Lajmet

​Kurti për takimin në Bruksel: Vendosi pasi të vizitohen policët e rrëmbyer

Në anën tjetër, Kurti tha se është e domosdoshme vendosja e ligjshmërisë në veri.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për të shkuar në Bruksel për takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq do ta marrë pas vizitës të shefit të zyrës ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jashari tek tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.

Kurti tha Jashari pritet të shkojë nesër në qendrën e paraburgimit dhe më pas do të vlerësojë për takimin me Vuçiqin.

Në anën tjetër, Kurti tha se është e domosdoshme vendosja e ligjshmërisë në veri.

Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë në shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Institutit Albanologjik.

Aktualitet

Kryetarja Sinani uron Ditën e Alfabetit: Frymëzim për bashkim dhe krenari kombëtare!

Published

on

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të kësaj dite për kombin tonë.

“22 Nëntori është dita që na kujton forcën e bashkimit dhe vizionin e rilindësve tanë për një të ardhme më të ndritur,” ka shkruar Sinani në postimin e saj, duke kujtuar vendimin historik të Kongresit të Manastirit në vitin 1908, kur figura të shquara të kombit u bashkuan për të zyrtarizuar alfabetin e gjuhës shqipe.


Sinani e cilësoi këtë ngjarje si një akt guximi dhe dashurie për kombin, duke theksuar se rruga e nisur nga rilindësit vazhdon sot përmes punës për të forcuar identitetin kombëtar dhe për të siguruar që asnjë shqiptar të mos ndihet i harruar.
“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të kujtojmë frymën e bashkimit dhe të përbashkëtës që na udhëhoqi atëherë. Kjo është dita kur kujtojmë se kombi ynë, i ndarë nga kufijtë, ka vetëm një alfabet, një gjuhë dhe një shpirt që na bashkon!”

Kryetarja e Preshevës ka apeluar për vazhdimin e punës drejt një të ardhmeje ku të gjithë shqiptarët të jenë të barabartë dhe krenarë për trashëgiminë e tyre./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit

Published

on

By

Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzullah Rexhepi tha se ky udhëzues shënon moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Me lansimin e këtij udhëzuesi shënojmë një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Udhëzuesi i miratuar në vitin 2018 ka shërbyer për trajtimin e rasteve penale. Me qëllim që të adresohen ndryshimet e legjislacionit, është hartuar udhëzuesi për matjen e dënimit i cili ofron sqarime specifike për secilin kapitull të Kodit Penal“, tha ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se përgjegjësia për dënimin shtrihet përtej gjyqësorit. Sipas tij, raportet ndërkombëtare e vendore tregojnë se në Kosovë po shqiptohen dënime më të buta.

Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme dhe udhëzuesi do të ofrojë një kornizë të përgjithshme….. Ky udhëzues nuk e kufizon diskrecionin, por e rrit atë duke ju ofruar një strukturë drejt marrjes së dënimit të qëndrueshëm“, tha ai.

E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj tha se ky udhëzues orienton të gjithë dhe është investim kapital në sistemin e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe kontributi i profesionistëve në konferencën ndërkombëtare për krimet e luftës dhe stabilitetin në Ballkan

Published

on

Nën organizimin e Qendrës Kosovare për Diplomaci, u zhvillua konferenca ndërkombëtare për ndikimin e gjykimeve të krimeve të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në ndërtimin e paqes në shtetet ballkanime. Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit NO-OBLIVION.  

Ky projekt udhëhiqet nga European Association of Social Innovation (Rumani) në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë, përfshirë IPS Innovative Prison Systems (Portugali), Victim Support Europe (Belgjikë), Camino (Gjermani), Documenta (Kroaci), Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Qendrën për Studime të Sigurisë (Bosnje dhe Hercegovinë), si dhe Qendrën Kosovare për Diplomaci (Kosovë).

Në këtë tryezë, profesori i UBT-së, Prof. Avni H. Alidemaj nga Departamenti i Shkencave Politike, elaboroi rëndësinë e shpalosjes të së vërtetës nga perspektiva e viktimave dhe e të mbijetuarve të luftës e cila është duke u ngulfatur nga narrativa politike dhe ajo gjyqësore. Alidemaj theksoi gjithashtu se gjykimi i krimeve të luftës ka dështuar të adresojë mosndëshkueshmërinë e kryerësve të këtyre krimeve, duke u politizuar me qëllim të krijimit të një balance të paqartë mes viktimës dhe agresorit.

Numri i krimeve të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë (pjesa dërmuese të përkatësisë shqiptare) është në shpërputhje të madhe me dënimet e shqiptuara ndaj kryesve të veprave (krimeve të luftës). Në këtë konferencë, Profesori Avni H. Alidemaj është asistuar edhe nga kolegu i tij nga Departamenti i Studimeve të Sigurisë, Prof. Alban Maliqi.

Po ashtu është potencuar se pjesa dërmuese e kosovarëve nuk do të kenë mundësi ta mbyllin këtë kapitull të jetës së tyre pa gjykimin e krimeve të luftës dhe shpalosjes së vërtetës rreth luftës së fundit, si parakusht për ndërtimin e paqes dhe së ardhmes prosperuese të rajonit. Për ata që e njohin këtë rajon, nuk është duke u shtjelluar e kaluara e dhimbshme, por përmes këtyre aktiviteteve është duke u formësuar e ardhmja e këtij rajoni.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që u diskutua në këtë konferencë ishte juridiksioni universal dhe nevoja për ndjekjen penale të krimeve të luftës përmes mekanizmave ndërkombëtarë. Pjesëmarrësit nënvizuan se kjo është një mundësi e rëndësishme për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për të kontribuar në proceset e pajtimit dhe paqes në rajon.

Në përfundim të diskutimeve, u theksua se përmes aktiviteteve të tilla dhe ndërmarrjes së hapave të duhur drejt drejtësisë, mund të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon, duke u dhënë mundësinë të gjithë popujve të Ballkanit të rindërtojnë besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Gjermania nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit pas vendimit të ICC

Published

on

By

Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të GJNP-së, por ka edhe një përgjegjësi të veçantë kur bëhet fjalë për Izraelin, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Gjermania do të vazhdojë të furnizojë me armë Izraelin, pavarësisht nga një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, u njoftua të premten.

Vendimet për dërgesat e armëve në Izrael janë marrë gjithmonë rast pas rasti dhe asgjë nuk ka ndryshuar atje. Marrëdhënia jonë me Izraelin mbetet e pandryshuar”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane kur u pyet se si do të reagonte Gjermania ndaj urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.

Para kësaj, qeveria gjermane ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Gjermania ende nuk ka vendosur se si do të reagojë ndaj vendimit të djeshëm të GJNP-së, transmeton Hina.

Pasojat e vendimit të GJNP

Gjermania do të shqyrtojë pasojat e brendshme politike të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, thuhet se “të gjithë hapat e mëtejshëm, përfshirë çështjen e arrestimit, do të jenë në rendin e ditës nëse Netanyahu apo Gallant synojnë të qëndrojnë në Gjermani.

Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ICC-së dhe ka punuar në mënyrë aktive për formimin e saj, e cila është e lidhur edhe me historinë gjermane. Por ka gjithashtu një marrëdhënie dhe përgjegjësi të veçantë që lidhet me historinë gjermane kur bëhet fjalë për Izraelin”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Continue Reading

Të kërkuara