Teknologji

​Kurti: Sulmet kibernetike rrezikojnë sigurinë kombëtare, digjitalizimi prioritet i parë i qeverisë

Kreu qeveritar tha se duhet angazhim në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se digjitalizimi është prioritet kryesor i tij. Në samitin digjital dyditor “Prishtina 2022”, Kurti theksoi rëndësinë edhe të sigurisë kibernetike, pasi tha se sulmet e tilla rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare.

“Digjitalizimi është një prioritet i parë i qeverisë sonë. Jemi duke punuar për shërbimet elektorinike që munden të japin një prodhim të mirë dhe llogaridhënës të qeverisë. Pastaj përmirësimi i shërbimeve dhe avancimi i biznëseve në Kosovë. Ne do të lehtësojmë këtë duke fuqizuar administratën publike dhe përmirësuar sistemin edukativ”, tha ai.

Për këtë arsye, kreu qeveritar tha se duhet angazhim në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. Ai se duhet rishikuar sistemet digjitale dhe si të mbrohen ato.

“Kemi shumë fusha për t’i përmirësuar këto gjëra, pasi ne duhet të jemi më digjital, por do të jemi gjithmonë më të cenuar nga sulmet kibernetike. Pra jo vetëm që do të ndalojnë këtë, por do të kenë një efekt më të rëndë në sigurinë kombëtare. Për këtë, këto nuk janë vetëm disa kërcënime të përditshme. Siç e dini para disa dite kemi pasur sulme kibernetike, duke ju qasur kësaj ne kemi marrë masa operacionale të nivelit të lartë të sigurisë”, tha ai.

Pjesë e këtij samiti ishte dhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila tha se digjitalizimi tashmë është domosdoshmëri. Ajo shpalosi edhe sfidat që i kishte Shqipëria nga sulmet kibernetike.

“Digjtalizimi nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Kjo ngrit nivelet në gjitha aspektet dhe sektorët. Për këtë arsye duhet të jemi në hap me zhvillimet e reja dhe si qeveri t’i akomodojmë gjitha këto. Sulmet kibernetike në një sulm të organizuar në mënyrë profesionale nga një shtet tjetër, mirëpo reagimi jonë dhe i aleatëve tanë ka qenë i shpejtë për mbrojtjen ndaj këtyre sulmeve kibernetike”, tha ai.

Përmes një videolidhjeje u kyç edhe komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Ai tha se po përgatisin një program për sigurinë kibernetike, për t’u mbrojtur siç tha nga sulmet kibernetike.

“Sa i përket mandatit tim, digjitalizimi është prioritet dhe për këtë arsye kemi vendosur si investim në Ballkanin Perëndimor për samitin digjital. Ne duhet të ndihmojmë Ballkanin që të funksionojë në një formë njësore… Sa i përket sulmeve kibernetike që kanë ndodhur në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, Bashkimi Evropian e ka parasysh këtë dhe e dinë mirë se sa duhet të jetë qëndrueshmëria dhe është rreziku i këtyre sulmeve kibernetike, sidomos në fushën gjeopolitike ku Ballkani Perëndimor është. Prandaj në vitin 2022 kemi një strategji për ruajtjen nga sulmet kibernetike, për këtë jemi duke ndërtuar një program për sigurinë kibernetike që do të fillojë vitin e ardhshëm”, tha ai.

Ndërkohë, sekretari i shtetit në Ministrinë Federale për Digjital dhe Transport në Gjermani, Stefan Shnorr, tha se ky samit është një tregim suksesi.

“Samiti është një tregim suksesi për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, sidomos në digjitalizimin. Ai është një element kyç për zhvillimin tonë…Të gjitha sfidat e kohës tonë, politikave digjitale dhe ekonomisë digjitale vetëm janë duke u rritur për nga mundësia”, tha ai.

Teknologji

Turqia thotë se Malajzia dhe Indonezia janë të interesuara për të blerë dronë të armatosur

Globalisht kërkesa për dronët turq është rritur pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Ukrainë dhe Libi.

Publikuar

nga

Turqia tha të hënën se Malajzia dhe Indonezia kanë shprehur interes për blerjen e dronëve të armatosur nga firma turke e mbrojtjes, Baykar, e cila ka furnizuar me armë disa vende pas sukseseve në fushën e betejës.

“Shumë vende aziatike, veçanërisht Malajzia dhe Indonezia, tregojnë interes të madh për produktet tona të industrisë së mbrojtjes. Marrëveshjet po nënshkruhen”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu në një konferencë për shtyp në Tokio.

“Ne do të plotësojmë nevojën e Japonisë për dronë”, shtoi ministri.

Globalisht kërkesa për dronët turq është rritur pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Ukrainë dhe Libi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Zgjedhjet në Itali: Kush shpenzoi më shumë para për reklama në Facebook?

Në Itali, audienca më e madhe në internet mund të gjendet në Facebook, me rreth 38 milionë përdorues.

Publikuar

nga

Partitë dhe kandidatët kanë investuar shumë në reklama online, përveç posterave dhe billbordeve në rrugë.

Një numër i drejtuesve dhe kandidatëve partiakë, përfshirë Go Italy (Forza Italia) Silvio Berlusconi, krijoi në mënyrë të veçantë llogaritë në TikTok në prag të zgjedhjeve për të tërhequr votuesit më të rinj.

Në Itali, audienca më e madhe në internet mund të gjendet në Facebook, me rreth 38 milionë përdorues, sipas Statista.

Duke përdorur bibliotekën e reklamave të Facebook-ut, Euronews ka hetuar se cilat parti dhe kandidatë kanë shpenzuar më shumë para për reklamat në Facebook në 30 ditët e fundit, nga 22 gushti deri më 20 shtator.

Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia) – të udhëhequr nga Giorgia Meloni dhe të parët në sondazhe – janë shpenzuesit më të mëdhenj. Partia e djathtë ka shpenzuar 119,311 euro për 73 reklama politike në faqen e saj zyrtare në Facebook, mbi 43,000 euro më shumë se çdo parti apo organizatë tjetër.

Pasi shpenzuan fillimisht më pak se rivalët e tyre politikë, ata më pas rritën shpenzimet e tyre në internet duke synuar votuesit në Italinë qendrore dhe jugore.

Meloni, në veçanti, është një nga drejtuesit më të ndjekur të partive italiane në Facebook (me mbi 2.4 milionë) dhe 21,411 euro të tjera janë shpenzuar në Facebook Ads në faqen e saj zyrtare.

Në total, Brothers of Italy ka shpenzuar më shumë se 140,00 € në reklamat në Facebook në 30 ditët e fundit, më shumë se organizatat humanitare si Save the Children, Emergency dhe Unicef ​​Italy.

Rajonet ku të gjitha palët shpenzuan më shumë para në reklamat në Facebook ishin Lombardia (263,004 €), Siçilia (259,358 €) dhe Campania (231,581 €)./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Plaga e lajmeve të rreme në zgjedhjet presidenciale të Brazilit

WhatsApp, një burim lajmesh në Brazil.

Publikuar

nga

Vetëm disa javë në prag të zgjedhjeve presidenciale, autoritetet në Brazil po mundohen të limitojnë shpërndarjen e dezinformatave online. Ndonëse vendi është më i përgatitur të përballet me lajmet e rreme sesa që ishte gjatë kampanjës të vitit 2018, ku Jair Bolsonaro fitoi zgjedhjet, disa përmbajtje dhe platforma po i shmangen kontrollit.

Mbështetësit e presidentit Jair Bolsonaro dolën në numër të madh më 7 shtator për të shënuar 200-vjetorin e pavarësisë së Brazilit nga Portugalia. Në plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro, një grumbull njerëzish me telefona inteligjentë realizonin, shpërndanin dhe ripostonin me furi fotografitë.

