Lajmet

​Kurti e Haradinaj debatojnë për krizën energjetike

Kurti ka thënë se Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjithë hapat për planifikim dhe ndërhyrje në rastet emergjente.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kruti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë debatuar rreth situatës me energjinë elektrike në vend.

Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga Kurti nëse Qeveria ka një strategji për t’u përballur me një krizë të mundshme energjetike. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova nuk është e varur në prodhimin e energjisë elektrike dhe se do të vazhdojë të implementojë strategjinë kombëtare që siç ka thënë ai është në përfundim e sipër.

Kurti i ka thënë Haradinajt që para se të arrijë në përfundim për gjendjen energjetike në Evropë, të mos bazohet në titujt e lajmeve pro t’i lexojë ato në tërësi.

“Kosova nuk është e varur e nuk do të jetë e varur në prodhimin e energjisë elektrike, Kosova do të vazhdojë të implementojë strategjinë kombëtare që është në përfundim e sipër e që parasheh stabilitet përmes diversifikimit. Pos kësaj, Gjermania e ka edhe një arsye shtesë për rihapjen e termocentraleve me thëngjill ngase në fund të vitit të vitit 2021 me 9.5 gigavat kapacitete gjeneruese të energjisë bërthamore i ka mbyllur tre reaktorë që gjeneronin 4.5 gigavat energji elektrike”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjithë hapat për planifikim dhe ndërhyrje në rastet emergjente.

“Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjithë hapat për planifikim dhe ndërhyrje në rastet emergjente. Gjatë këtyre muajve, ministria është duke përgatitur edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë. Përmes subvencioneve do të ndihmohen konsumatorët që të ulin shpenzimet e energjisë elektrike. Ndihma më e madhe do të koncentrohet të rastet e skemës sociale, dhe te rastet të cilat janë në nevojë mirëpo nuk janë të përfshira në skemë sociale. Me këtë ndërhyrje në eficiencë synojmë që konsumatorët të ulin shpenzimet e gjithashtu ta kursejnë xhepin e tyre. Në këtë kohë janë duke u bërë përgatitjet që të zgjerohet rrjeti i konsumatorëve vet gjenerues përmes paneleve solare që do të ndikojë direkt në uljen e shfrytëzimit të energjisë nga rrjeti”, ka thënë Kurti.

Ndërsa deputeti Haradinaj ka kërkuar përgjigje konkrete nëse Kosova ka marrëveshje me Shqipërinë në rast të një krizë me energjinë elektrike.

“A ta bëjë një pyetje të sinqertë, a i ke rënë pishman që e ke penguar investimin në Kosovën e Re 500mgv, a e kishe pranuar sot atë investim, ti e Haki Abazi yt e krejt ju që jeni këtu dhe çka kishit thënë sot për atë investim, po shihet që e keni mizën ndër kapuç dhe po shihet që po i bini rrotull kësaj pune. Ju po thoni keni investime në gjenerim me Shqipërinë, unë e kam një problem më afatshkurtër, a keni marrëveshje dhe sa na siguron ajo marrëveshje në këtë dimër që nëse kanë tepricë ata mos me lëshu në treg ndërkombëtar por me marrë ne të parët”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Kurtit, me Shqipërinë ekziston dakordim edhe për këmbim.

“Ne kemi dakordim midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë edhe për këmbim, dhe tashmë jemi duke e funksionalizuar këtë dhe drejtori i KEK-ut dhe KESh-it janë në kontakt të përditshëm. Pra, jemi duke punuar për ta shfrytëzuar maksimalisht interkoneksionin ekzistues. Sa i përket gazsjellësit, ai nuk do të kishte fare të bëhet me këtë dimër. Shumë e shumë vjet do të kalonin për atë gazsjellës, mirëpo ne i kemi në remond njësitë e caktuara dhe po e bëjmë maksimumin me gjendjen dhe mekanizmat që i kemi trashëguar. Sa i përket Countur Global, unë edhe më tej mbaj të njëjtin qëndrim se ka qenë një kontratë e pafavorshme me Kosovën”, ka thënë Kurti.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara