërkohet që nuk janë të mbuluara me legjislacionin aktuale” , tha ajo.

Sa i takon një afati kohor se mund të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kusari-Lila tha se është vështirë të flitet për afate dhe data.

“Është vështirë të flasim për afate dhe data për arsye se flasim për palë prandaj ne mund të flasim për gatishmërinë tonë që të arrihet një marrëveshje sa më parë, një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve mes dy vendeve si dy shtete të pavarura dhe sovrane, përderisa nuk mund të japim asnjë garanci për palën tjetër, sepse e dimë që flasim për një palë e cila deri më tash jo vetëm që nuk ka zbatuar marrëveshjet po gjithashtu jemi ballafaquar edhe me situata dhe tensione të aspiratave të tyre ndaj territorit të Kosovës prandaj deri në këtë pikë mund të themi vetëm për gatishmërinë dhe përgatitjen tonë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare në normalizim të raporteve mes dy shteteve sa më parë”, theksoi ajo.

Lajmet

Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim

Published

on

By

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar opozitën pas dështimit të 45-të me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo theksoi se seanca konstituive sipas rregullores nuk parasheh debat parlamentar, por vetëm proces votimi, ndërsa opozita nuk po merr pjesë në votim dhe po mban diskutime, gjë që sipas saj është shkelje e rregullores.

Është e qartë në rregullore se seanca konstituive nuk parasheh debat parlamentar. Ka vetëm proces votimi. Opozita nuk po merr pjesë në votim dhe për më tepër po mban diskutime, çka përbën shkelje të dytë”, tha Kusari-Lila.

Continue Reading

Lajmet

Bahtiri: Urat po ndërtohen, nuk mundet askush me i ndal

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri deklaroi se askush nuk mund të ndalë ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.

Prokuroria Speciale ka filluar hetim lidhur me procesin e urave të reja në Mitrovicë.

Megjithatë, Bahtiri u shpreh i kënaqur me ndërtimin e tyre dhe u shpreh i bindur se nuk do të ndalet ndërtimi i tyre.

Jam i kënaqur që po ndërtohen urat mbi lumin Ibër dhe jam shumë i lumtur për këtë. Çka do që ndodhë urat po ndërtohen, kjo është dhe nuk mundet askush me i ndal, këtë ta dini”, deklaroi ai.

Këto deklarata Bahtiri i bëri para fillimit të seancës, ku për herë të 45-të po tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

LVV-ja vazhdon akuzat kundër PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar akuzat ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se “po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës”.

Para nisjes së seancës konstituive për herë të 45-të, në LVV thanë që partitë, të cilat deri tani ishin në opozitë, “janë destruktive dhe nuk po punojnë” në funksion të zgjidhjes së krizës politike, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kosova është në krizë politike tash e gjashtë muaj, pasi partitë parlamentare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit assesi nuk po merren vesh për zgjedhjen e trupave të Kuvendit, proces që do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha se partia e tij nuk është fajtore për bllokadën në Kuvend, derisa tha se deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë po vijnë kot në Kuvend, pasi nuk po marrin pjesë në votim.

Pyetja është sesi do të veprojnë PDK, LDK dhe AAK. A do të vazhdojnë me këtë destruktivitet apo do të kemi reflektim të zërave të arsyes. Bllokimi i Kuvendit të Kosovës qartazi është duke marrë karakter dhe ndikim financiar, duke i prekur të gjitha pjesët e jetës institucionale dhe politike. Mos të harrojmë se kjo opozitë, që më herët i ka bërë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, tani po shkakton dëm që kap miliona euro. Kjo po vazhdon edhe tash. Nuk ka faj Lëvizja Vetëvendosje në këtë çështje. Ne jemi duke bërë gjithçka që kërkohet prej nesh – jemi duke marrë pjesë në votim dhe duke ngritur dorën. Pyetja është: çfarë bëjnë deputetët e opozitës në këto seanca, ku vijnë kot. Nuk votojnë dhe nuk e marrin obligimin e tyre si deputetë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se sot bëhen dymbëdhjetë vjet nga miratimi i Ligjit për Amnisti në Kosovë, i cili sipas saj ishte një kompromis i dëmshëm dhe një gabim historik i ish-pushtetarëve të atëhershëm.

Sipas saj, në Kuvendin aktual ka deputetë që në atë kohë votuan për këtë ligj të dëmshëm, ndërsa sot kontribuojnë në krizën politike duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit.

Votimi i ligjit për amnisti ishte një kompromis i dëmshëm dhe përtej kësaj ishte një gabim historik, pasi përveç tjerash, jo vetëm që u amnistuan krimet, por u inkurajuan grupet kriminale të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Politikanët që qeverisën vendin tonë në atë kohë u kujdesën për amnistimin e krimeve. Sot, pas më shumë se një dekade, është e qartë se shumë nga ata që u amnistuan përmes këtij ligji jo vetëm që nuk u integruan, por vazhduan veprimtarinë e tyre kriminale. Kosova u përball me sulme dhe dhunë ndaj policisë dhe me organizime kriminale e terroriste. Është shumë e rëndësishme të flasim sot për 13-vjetorin e ligjit për amnisti. Atje poshtë, në Kuvend, ka deputetë që kanë ngritur dorën dhe kanë votuar këtë ligj të dëmshëm për Kosovën. Të njëjtit kanë votuar edhe për Zajednicën dhe Gjykatën Speciale. Sot, ata të njëjtit deputetë nuk po e ngrenë dorën për konstituimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

Published

on

By

Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Osmani kujtoi tetë mijë djem e burra boshnjakë të cilët u vranë nga regjimi i Millosheviqit.

Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi. Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë”, shkroi Osmani në Facebook.

Bosnja e Hercegovina sot shënon 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Edhe pas 30 vjet prej vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.

Çdo vit, më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore në Potoçari.

Continue Reading

Të kërkuara