Lajmet

​Kurti: Vuçiq nuk distancohet nga Millosheviqi e as nga Putini

Në një deklaratë për RTK-në, kreu i ekzekutivit theksoi se qëndrimet e Vuçiqit janë të vjetra.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk distancohet nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq e as nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. 

Pas darkës jozyrtare të shtruar në Berlin, ku i pranishëm ishte edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kreu i ekzekutivit kosovar bëri të ditur po ashtu se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, por në nivel të kryenegociatorëve.

Në një deklaratë për RTK-në, kreu i ekzekutivit theksoi se qëndrimet e Vuçiqit janë të vjetra.

“Në pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Lajçak, takim që ishte në përgatitje për takimin javës së ardhme kur me 13 maj, kryenegociatorët tanë takohen në Bruksel. Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se tashmë edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë të qartë se është Serbia ajo e cila duhet të ndryshojë, në mënyrë qe të ketë zgjidhje e marrëveshje.

“Po e ritheksoj se qëndrimet janë të vjetra dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të kemi një marrëveshja të re çfarë i nevojitet jo vetëm raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe Ballkanit në përgjithësi e do te thosha edhe Bashkimit Evropian”, tha kreu i ekzekutivit.

Deklarata e Kurtit vjen pasi ai gjatë ditës takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz me të cilin mbajti edhe një konferencë për media.

Në këtë konferencë edhe njëherë u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës e Gjermanisë.

Gjatë ditës, Kurti pati takime dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. 

Lajmet

​Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut

Published

on

Kampioni amerikan i shahut dhe komentatori online Daniel Naroditsky ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Sipas BBC, familja e tij e përshkroi vdekjen si të papritur, pa dhënë shkakun.

Naroditsky ishte një lojtar i talentuar, edukator dhe komentator, i njohur për kanalin e tij në YouTube me afro 500,000 abonentë dhe stream-et në Twitch me 340,000 ndjekës.

Ai luajti një rol kyç në popullarizimin e përmbajtjes së shahut online.

Ai filloi shahun në moshën 6 vjeç, fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjve nën 12 vjeç në 2007, dhe në 2013 u bë Grandmaster i SHBA-së. Naroditsky u diplomua në Stanford dhe punoi si trajner shahu në Charlotte, Karolina e Veriut.

Shumë kolegë dhe fansa e përshkruan si një inspirim, historian të shahut dhe dikë që e bënte lojën argëtuese dhe të thjeshtë për të gjithë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Tre kampione sporti apel për kryerjen e mamografisë falas

Published

on

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, mesazhet e tri kampioneve të sportit, në disiplinat e atletikës, peshëngritjes dhe boksit, ndërsa ritheksoi thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas.

Atletja Luiza Gega, Kampione Evrope në Atletikë tha se tetori rozë është një kujtesë për të gjitha gratë se shëndeti është gara më e rëndësishme që mund të fitohet.

“Jam mësuar që gjithmonë të vrapojë pas qëllimeve, po asnjë fitore nuk ka kuptim pa kujdesin për veten. Kontrolli i gjirit nuk është frikë, është forcë, është një hap i vogël që mund të shpëtojë jetë. Prandaj bëje pjesë të rutinës tënde kujdesu për veten, vrapo për jetën”, tha Gega.

Enkileda Carja, kampione Evrope në Peshëngritje iu bashkua këtij apeli për të gjitha gratë dhe vajzat në kryerjen e mamografive falas gjatë tetorit rozë, teksa shtoi se në peshëngritje mësohet çdo ditë se si të ngremë më shumë, po ka një peshë që duhet ta ndahet, pra, atë të përgjegjësisë për shëndetin”.

“Tetori rozë më kujton se forca nuk është fizike, është forcë që përballesh me frikën që të mos anashkalosh shëndetin, të kujdesesh për trupin që të mban në këmbë çdo ditë. Bëje për veten, për ata që të duan, për jetën. Një kontroll i vogël sot mund të shpëtojë nga një peshë e rëndë nesër”, pohoi Carja.

Ajo pohoi se kanceri i gjirit nuk zgjedh moshë, profesion apo stil jete, prandaj kontrolli i rregullt është një raund që secila prej nesh duhet ta fitojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit, përmes mamografive stacionare apo njësive lëvizëse në qytete të ndryshme të vendit.

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dyshon për formimin e qeverisë të dielën

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dyshuar edhe vet se mund ta bëjë qeverinë e re të dielën kur e ka afatin e fundit.

“Nuk është kollaj,” tha Kurti, duke shtuar se nëse qeveria nuk formohet, alternativa e vetme janë zgjedhjet e reja.

Ai përmendi se “ka shumë inate e xhelozi” në skenën politike dhe se “atmosfera është intoksikuar”.

Sipas tij, as partitë ish-opozitare nuk po tregojnë “vullnetin dhe synimin” për formimin e qeverisë.

Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë ose nuk e kemi bë (qesh). Prandaj në këto ditët e mbetura, jemi duke komuniku, jemi duke bisedu. Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e ciniziëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prap. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prap. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.

Continue Reading

Lajmet

FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani

Published

on

By

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare ( QSU) morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.

FSK njofton se “Gjatë kësaj jave, ata patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Dresdenit, të njoftohen me mënyrën e shkollimit të Oficerëve të Gjermanisë, si dhe qendrat e tyre për trajnim. Ata përfaqësuan QSU-në duke prezantuar për historinë e saj dhe zhvillimin e arsimimit, si dhe duke shkëmbyer përvoja me kadetët e shteteve tjera”./EO

Continue Reading

Të kërkuara