Lajmet

​Kurti takohet me bashkatdhetarët, shpallë “Ballkonin e Hapur”

Kryeministri Kurti falënderoi bashkatdhetarët që nuk po e harrojnë asnjëherë Kosovën.

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar pritje për bashkatdhetarët tanë në ballkonin e objektit të Qeverisë.

Sipas njoftimit për media thuhet se në mesin e shumë aktiviteteve të organizuara nga institucionet për mërgatën, si Karvani i diasporës, takimet në Kuvend, takimet nëpër ministri e mjedise publike, takimet në ngjarje kulturore, mbrëmë u mbajt pritja nga Kryeministri me bashkatdhetarë të fushës së artit e kulturës, dhe profesionistë të fushave të ndryshme, për të bashkëbiseduar nga afër për ide dhe mundësi të reja për bashkëpunim me mërgatën.

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur” ”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi vendimin e Qeverisë për miratimin e Programit për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim përfshirjen aktive të mërgatës në politikë bërje dhe synon të forcojë lidhjen e saj me Kosovën.

“Kjo nismë u mundëson bashkatdhetarëve tanë që të mund të vijnë edhe në institucionet tona të bëjnë punë zyrtare e praktike deri në gjashtë muaj, që t’i kontribuojnë politikës sonë të jashtme dhe shërbimit sa më cilësor të jashtëm të Republikës së Kosovës. Kjo tregon që ne nuk i shohim bashkatdhetarët tanë vetëm thjeshtë si kapital financiar, por si kapital human”, u shpreh Kurti para bashkatdhetarëve.

Duke konsideruar që secili bashkatdhetar i yni në mërgatë është diplomat, e kjo nuk është e rastësishme, sepse pikërisht një bashkatdhetare të shquar, një veprimtare të palodhshme, vajzën e heroit tonë Jusuf Gërvallës e kemi kryediplomate sot në Republikën e Kosovës. Andaj, nuk ka pasur emërtim dhe nismë më të mirë sesa ajo për Diplomaci Qytetare”, tha ai.

Asaj thënies së famshme nga pak pesimiste se bashkatdhetarët po ndjehen as atje as këtu, kryeministri tha se i përgjigjemi me të kundërtën që besojmë se është e vërteta, ju jeni edhe atje edhe këtu, jeni fizikisht pjesën më të madhe të vitit jashtë atdheut por gjithsesi gjithmonë brenda kombit.

Nëse para shumë dekadave kemi qenë përgjithësisht punëtorë krahu në Evropën Perëndimore, në Mbretërinë e Bashkuar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australinë e largët, tash shqiptarët kudo që jetojnë, punojnë, veprojnë, banojnë, janë inxhinierë, mjekë, janë artistë e sportistë, janë njerëz të kulturës e të dijes, të shkathtësive nga më të ndryshmet, burra e gra bashkë, të rinj e të moshuar. Në këtë mënyrë i kontribuojmë edhe imazhit të vendit tonë, por gjithashtu edhe ekonomisë, shoqërisë e kulturës së vendeve ku ata janë”, tha Kryeministri.

Ai theksoi se në rritjen tonë bashkatdhetarët janë faktor shumë i rëndësishëm dhe ne besojmë që mund të jenë faktor edhe më i rëndësishëm në rritjen e mëtutjeshme.

Kryeministri Kurti falënderoi bashkatdhetarët që nuk po e harrojnë asnjëherë Kosovën, vendlindjen e tyre, dhe pavarësisht se a jemi në luftë a në paqe, a jemi në një rritje të hovshme apo edhe në stagnacion e në prapambetje, gjithmonë janë kthyer në mënyrë që të çmallen me vendlindjen, por edhe ta ndihmojnë e përkrahin atdheun.

Lajmet

Trump pritet të publikojë marrëveshjen paraprake për konfliktin me Iranin

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të publikojë para së premtes një marrëveshje paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin.

Zëvendëspresidenti JD Vance ka konfirmuar se dokumenti është një memorandum mirëkuptimi prej rreth një faqe e gjysmë.

Sipas deklaratave, Trump ka bërë të ditur se marrëveshja tashmë është nënshkruar, gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të samitit të G7 në Francë.

Ai është shprehur se “jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur se dokumenti është firmosur në mënyrë elektronike nga Trump, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Sipas tyre, marrëveshja parasheh edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit të premten, ditën kur pritet të nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet për dhunim të një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 15 qershor 2026, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet për dhënie ryshfeti

Published

on

Në Pikën Kufitare Bërnjak, dje  rreth orës 16:15, është arrestuar një shtetas i Serbisë nën dyshimin për dhënie ryshfeti zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, i dyshuari ka tentuar të ofrojë 30 euro për të kaluar kufirin dhe për të hyrë kundërligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë janë sekuestruar në vendngjarje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia zbulon tetë bimë kanabis në një shtëpi në Kaçanik

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar tetë bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa gjatë një kontrolli të realizuar në Kaçanik.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 në rrugën “UÇK-ja”, pas pranimit të informatave se në një pronë po kultivoheshin bimë narkotike.

Njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tetë vazo me bimë të mbjella kanabis sativa, si dhe shishe që dyshohet se përdoreshin për ujitjen e tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Hetimet për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit” janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara