Lajmet

​Kurti: Në Kosovë respektohen liritë fetare

Sipas tij, ndryshimi i ligjit për Liritë Fetare ka për qëllim të ruajë dhe promovojë pluralizimin fetar.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë dëgjimit publik të projektligjit për Liritë Fetare tha se në Kosovë respektohen liritë fetare.

Sipas tij, ndryshimi i ligjit për Liritë Fetare ka për qëllim të ruajë dhe promovojë pluralizimin fetar dhe t’u ofroj bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht edhe nëse ato bashkësi janë të vogla të gëzojnë të drejta të plota. Këto ndryshime sipas Kurtit dëshmojnë seriozitetin e qeverisë për aspektin e respektimit të bashkësive fetare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se Kosova respekton liritë fetare dhe kjo është e koduar përmes kushtetutës sonë dhe ligjit që ka qenë tash për lirit fetare qe po ndryshohet. Konjufca tha po ashtu se ndryshimet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në këtë projektligj parashohin përmbushen e asaj qe ka munguar gjithmonë qe ka të bëjë me statusin juridik të bashkësive fetare, si dhe përcakton kriteret për regjistrim të bashkësive.

E ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier kërkoi që përfaqësuesit e bashkësive fetare qe po marrin pjesë në këtë takim të kërkojnë të drejtat e tyre. Ai nuk u pajtua me vendosjen e kriterit për tu regjistruar si bashkësi për çka tha se duhet të hiqet numri i madhësisë. Ndërsa theksoi se në Kosovë ka munguar edhe aspekti i statusit juridik të bashkësive fetare.

Në këtë takim ishte paraparë të merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por që nuk ishte e pranishme.

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Të kërkuara