Lajmet

​Kurti priti në takim ambasadoren e re sllovene, Minca Benedejqiq

Published

on

Në takimin e parë me ambasadoren e re rezidente të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq, në të cilin kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje, u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato.

Siç thuhet në njoftimin qeveritar, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Benedejqiq për pritjen që shteti slloven i bëri atij gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.

“Vendet tona kanë 20 marrëveshje bilaterale dhe disa të tjera që presim të finalizohen. Kjo flet për nivelin e lartë dhe të zhvilluar të marrëdhënieve në mes dy shteteve tona”, tha ndër të tjera kryeministri në takim.

Në këtë frymë, si qeveri do të angazhohemi edhe më shumë në arritjen e marrëveshjeve të tjera të dyanshme.

U bisedua për gjendjen e rënduar me pandeminë dhe zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejme të variantit Delta të virusit. Ambasadorja Benedejqiq e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe mikpritjen.

Siç theksohet në komunikatë, ajo e uroi për punën e Qeverisë gjatë këtyre 166 ditëve dhe vlerësoi lart përkushtimin e kryeministrit Kurti për reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë dhe të progresit ekonomik.

Më tej, ajo theksoi se qëllimi i saj dhe shtetit që përfaqëson është që të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të nxisë bashkëpunimin në fushat të ndryshme dhe me interes të përbashkët.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara