Lajmet

​Kurti për grevat: Komplet opozita po e mbështetë, po shihet se çështja është diku tjetër

Kurti tha se kanë pasur mbi 30 takime me sindikatat dhe se dialogu social s’ka munguar.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shantazh dhe kërcënim kërkesën e SBAShK-ut për 100 euro deri në hyrjen fuqi të Projektligjit për paga.

Ai para deputetëve të legjislativit, tha se dizajnimi i kësaj kërkesë është i papranueshëm, madje tha se 50 eurot e ofruara nga ekzekutivi janë përballje ndaj inflacionit.

Nuk mund të thuhet që ne i mirëmbajmë në mënyrë demokratike financat shtetërore nëse një grupi të caktuar ia plotësojmë kërkesën që t’ia japim një shtesë të caktuar. S’ka rëndësi sa është ajo deri sa të bëhet projektligji për paga i plotfuqishëm. Përballje me inflacion po, ama kërcënim dhe shantazh se i dua çdo muaj kaq para deri sa të kalon projektligji, kështu nuk bënë. Ky lloj dizajnimi i kërkesës është i papranueshëm. Ai 50 euro është më i madh se sa përqindja e rritjes ekonomike kur përkthehet në pagën e mësimdhënësit fillor dhe klasor. Kjo kërkesë kaq partikulare as nuk mund të maskohet dhe gjithsesi zbulohet me shprehjet vëlla. Ndihmom si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla. Ama 100 euro, nuk bën ashtu”, tha Kurti.

Gjatë debatit parlamentar për grevat në Kuvend, Kurti tha se kanë pasur mbi 30 takime me sindikatat dhe se dialogu social s’ka munguar.

S’ka munguar dialogu social. Me krerët e SBAShK-ut takohet ministrja e arsimit, me krerët e BSPKS-së jam takuar unë dhe të gjitha degët sindikale kanë takuar ministrat përkatës. Takimin e fundit që pata nuk ishte me ndonjë degë të sindikatës, por këshillin grevist, i cili ka ardhur me iniciativë timen. Pra s’është problemi tek mungesa e komunikimin apo arrogancë ose inati. Por kemi një mospajtim themelor, pasi unë jam i bindur që në këtë krizë duhet të dalin përmes pakos që mundëson përballje me inflacion dhe jo përmes kërkesave partikulare deri sa të votohet Projektligji për pagat, i cili që nga sot është në diskutim publik” , tha ai.

Ai tha se s’ka inat dhe hatërmbetje me asnjë sindikalist, derisa s’ka pasur asnjë marrëveshje më herët me sindikatat.

Por theksoi se marrëveshje më herët kanë pasur opozitarët e tanishëm sa kanë qenë në pushtet.

Ai shprehu dyshimet e tij për mbështetjen opozitare karshi grevës.

S’ka dilema se mbështetja opozitare për grevën tregon se çka bëhet fjalë. Vetëm që të sulmohet qeveria ka mos kokëçarje për shtetin. Pak a shumë është mënyra e njëjtë me ato të 30 për qind të Trustit. Këtu po shihet se çështja është diku tjetër. Komplet opozita e mbështet grevën dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti më shurdhues”, theksoi ai.

Pas fjalimit të tij, kreu qeveritar lëshoi sallën plenare.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara