Janë bërë 112 vjet që kur përfundoi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.
Nga kjo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike ku morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë.
Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë Perandorisë Otomane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre, por mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918).
Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë, por harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.
Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.
Harta me propozimet e Qeverisë së përkohshme të Vlorës për hartën e Shqipërisë, propozimet e Francës, Rusisë dhe ligës së Ballkanit ( Serbia, Bullgaria dhe Greqia) si dhe kufijtë e tanishëm të propozuar dhe miratuar nga konferenca e Londrës që tani quhet Shqipëri.
Konferenca e Ambasadorëve filloi punimet në dhjetor 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.