Sonia, një 50-vjeçare nga Rio, është një nga ta.

“Shpërndaj gjithçka, madje në grupet e WhatsApp-it ato shpërndahen menjëherë”, deklaroi ajo.

Ajo tashmë ka dërguar videot dhe fotot te të gjitha kontaktet e saj, edhe pse i njeh vetëm disa nga ta.

Këto grupe mesazhesh janë mjeti kryesor për lajmet e rreme në Brazil dhe përbëhen nga një rrjedhë e pafund mesazhesh kërcënuese të shkruara me shkronja të mëdha.

“Urgjente, Lula po planifikon vrasjen e Bolsonaros”, thuhet në një shkrim. “Një entuziast pro-Lula kritikon flamurin e Brazilit”, thuhet në një tjetër.

Edhe sondazhet e rreme që parashikojnë fitoren e Bolsonaros qarkullojnë gjerësisht.

Që nga viti 2018, mediat sociale kanë qenë mjeti i preferuar i Bolsonaros për të komunikuar me bazën e tij mbështetëse, ndërsa mediat tradicionale portretizohen si një armik që duhet mposhtur.

“Gazetarët janë të gjithë të korruptuar, ata janë leninistë, trockistë”, thonë disa nga mbështetësit e presidentit në Copacabana.

WhatsApp, një burim lajmesh

Brazili është tregu i dytë më i madh në botë për WhatsApp, pas Indisë – dhe aplikacioni është një nga kanalet kryesore për qarkullimin e lajmeve të rreme. Gjashtë në çdo dhjetë brazilianë përdorin WhatsAppin çdo ditë. Një studim i vitit 2019 i porositur nga Kongresi Brazilian zbuloi se 79 përqind e brazilianëve i marrin lajmet e tyre kryesisht nga WhatsApp.

Bolsonaro e shfrytëzoi me sukses këtë mjet gjatë fushatës së tij në vitin 2018. Një ish-parashutist, nuk merrej edhe aq shumë me politikë në atë kohë, një anëtar i një partie të vogël me pak ndikim dhe pak burime – kështu që ai u mbështet në WhatsApp. Fotot, memet, videoklipet, të gjitha të shpërndara përmes miliona mesazheve në WhatsApp, shërbyen si reklama të fushatës së tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Në Angli ëmbëlsirat me kanabis po iu shiten fëmijëve në rrjete sociale

Këto xhirime tregojnë se si një tregtar në Telegram po promovon ëmbëlsirat me kanabis.

Publikuar

nga

Ëmbëlsirat me kanabis të ambalazhuara sikurse Haribo dhe Skittles po u shiten dhe po promovohen gjerësisht në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok, raporton Sky News.

Këto xhirime tregojnë se si një tregtar në Telegram po promovon ëmbëlsirat me kanabis të cilat janë ambalazhuar me marka të falsifikuara.

Policia tha se paketimi i tyre i bën ato më atraktive për fëmijët. Së paku gjashtë fëmijë u dërguan në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira kanabisi. Njëri nga ta ishte vetëm 8-vjeçar.

Ka shqetësime se droga po përdoret për të joshur fëmijët në trafikimin e drogës përmes një sistemi të njohur si linjat e qarqeve. Forcat e policisë në lindje të Anglisë raportojnë se një e treta e personave të arrestuar janë nën moshën 18-vjeçare.

Ëmbëlsirat e kanabisit promovohen dhe shiten në mënyrë rutinore me drogën e klasës A, përfshirë heroinë, kokainë dhe LSD, si dhe sasi të mëdha të marihuanës.

Sky News zbuloi se tregtarët po operojnë hapur në pesë mediat sociale më të përdorura në Mbretërinë e Bashkuar: Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe Snapchat. Ata po përdorin gjithashtu edhe Whatsappin dhe Telegramin. Madje ky i fundit duket të jetë platforma më e njohur për tregtarët për të ofruar çmime dhe për të filluar shitjet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara