Lajmet

​Kurti rizgjidhet kryetar i LVV-së

Ai mori 98.60 për qind të votave.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vazhdojë të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.

Në zgjedhjet për pozicionet drejtuese në LVV, Kurti mori 98.60 për qind të votave.

Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për Vetëvendosje, kryetare e së cilës u zgjodh Albulena Haxhiu dhe rinia për Vetëvendosje, me kryetar Behar Jasharin.

“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i LVV-së konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Bëhet e ditur se përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Zemra e njeriut punon pa u ndalur gjatë gjithë jetës dhe mund të rrahë mbi 3 miliardë herë, duke pompuar gjak në çdo pjesë të trupit.
  2. Disa peshq kanë aftësinë të ndryshojnë gjininë gjatë jetës, varësisht nga nevoja e grupit të tyre për riprodhim.
  3. Ajri që thithim sot përmban atome që kanë ekzistuar për miliarda vite dhe mund të kenë qenë pjesë e frymës së dinosaurëve.
  4. Një rrufe është një shkarkesë elektrike shumë e fuqishme që mund të godasë të njëjtin vend disa herë rresht.
  5. Kameleontët nuk ndryshojnë ngjyrë vetëm për t’u fshehur, por edhe për të shprehur emocione si frikë, agresion apo qetësi.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara