Lajmet

​Kurti: Qeveria do të vazhdojë të përmirësojë kushtet ekonomike përmes gjithpërfshirjes

Kurti tha se duhet angazhim institucional, por edhe vetëdijësim shoqëror.

Published

on

Në hapjen e Samitit të parë të Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se përmes këtij Samiti po synojnë krijimin e një praktike të mbledhjes së akterëve kryesor të vendeve të Ballkanit më mënyrë qe të luftohet diskriminimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas me qëllim që të përmirësohet dhe të rritet cilësia e jetës së komuniteteve.

Kurti tha se duhet angazhim institucional, por edhe vetëdijësim shoqëror. Ai tha se ka ende shumë sfida dhe gjendja e komunitetit RAE nuk është e mirë si në aspektin e diskriminimit, por edhe të varfërisë.

“Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës angazhohem për të gjithë njëlloj e më së shumti për ata që kanë më shumë nevojë. Qeveria do të vazhdojë të përmirësojë kushtet ekonomike përmes gjithpërfshirjes. Institicionet tona mbeten të përkushtuara për mundësi të barabarta. Një nga objektivat mbetet hartimi dhe zbatimi i politikës dhe legjislacionit që përmbush të drejtët e të gjithë qytetarëve në vend. Prioritet në kuadër të qëllimit strategjik është përmirësimi i gjendjes së komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian. Qeveria jonë me te gjithë mjetet do të qëndroj krah për krah me ju për mbrojtje nga diskriminimi”, tha Kurti.

Lajmet

​Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

Published

on

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes në MRV Arena në Belo Horizonte, Neymar pati një mundësi të artë për të ndryshuar rezultatin por topi shkoi drejt e në duart e portierit Everson.

Me dhjetë minuta të mbetura në pjesën e parë, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain shpërdoroi përsëri një mundësi të jashtëzakonshme, duke u gjendur kokë më kokë me portën e kundërshtarit në zonën e penalltisë: megjithatë, topi kaloi midis këmbëve të tij dhe ai nuk arriti të shënonte.

Në një intervistë me gazetën franceze L’Equipe, trajneri Ancelotti iu drejtua çështjes së pjesëmarrjes së mundshme të Neymar në Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se prania e tij do të varet vetëm nga gjendja e tij fizike.

“Ai duhet të jetë 100%, jo 80%”, tha trajneri italian i zhgënjyer./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me angazhimin e saj në implementimin e planit për “Zgjedhjet lokale 2025” dhe për “Analizën e punës periodike”.

Në njoftim thuhet se drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, gjatë takimit diskutoi për situatën e përgjithshme të sigurisë, për analizën e punës periodike, për performancën dhe disiplinën në punë, e në veçanti për planin për zgjedhjet lokale, ku potencoi se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës.

Njëkohësisht nga të gjithë eprorët e lartë policorë u kërkua që të rritet performanca në punë si dhe të gjitha detyrat dhe angazhimet e parapara me planin policor për zgjedhjet, të realizohen me profesionalizëm dhe me përkushtim të lartë, po ashtu të njoftohen të gjithë zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor, me qëllim të përmbushjes së detyrave, misionit dhe vizionit të PK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit senzitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces.

“Njëkohësisht nga të pranishmit u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”.

“Policia e Kosovës, në krye me menaxhmentin e saj, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit”, thuhet tutje në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Liga e Kampionëve rikthehet me duele të zjarrta

Published

on

Liga e Kampionëve vazhdon nesër me disa përballje mjaft interesante në kuadër të fazës së ligës. Programi hapet nga ora 18:45 me dy sfida: Athletic Bilbao pret Arsenalin në “San Mames”, ndërsa PSV do të përballet me belgët e Royale Union SG.

Nga ora 21:00 zhvillohen katër ndeshje të tjera tejet të forta.

Benfica sfidon Qarabagun në Lisbonë, Juventusi do të ketë një test të madh ndaj Borussia Dortmundit, ndërkohë Real Madridi pret Marseille në “Santiago Bernabeu”.

Po ashtu, në Londër, Tottenhami do të përballet me Villarrealin në një tjetër duel që premton spektakël.

Një mbrëmje e pasur me futboll elitar evropian pritet të sjellë emocione të veçanta për tifozët./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Published

on

By

Më shumë se 88 mijë fletëvotime që i përkasin Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale nga Sllovenia janë sjellë në Kosovë, për të mundësuar votimin me postë të diasporës.

Të mërkurën, më 17 shtator është planifikuar të fillojë procesi i votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës, por kjo do të varet edhe nga momenti se kur votuesi do të pranojë pakon me fletëvotime nga posta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar për KosovaPress se pasi kanë pranuar fletëvotimet, do të përgatiten pako të veçanta për secilin votues, të cilat do t’iu dërgohen votuesve të regjistruar.

Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet për votimin jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale tashmë janë shtypur dhe janë sjellë në Kosovë. Bëhet fjalë për 44,310 fletëvotime në Zgjedhjet për Kryetar të Komunave dhe po kaq fletëvotime që i takojnë për Zgjedhjet për Kuvende Komunale. KQZ do të përgatis pakot për secilin votues të regjistruar, e cila do të përmbajë nga dy fletëvotime, një për zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një për Zgjedhjet për Kuvend Komunal. Sipas rregullores KQZ do të sigurohet që këto pako t’ua dërgojë me postë votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës. Ndërkaq, është detyrë e secilit prej tyre që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme nga ana e KQZ-së”, shpjegoi Elezi.

Sipas Elezit, afati për votimin jashtë vendit është 25 ditor dhe do të vlejë për rreth 43,933 shtetasit e Kosovës të cilët janë bërë pjesë e procesit zgjedhor.

Periudha e votimit përmes postës vlen vetëm për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar për votim përmes postës në periudhën 23 korrik dhe është përmbyllur me datë 29 gusht 2025. Sipas afatit të vendosur nga KQZ, janë 25 ditë në dispozicion, për të mundësuar votimin përmes postës i cili do të do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, në zgjedhjet lokale do të kemi vetëm votim përmes postës sepse votimi në përfaqësi diplomatike, nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh”, ka thënë Elezi.

Sipas KQZ-së, së shpejti do të publikohen adresat e kutive postare që do të hapen në shtete të ndryshme.

Po ashtu, sipas shpjegimeve nga KQZ, shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht nuk mund të votojnë në Kosovë.

Ndërkaq, shtetasit që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, do ta gjejnë emrin e tyre në Listën e Votuesve brenda Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara