Lajmet

​Kurti: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë thuajse nuk ka ndodhur asgjë

Kryeministri kërkoi nga ndërmjetësuesit e dialogut që të ndërmarrin një varg hapash që dialogu të ketë edhe një mundësi për të pasur sukses.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë thuajse nuk ka ndodhur asgjë, pas agresionit serb më 24 shtator. Ai kërkoi që kapitulli i tanishëm për normalizim duhet të marrë parasysh përpjekjen e Serbisë për aneksim të Kosovës.

Pas takimit me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, kryeministri kërkoi nga ndërmjetësuesit e dialogut që të ndërmarrin një varg hapash që dialogu të ketë edhe një mundësi për të pasur sukses.

Përkitazi me këtë, ai nënvizoi rëndësinë që të ketë një qasje të balancuar në proces të dialogut.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, nuk mund të vazhdojë thuaja se nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të vazhdojmë punën dhe këtë status-qou edhe më tutje. Kapitulli i dialogut për normalizim duhet të marrë parasysh veprimet sulmuese dhe agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës. Prandaj duhet të ndërmerren një varg hapash që dialogu të ketë edhe një shans për të pasur sukses. Besoj se është tepër e rëndësishme që të kemi një qasje të balancuar, përfshirë që të dënohet çdo shkelje e marrëveshjes bazë të arritur në Bruksel dhe aneksit të Ohrit. Është më urgjente se kurdo që më parë që të ndalet dhe ndërprenë fjalët se nuk do të njoh kurrë Kosovën. Po ashtu, edhe refuzimin e pjesëve bazë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha ai.

Kurti para senatorëve amerikanë renditi argumentet që sipas tij dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Bansjkë.

“Përfshirja e shtetit të Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa, presidenca, inteligjenca, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme për mbështetjen e sulmeve kriminale dhe terroriste në fshatin Banjskë. Po ashtu, kemi dëshmi se i kemi shkëmbyer me partnerët tanë se sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e krejt veriut të Kosovës, përmes sulmeve të koordinuara në 37 vende dhe formimit të një korridori me Serbinë për të mundësuar furnizim të vazhdueshme të armëve dhe trupave në veriun e Kosovës. Nuk mund të kthejmë Afrim Bunjakun familjarëve dhe shtetit por duhet të punojmë me aleatët tanë, veçanërisht me ShBA-në, që të parandalojmë sulme të ngjashme në të ardhmen. Kjo kërkon siguri për Kosovën dhe dënimin e Serbisë”, shtoi Kurti.

Ndërkaq potencoi nevojën që Serbia të mbahen përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit.

“Institucionet e inteligjencës sonë kanë vërejtur se ka pasur një rritje të rrezikut për sulme nga Serbia. Qëllimi kryesor i këtyre grupeve është që të fajësohet Kosova dhe policia dhe të portretizohet se ka sulme apo forcë kundër serbëve. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve të vendit tonë. Prandaj, të gjitha këto përpjekje për destabilizim duhet të ndalen tani. Është koha që Serbia të mbahen përgjegjëse, pasi këto sjellje dhe sulme do të vazhdojnë edhe më tutje”, theksoi Kurti.

Në anën tjetër, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, tha se përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit, duhet të japin llogari dhe të mbahen përgjegjës. Ajo tha se ShBA-ja qëndron krah Kosovës, derisa tha se rritja e ushtarëve të KFOR-it, siguron ruajtjen e kufirit të Kosovës me Serbisë.

“Mendojmë se përgjegjësit është shumë e rëndësishme që të japin llogari. Të japin llogari sipas ligjit dhe që Serbia të bashkëpunojë në hetimet që po vazhdojnë. Gjithashtu, mendojmë se është kohë e duhur që të theksojmë se stabiltieti afatgjatë i Kosovës dhe rajonit nënkupton një lloj marrëveshje me Serbinë për të adresuar në mënyrë paqësore dallimet mes vendeve tuaja. Është koha kur BE-ja dhe ShBA-ja janë të përqendruara në këtë rajon dhe rëndësinë për të adresuar shqetësimet që ekzistojnë. Shpresojmë që të shihni këtë si mundësi për të shfrytëzuar këtë…Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë krah jush. Më erdhi mirë që e pash rritjen e ushtarëve të KFOR-it, pasi është e rëndësishme për ruajtjen e kufirit dhe stabilitetin në vend”, tha ajo.

Dy senatorët amerikanë gjatë vizitës së tyre në Kosovë të premten takuan edhe presidenten Vjosa Osmani.

Vendi

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit lejojnë të largohet stafi civil, por jo deputetët

Published

on

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë stafi civil i këtyre institucioneve kanë dalë nga objektet me përcjellje dhe në mënyrë të organizuar.

Deputetët nuk janë lejuar nga protestuesit që të dalin nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.

Protesta ka nisur në mëngjesin e sotëm me kërkesën që të kalojë në dy lexime plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.

Protesta nuk ka qenë aq e qetë sa në ditët e kaluara, meqë kanë kaluar disa orë prej kur kanë filluar përdorimin e këtyre fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë kërkuar që protesta të vazhdojë e qetë por xhamat e Kuvendit të Kosovës janë thyer nga disa protestues./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara