Lajmet

​Kurti përplaset me deputetët opozitarë në Kuvend

Deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK kritikuan kreun qeveritar për qasjen e tij karshi grevistëve.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përplasur me deputetët opozitarë gjatë debatit parlamentar për grevat.

Deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK kritikuan kreun qeveritar për qasjen e tij karshi grevistëve.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e quajti institucionalist kryeministrin Kurti, derisa tha se të kaluarën s’ka pasur politikanë pa fyer dhe denigruar, madje duke gjuajtur edhe gaz lotsjellës në Kuvend.

Një Albin Kurti që e pash shumë pedant, zyrtar, i cili s’ka lanë asnjë zyrtar grevist, sindikalist, politikan pa fyer dhe denigruar, pa lagur me ujë dhe gjuajtur gaz lotsjellës e gjithçka tjetër. Shumë m’u ke bërë zyrtar me sindikatat, lëshohu pak në të kaluarën tënde”, tha ai.

Atij iu kundërpërgjigj kryeministri Kurti, i cili tha se arsyeja pse s’ka nevojë tani të jetë radikal nuk është se është bërë kryeministër, por nuk është më tema e “zajedinicës”.

“Pa numër herë merret ky krahasimi se dikur ke qenë kështu, e tash je ashtu. E kam thënë edhe më herët, unë nuk kam qenë kurrë radikal për nga karakteri, por nga tema. Arsyeja pse s’ka nevojë të jem radikal nuk është se jam bërë kryeministër, pro sepse nuk është ‘zajednica’ duke u ratifikuar këtu. Ky është dallimi, Asociacioni që na bosnjëzonte Kosovën vinte këtu, prandaj vinte gazi lotsjellës. S’ka ‘zajednicë’, s’ka gaz lotësjellës”, tha ai.

Kritike u shfaq edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila i kërkoi Kurtit të gjej zgjidhje dhe jo të frikësojë popullin me përmendjen e luftës.

Ne e dimë që për fjalime je vërtet ekselent dhe nuk ta kalon askush. Tash je kryeministër dhe duhet të merresh me punë konkrete. Me qenë kryeministër nuk më kish zënë gjumi duke menduar se çka je duke iu bërë shkollave shqipe, kryeministër gjej zgjidhje, në vend se të frikësosh popullin me deklaratat të tua se do të ketë luftë në Ballkan dhe vëmendja të shpërqendrohet nga greva”, tha ajo.

Mirëpo, kreu qeveritar tha se ai nuk ka thënë se do të ketë luftë, por se mund të ketë luftë, duke marrë parasysh 48 baza serbe rreth Kosovës.

S’kam thënë që do të ketë luftë, por kam thënë që mund të ketë luftë. Vetëm një moment, unë kam thënë mund të ketë luftë. Por nga ana tjetër, është papërgjegjësi që unë si kryeministër, kur i ke 48 baza ofanzive rrotull Kosovës me thanë që nuk do të ketë kurrë luftë. Është gabim, e dyta kur them unë që mund të ketë luftë, ju lutem ndjekeni atë intervistë deri në fund, pasi ajo është akuzë ndaj Serbisë. S’ka çka ju pengon juve akuza ndaj Serbisë”, nënvizoi Kurti.

Nga ana tjetër, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami u shpreh e shqetësuar me qëndrimet e kryeministrit Kurti sa i përket grevës.

Më frikësoi betonimi i kryeministrit me arsyetimet e veta sepse kjo tregon se ne nuk do të kemi dialog. Me një qeveri normale, një shtet normal ne nuk do të kishim kryeministrin në një debat të tillë, por ai duhet të ishte në takime disa ditore me sindikatat e tjera”, tha ajo.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara