

Lajmet
Kurti në Pejë: Kjo fushatë paralajmëron pranverën e vitit 2021
Published
4 years agoon
By
Betim GashiLëvizja Vetëvendosje ka hapur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Pejës, ku lideri i këtij subjekti, Albin Kurti paralajmëroi fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa përsëriti se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare garojnë me 110 kandidatë.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të shoqëruar edhe nga kandidatë tjerë për deputetë u pritën nga një numër i madh i qytetarëve, të cilët kishin dalë në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në mbështetje të tyre.
Moti i mirë që mbretëroi sot me rastin e hapjes së fushatës, për Kurtin shërbeu si figurë krahasimi me pranverën e vitit 2021, që sipas tij po e paralajmëron fushata.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve që do të votojnë.
Ani pse këtë paradite dega e Vetëvendosjes në Prishtinë e hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti bëri të ditur se në orën 19:30 do të mbajnë një tubim të hapjes në kryeqytet.
“Jemi këtu në Pejë, në këtë qytet të bukur që i ka dhënë aq shumë edhe luftës çlirimtare edhe paqes në Kosovë, edhe artit, edhe shkencës, edhe historisë dhe kulturës. Tash këtu në shesh takuam qytetarët pejanë, të cilët masivisht janë të vendosur për ndryshime dhe do të ketë pjesëmarrje rekord të popullsisë në përgjithësi, përfshirë Pejën, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pra, po na merr moti shumë i mirë dhe duket që kjo fushatë e paralajmëron pranverën e vitit 2021”, tha Kurti.
Përkundër largimit të tij dhe dy kandidatëve tjerë të VV-së nga lista e fletëvotimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kurti ka përsëritur se lista e tyre ka 110 kandidatë.
“Ne e kemi listën tonë me 110 kandidatë, ka pengesa e vështirësi të ndryshme, por asnjë të atillë që nuk do ta tejkalojmë”, tha ai.
Numri dy i listës së Vetëvendosjes dhe Iniciativës Guxo në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani e cila pretendon postin e presidentit, tha se qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë partiake që kanë pasur në të kaluarën, tani janë për ndryshimin e madh që, sipas saj, do të sjellë Lëvizja Vetëvendosje më 14 shkurt.
“Shpresoj shumë që kjo frymë e ndryshimit që po ndihet kaq shumë e kaq qartë këtu në Pejë sot, të vazhdojë anekënd Kosovës dhe jam e bindur që do të vazhdojë, sepse Peja ka ditur përgjatë historisë t’i prijë ndryshimit dhe jam e bindur që edhe sot të gjithë këta qytetarë sot në shesh, por edhe ata që janë në shtëpi, do ta bëjnë këtë kthesë të madhe historike më 14 shkurt. Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur në këtë hapje që përfundimin do ta ketë me një fitore plebishitare në 10 ditëshin e ardhshëm”, u shpreh ajo.
Me rastin e hapjes së fushatës në Pejë, Kurti dhe Osmani takuan nga afër qytetarët që kishin dalë në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në mbështetje të tyre. Ata ishin të shoqëruar edhe nga disa kandidatë për deputetë si Rozeta Hajdari, Albana Morina – Xharra, Besnik Zeqiri, Fatmire Kollçaku, Gramoz Agusholli.
Shëtitja e tyre në sheshin e Pejës u përcoll nga thirrjet “Vetëvendosje” dhe “127”, i cili është numri rendor i kësaj partie në listën zgjedhore.
Lajmet
Ardon Jashari bën presion të madh për të kaluar te Milani
Published
8 minutes agoon
July 18, 2025By
UBT News
Talenti i Club Brugge, Ardon Jashari, thuhet se po shtyn përpara për një transferim te Milani këtë verë dhe nuk mori pjesë në foton zyrtare të ekipit sipas “La Gazzetta dello Sport”.
Gazeta këmbëngul se mesfushori zviceran dëshiron të transferohet në San Siro vetëm në merkaton e verës 2025, por klubi i tij ende nuk e ka pranuar propozimin e fundit të Milanit me vlerë 32.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.
Jashari rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në fillim të kësaj jave, por po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur në Brugge, duke pasur parasysh se dëshiron të transferohet në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.
22-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore para-sezonale të Milanit në turneun e tyre në Azi, por shpreson të bashkohet me Rossonerët në fillim të gushtit.
Negociatat midis Milanit dhe Club Brugge janë zvarritur për javë të tëra, kështu që Rossonerët kanë rinisur bisedimet edhe për mesfushorin e Valencias, Javi Guerra , i cili shihet si alternativa kryesore ndaj Jasharit.
Lajmet
Ndërpritet seanca në rastin “Banjska” për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim
Published
29 minutes agoon
July 18, 2025By
UBTnews
Seanca gjyqësore në rastin “Banjska” është ndërprerë për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim, i identifikuar si “A2”.
Sipas njoftimeve nga gjykata, seanca pritet të vazhdojë të hënën në ora 09:30, kur dëshmitari “A2” do të paraqitet sërish nën statusin e dëshmitarit anonim.
Nën masa të larta të sigurisë janë sjellë në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Deri më tani, në këtë proces gjyqësor janë dhënë disa dëshmi nga zyrtarë policorë lidhur me sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve, të cilët ngarkohen me një sërë veprash penale, përfshirë kryerjen e veprës terroriste, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimin dhe financimin e terrorizmit si dhe shpëlarjen e parave.
Lajmet
Spitali “Sheika Fatima” bëhet me laborator të ri
Published
47 minutes agoon
July 18, 2025By
UBTnews
Spitali “Sheika Fatima”, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është bërë edhe me një laborator të ri, i cili do të mundësojë kryerjen e shumicës së analizave brenda vetë spitalit pediatrik.
Në një komunikatë për media nga Presidenca e Kosovës është bërë e ditur se ky laborator është donacion i “Khalifa Foundation”.
“Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve”, thuhet në komunikatë.
Po aty, thuhet se një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë, aty ku kujdesi mjekësor është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.
Sipas komunikatës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për Emiratet e Bashkuara Arabe, “për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”.

Mandela u lind më 18 korrik 1918 i cili gjatë jetës studioi juridikun dhe pikërisht për nder të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës.
Datëlindja e Mandelës është edhe Ditë Ndërkombëtare e Nelson Mandelës, e shpallur nga OKB-ja si shenjë mirënjohjeje për kontributin e fituesit të çmimit Nobel për Paqe e pajtimin e arritur në këtë vend. Në këtë ditë jug-afrikanët zakonisht shënojnë ditëlindjen e liderit të tyre kundër aparteidit, i cili ishte 67 vjet në shërbim publik, kurse qytetarët bëjnë 67 minuta punë për komunitet,
Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij.
Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit ai u bë lideri i grupit të armatosur së ANC-së, Umkohnto We Sizwe.
Në vitin 1962 u burgos dhe u dënua me pesë vjet burg. Në vitin 1964 u dënua me burg të përjetshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presionit ndërkombëtar ai u lirua pa kushte.
Në vitin 1993 fitoi çmimin Nobel, ndërsa në vitin 1994 u zgjodh në zgjedhje demokratike president i Afrikës Jugore dhe më 9 maj u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend.
Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishte aktiv për organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut. Në vitin 2003 kritikoi shumë Tony Blair dhe George W. Bush për intervenimin në Irak.
Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013, në shtëpinë e tij në Johanesburg.

Ardon Jashari bën presion të madh për të kaluar te Milani

Forcat siriane përgatiten për t’u kthyer në qytetin e druzëve, pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli

Ndërpritet seanca në rastin “Banjska” për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim

Spitali “Sheika Fatima” bëhet me laborator të ri

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas

Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës

Goli i Kosovare Asllanit s’i mjafton Suedisë, eliminohet në çerekfinale

Kancelari gjerman Merz: Evropa po bën më shumë për mbrojtjen në koordinim me SHBA-në
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore