Lajmet

​Kurti takon Feith: Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Kurti tha se Kosova ka dëshmuar që është partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.

Published

on

Në 10-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka takuar ish-shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith.

Kurti tha se tashmë Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

“Sot jemi mbledhur që të festojmë 10-vjetorin, momentin kur Kosova u bë sovrane dhe plotësisht e pavarur. Para 10 vjetësh, Republika e Kosovës ishte katër vjet. Tashmë jemi shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor. Kemi zhbërë 76 grupe kriminale. Përparimi ynë në sundimin e ligjit është në pajtim me avancimin tonë ekonomik“, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova ka dëshmuar që është partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.

“Synimi i mirë i Feith ishte në përputhje me dëshirën për liri dhe aspiratat tona për të mos u përjashtuar nga komiteti ndërkombëtar“, ka shtuar Kurti.

Ish-shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Pieter Feith ka përmendur sfidat me të cilat po përballet Evropa.

“Jam i bindur Albin, që me udhëheqjen tënde të urtë do të mundësoni që të mbrohet interesi i Kosovës. Në Bruksel nuk ishin shumë të interesuar për rolin tim. Duke qenë ashtu siç kam qenë shfrytëzova një qasje që të lëvizja përpara në zbatimin e një liste të gjata të dispozitave të planit të Ahtisari-t. Barta autoritetin dhe përgjegjësinë tek institucionet. Qysh nga fillimi kishte një kundërshtim të madh nga Serbia. Në verë 2013 përfaqësuesit e grupit ndërkombëtar filluan që të japin konsiderata të daljes dhe dhënies fund të pavarësisë së mbikëqyrur. Kishte shumë refleksione për datat, atëherë po mendonim në fund të verës 2012 dhe në të njëjtën kohë parimet e mia po fokusoheshin që gjatë vitit të kaluar, përpjekjet e fundit për të zbatuar sa më shumë që është e mundur të planit të Ahtisari-t. 90 për qind të pakos e pa dritën e të zbatuarit me “dritën e gjelbër” të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si rezultat kur erdhi koha që të përfundojë në shtator të vitit 2012, të nesërmen shkuam me keqardhje për shkak të miqësisë që kishim me kosovarët. Shkuam dhe nuk lamë gjurmë prapa“, ka shtuar ai

lajme

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara