Lajmet

​Kurti takon Xhaferoviqin: Syhapur karshi lidhjeve Rusi-Serbi

Në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit.

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe njëherish ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi, pati takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, me të cilin diskutuan mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër.

“Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Lajmet

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale

Publikuar

nga

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale, pas shqyrtimit të kërkesës së deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për vlerësim.

Sipas publikimit të mërkurën, Kushtetuesja ka vendosur që ndryshimet e ligjeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të verbrit, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk janë në kundërshtim me nenin për barazi para ligjit.

“… njëzëri, të shpallë, që në bazë të nenit 43 (Afati) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e Caktimit të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore, i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Ligji i ri i Pagës minimale nuk i përfshin veteranët. Deri tash pensioni i tyre lidhej me pagën minimale që ishte 170 euro. Tash ajo është rritur në 264 euro, por vetëm për punëtorët.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Mbi 530 mijë ushtarë rusë të vrarë deri më tani në Ukrainë

Publikuar

nga

Humbjet totale luftarake të trupave ruse në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 deri më 26 qershor 2024 arrijnë në rreth 538 mijë e 60, duke përfshirë 1 mijë e 220 persona të tjerë gjatë ditës së kaluar. Kështu thuhet në faqen kryesore në Facebook të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Ukrinform.

Gjithashtu, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës shkatërruan 8039 (+4) tanke ruse, 15450 (+19) automjete luftarake të blinduara, 14321 (+40) sisteme artilerie, 1108 (+0) MLRS, 863 (+0) sisteme të mbrojtjes ajrore, 359 (+0) avionë, dhe 326 (+0) helikopterë, UAV operativë dhe taktikë – 11435 (+22), raketa lundrimi – 2324 (+0), anije/varka – 28 (+0), nëndetëse – 1 (+0), automjete dhe cisterna – 19407 (+45), pajisje speciale – 2409 (+6).

Siç raportoi Ukrinform, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka kodifikuar dhe lejuar pothuajse 40 modele të automjeteve të blinduara të huaja dhe vendase që të përdoren në Forcat e Mbrojtjes, duke përfshirë automjetet luftarake të këmbësorisë Abrams, Leopard, Challenger dhe Bradley.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gërvalla: Kosova të anëtarësohet sa më shpejtë në KiE

Publikuar

nga

Anëtarësimi i plotë dhe pa vonesa i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, ishin në fokus të takimit mes Zëvendëskryeministres, Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetit gjerman, kryesuesit të Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër, Frank Schwabe.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të thellë edhe për rolin personal të Frank Schwabe për arritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke theksuar se ndihma e tij ka qenë thelbësore për arritjen e një shumicë bindëse të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

I mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimim për zbatimin e rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të ftojë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet në Evropë.

Anëtarësimi i plotë dhe pa vonesa i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, ishin në fokus të takimit mes Zëvendëskryeministres, Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetit gjerman, kryesuesit të Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër, Frank Schwabe.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të thellë edhe për rolin personal të Frank Schwabe për arritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke theksuar se ndihma e tij ka qenë thelbësore për arritjen e një shumicë bindëse të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

I mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimin për zbatimin e rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të ftojë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet në Evropë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Protestuesit izraelitë bllokojnë rrugët duke kërkuar lirimin e robërve

Publikuar

nga

Aktivistët antiqeveritar izraelitë janë mbledhur pranë sheshit Dizengoff të Tel Avivit dhe kanë bllokuar një kryqëzim të madh pranë Haifës, duke kërkuar nga qeveria të arrijë një marrëveshje për të sjellë në shtëpi robërit izraelitë nga Gaza, raporton faqja e lajmeve Ynet.

Pamjet e postuara në mediat sociale izraelite, shfaqin turmat e protestuesve që mbanin në duar shenja dhe pankarta përmes së cilave bëjnë thirrje për lirimin e robërve.

Për muaj të tërë, protestat antiqeveritare, të mbështetura nga të afërm të shumtë të robërve izraelitë, janë zhvilluar, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi qeverinë e Netanyahut ndërsa lufta në Gaza po zvarritet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara