Lajmet

​Kurti për të pagjeturit: Beogradi të hapë arkivat e prokuroria në Prishtinë të jetë më aktive

Osmani dhe Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve të obelisku i personave të pagjetur tha se Beogradi duhet të hapë arkivat dhe të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë.

“Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve dhe që me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni që në Beograd te hapën arkivat. Përveç qe duhet të hapën arkivat (në Beograd), edhe prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë, i varrosen, i zhvarrosen, i dërguan në Serbi, i varrosen atje dhe më pas ku u zhvarrosen nga ato pesë varreza masive qe mbase ka edhe më shumë se aq”, tha Kurti.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur. homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve

Published

on

By

Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person të dënuar me 1 vit burgim i cili ishte në kërkim. Bëhet fjalë për një 38 vjeçar – shtetas i Kosovës, me inicialet J.XH.

Personi i kërkuar ishte i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vendet tjera të banuara me shqiptarë

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, si dhe nga vendet tjera të banuara me shqiptarë, të cilët kanë fëmijë të regjistruar në shkollat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për tekste mësimore dhe materiale shkollore.

Për qytetarët rezidentë në Republikën e Kosovës nga këto rajone, të cilët për shkak të mungesës së dokumentacionit nuk mund të kryejnë aplikimin përmes platformës e-Kosova, sqarojmë se, platforma e-Kosova është e ndërlidhur me Regjistrin e Personave me Lejeqëndrim.
Për të realizuar me sukses aplikimin, është e domosdoshme të plotësohen dy kushte:

  1. Numri i lejeqëndrimit të prindit aplikues duhet të jetë i ndërlidhur me numrin personal të fëmijës, të regjistruar në Regjistrin Civil. Në rast të mospërputhjes, prindi duhet të paraqitet në zyrën e gjendjes civile për të bërë ndërlidhjen e numrit personal të prindit me atë të fëmijës.
  2. Xhirollogaria bankare duhet të jetë në emër të prindit aplikues dhe e raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me numrin personal të lejeqëndrimit.
    Pasi të jenë përmbushur këto dy kushte, aplikimi në platformën e-Kosova do të mund të realizohet me sukses.
    Për çdo paqartësi ose për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi të kontaktoni institucionet përkatëse ose të vizitoni faqen zyrtare të MAShTI./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit

Published

on

By

Kryeministri i rrëzuar i Francës, François Bayrou, raportohet është nisur drejt Pallatit Elysee për t’ia dorëzuar dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron.

Ai dështoi të sigurojë votëbesimin në Parlament të hënën, të cilin e kishte kërkuar vetë, pasi propozimet e tij për shkurtime buxhetore ngjallën pakënaqësi të mëdha.

Qeveria e Bayrou u rrëzua me 364 vota kundër dhe 194 pro, duke shkaktuar një tjetër krizë politike në Francë. Tani, presidenti Macron detyrohet për të katërtën herë brenda një viti të emërojë një kryeministër të ri, në një situatë të rënduar nga polarizimi politik dhe mungesa e një shumice të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Begaj takohet me Kamberin: S’do të heqi dorë nga përpjekjet për unifikimin e faktorit shqiptar

Published

on

By

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në këtë takim, siç thuhet, është biseduar për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kamberi përmes një postimi të ndarë në Facebook, ka theksuar shqetësimin e tij për provokimet e fundit në Bujanoc, duke kërkuar një vëmendje më të madhe nga shteti shqiptar.

Ai po ashtu ka nënvizuar rëndësinë e një diplomacie aktive dhe projekteve konkrete, siç është Fondi Investiv.

Një diplomaci aktive shqiptare do të kontribuonte në sensibilizimin e çështjes së Luginës në arenën ndërkombëtare, ndërsa një prezencë më e fuqishme e Shqipërisë në këtë trevë, përmes projekteve konkrete dhe në veçanti përmes Fondit Investiv, do të rriste ndjenjën e sigurisë dhe do të sillte një shpresë të re për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

Nga ana tjetër, Presidenti Begaj ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në mbrojtje të të drejtave e identitetit të shqiptarëve të kësaj treve, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Kurrë nuk do të heq dorë nga përpjekjet e mia për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në të gjitha nivelet në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit të tyre”, shkroi Presidenti Begaj në Facebook./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara