Lajmet

​Kurti për të pagjeturit: Beogradi të hapë arkivat e prokuroria në Prishtinë të jetë më aktive

Osmani dhe Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve të obelisku i personave të pagjetur tha se Beogradi duhet të hapë arkivat dhe të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë.

“Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve dhe që me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni që në Beograd te hapën arkivat. Përveç qe duhet të hapën arkivat (në Beograd), edhe prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë, i varrosen, i zhvarrosen, i dërguan në Serbi, i varrosen atje dhe më pas ku u zhvarrosen nga ato pesë varreza masive qe mbase ka edhe më shumë se aq”, tha Kurti.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur. homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Continue Reading

Lajmet

Trajneri Flick: PSG e meritoi fitoren ndaj Barcelonës

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e pranoi se Paris Saint-Germain ishte fitues i merituar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër katalunasve që u mundën në rezultat 2-1, në Montjuic.

Barcelona kaloi në epërsi me Ferran Torres në minutën e 19-të, por PSG barazoi me 19-vjeçarin Senny Mayulu, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

“Pas 35 minutash, PSG mori kontrollin e ndeshjes. Nuk luajtëm në nivelin tonë më të mirë dhe ata e merituan fitoren,” tha Flick pas ndeshjes.

Ai foli edhe më tej duke shtuar se lodhja ndikoi në paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Madje, Flick pranoi se Barcelona humbi strukturën në lojë dhe u dënua nga gabimet në mbrojtje, por lavdëroi performancën e mbrojtësit Eric Garcia.

“Duhet të mësojmë nga këto ndeshje dhe të përmirësohemi. Në Ligën e Kampionëve duhet të mbrosh dhe të sulmosh me intensitet për 90 minuta,” theksoi ai.

Barcelona tani do të kërkojë rikthimin në sfidën e radhës ndaj Olympiacos, ndërsa PSG përballet me Bayer Leverkusen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve në hospitalizim dhe të burgosurit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin dhe evidentimn e votuesve me nevoja të veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

KQZ në bashkëpunim me institucione relevante bën evidentimin e këtyre votuesve.

Votuesit me lëvizje të kufiziuar në institucione dhe të evidentuar prej tyre konsiderohen si votues të regjistruar, ndërkaq votuesit që ndodhen në institucione të hospitalizimit, shtëpitë e të moshuarëve dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave, mund të regjistrohen edhe individulisht përmes platformës elektornike”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së, votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Ndërkaq, votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

Regjistrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Bora mbulon bjeshkët e Sharrit

Published

on

By

Sot, reshjet e borës kanë mbuluar disa vende të Kosovës, veçanërisht bjeshkët e Sharrit, duke sjellë krijuar një peizazh të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët e ndryshëm në këto vende.

Disa qytetarë kanë dërguar disa foto me borë në redaksinë tonë nga fshati Shajnë i Dragashit.

Në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7 dhe 12 gradë celsius.

Në Prishtinë, moti po mban i vranët dhe me shi./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Mbyllet një rrugë në Hajvali deri më 24 dhjetor

Published

on

By

Rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur deri më 24 dhjetor të këtij viti. Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se mbyllje do të bëhet për shkak të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

Gjatë kohës sa do të jetë e mbyllur, nga komuna kanë thënë se do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku.

“Ju njoftojmë se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur përkohësisht dhe pjesërisht. Kjo masë do të zgjasë deri më 24.12.2025. Gjatë periudhës së mbylljes, do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet ne njoftimin e Komunës./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara