Lajmet

​Kurti: Zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet nëse nuk i japim përkrahje sektorit privat

Kurti tha se qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizion i qeverisë që e udhëheqë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të arrihet zhvillimi ekonomik nëse nuk i japin përkrahje sektorit privat.

Kurti gjatë takimit me komunitetin e biznesit të Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e biznesit kosovar” të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), tha se qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizion i qeverisë që e udhëheqë.

“Qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizioni i qeverisë tonë. Në programin qeverisës është përmirësimi i konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve. Dialogu i vazhdueshëm mes nesh është i domosdoshëm që vizionin e programin ta kthejmë të realizueshëm. Ne nxisim një dialog të nevojshëm për zhvillimin, punësimin dhe investimin. Zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet nëse nuk i japim përkrahje sektorit privat”, tha ai.

Kurti para sektorit privat tha se qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të ndihmuar një sektor privat të qëndrueshëm.

“Sipas vlerësimit të BQK-së ka një rritje ekonomike prej 9.9 përqind të bruto produktit vendor, krahasuar me një vit të ardhurat janë shtuar për 33 përqind, eksportet me 68 përqind, ndërsa numri i të punësuarve është rritur”, tha Kurti.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se është tejet e rëndësishme dialogu në mes qeverisë dhe bizneseve private në Kosovë. Ajo përmendi se si qeveri kanë ndërmarrë një sërë nismash ligjore për t’i dalë në ndihmë bizneseve në vend.

Lajmet

Krasniqi: Demokracia funksionon me shumicë dhe jo me imponim

Published

on

By

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se demokracia funksionon me shumicë dhe jo me imponim. Deklaratën e bëri pas dështimit të përpjekjes së tetë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.  

Shpreh keqardhje për këtë tallje që po bëhet nga ana e partisë së parë, e cila për të tetën herë na mbledh në Kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë. Demokracia funksionon me shumicë e jo me imponim. Institucionet janë të popullit dhe jo të një partie politike. Duhet të kuptohet se ka shkuar koha e udheheqjes së një partie. Shpreh keqardhje”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi edhe përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës. Ishte përpjekja e tetë me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës.

Edhe kësaj radhe dështoi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ajo, për herë të gjashtë, i mori 54 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur. Kundër votuan 44 deputetë, ndërsa tre abstenuan.

Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Haxhiut për kryeparlamentare. Nga ana tjetër, opozita po e quan atë figurë përçarëse.

Seanca konstituive do të vazhdojë, më 1 maj, në orën 10:00, bëri të ditur kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari.

Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Nëse ndryshohet kandidati për kryeparlamentar sot mund të votohet

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se situata politike nuk ka ndryshuar nga seancat e kaluara dhe se vetëm një ndërrim i kandidatit për president mund të sjellë zhvillime të reja.

Nëse ndodh ndryshimi i kandidatit, atëherë mund të lëvizë diçka dhe ne do të votojmë”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se janë përmendur disa emra potencialë.

Për fat të keq nuk ka ndonjë ndryshim sikurse seancat e ardhshme, nëse sot ndodh që do të ndërrohet kandidatja sot do të votohet nga ne. Nëse ndërrohet kandidati mund të lëvizë diçka, përndryshe situata do të jetë e njëjtë. Kemi dhënë një zgjidhje për kandidatë unifikues, nëse kjo ndodhë me siguri se do të votohet. Ne kemi përmendur dy emra, por ka edhe emra të tjerë”, shtoi Hardinaj.

Continue Reading

Lajmet

Basha: Do ta votojmë prapë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Published

on

By

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, rikonfirmoi se sërish do të votojnë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.  

Pjesa e parë është që ne prapë do të votojmë pro dhe bllokimi vjen nga deputetë që votojnë kundër. E dyta: Konstituimi i Kuvendit bëhet me zgjedhjen e kryesisë. Kjo nuk i takon krejt VV-së. Argumenti i opozitës që po thirret se Haxhiu nuk duhet të bëhet kryeparlamentare, për shkak se është përçarëse në thellësi kjo është ofenduese. Haxhiu ka qenë deputete mbi dhjetë vjet, ministre mbi katër vjet dhe nuk e gjeni askund një njollë të vetmë gjatë këtyre viteve”, tha Basha.

Continue Reading

Të kërkuara