Lajmet

​Kurti fton homologun bullgar të vizitojë Kosovën

Kurti e përgëzoi kryeministrin Petkov për marrjen e detyrës.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan në Munich me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov.

Kryeministri Kurti e përgëzoi kryeministrin Petkov për marrjen e detyrës dhe i bëri ftesë që të vizitojë Kosovën. Biseduan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, sidomos në fushën e sigurisë dhe të diversifikimit të energjisë.

Kryeministria, përmes një komunikate për media, citon Kurtin te ketë thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka qasje proaktive në bashkëpunimin rajonal dhe se e përkrah plotësisht Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, si platforma e vetme që vepron me rregulla të Bashkimit Evropian dhe sipas agjendës së Procesit të Berlinit dhe të BE-së.

“U bisedua për menaxhimin e pandemisë dhe kryeministri Kurti tha se nga vendi i fundit në rajon për nga përqindja e popullatës së vaksinuar kundër COVID-19, Kosova sot renditet në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Kurti thuhet se e njoftoi kryeministrin Petkov për progresin në ekonomi, në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe në fusha të tjera gjatë gati një vit qeverisje.

Kryeministri bullgar e përgëzoi kryeministrin Kurti për të arriturat dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë së tij për të shtuar bashkëpunimin. 

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një shtetas serb në Kamenicë, solli mall ilegalisht nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se kanë parandaluar kontrabandimin me mallra nga Serbia në Kamenicë.

Sipas policisë, një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale, në vlerë rreth 10 mijë euro.

Kamenicë / 08.09.2025 – 20:20. Njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Vlera e mallit llogaritet rreth 10.000 €”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia njofton po ashtu se i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Të kërkuara