Lajmet

​Kurti dhe Pahor bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Slloveni

Kurti ka thënë se Sllovenia është partner i çmuar dhe se pret me padurim avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në mbrojtje dhe siguri.

Published

on

Përkushtimi i dyanshëm për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë dhe forcim të partneritetit ndërmjet dy vendeve, janë dy çështjet për të cilat kanë diskutuar sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti slloven, Borut Pahor.

Në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur po ashtu se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se Sllovenia është partner i çmuar dhe se pret me padurim avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në mbrojtje dhe siguri.

“Sllovenia është partneri ynë i çmuar pasi ndajmë të njëjtin interes për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, ka thënë kryeministri Kurti, duke u shprehur mirënjohës për kontributin e Sllovenisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, si dhe punën e qeverisë në këtë drejtim. Ai kërkoi përkrahje nga Sllovenia për anëtarësimin në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare.

Kryeministri theksoi se përkundër faktit që kemi filluar me vonesë vaksinimin nuk kemi marrë vaksina nga Kina apo Rusia, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA.

Duke thënë se këtë vit Kosova tregoi se është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja me kalimin nga një konsumues i sigurisë në një ofrues sigurie, kreu i ekzekutivit veçoi se Kosova me krenari mbështeti operacionin e drejtuar nga NATO për evakuimin e refugjatëve afganë, gjë që sipas tij, dëshmon se Kosova është një partner i besueshëm.

Ne ishim të gatshëm të ndihmonim sepse kjo është ajo që vendet që ndajnë të njëjtat vlera të demokracisë dhe paqes bëjnë për njëri-tjetrin, tha kryeministri.

Kryeministri foli për përkushtimin e qeverisë në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe për politikat qeverisëse.

Në komunikatë thuhet po ashtu se Presidenti Pahor ka përgëzuar kryeministrin për qasjen e re në qeverisje, derisa është interesuar të dijë më shumë rreth ecurisë së bisedimeve me Serbinë.

“Sllovenia është e interesuar të shoh progres. Përkundër vështirësive bisedimet duhet të vazhdojnë”, ka thënë Pahor.

Kryeministri e vlerësoi rolin e Sllovenisë në këtë proces si shumë të rëndësishëm dhe kërkoi mbështetjen e saj për të elaboruar rëndësinë e reflektimit të Serbisë për dëmet e shkaktuara, shkatërrimet dhe luftën, si dhe krimet e kryera në Kosovë.

Lajmet

Peci: Zhbllokimi i Kuvendit është rruga më e arsyeshme

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se zgjidhja më e arsyeshme për situatën aktuale politike është zhbllokimi dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Partitë opozitare nuk mund të bëjnë propozime në emër të njëra-tjetrës. Ato mund të vendosin vetëm nëse votojnë apo jo. Më e mira është që ky proces të mos zvarritet më dhe Kuvendi të konstituohet”, u shpreh Peci.

Lidhur me një marrëveshje të mundshme me deputeten Duda Balje, ai tha se ka dëgjuar për një zhvillim të tillë, por nuk dha detaje.

“Di diçka, por nuk i di detajet”, tha shkurt Peci.

Continue Reading

Lajmet

​Sot pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për ta vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, e cila mbetet e bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Vazhdimi i gjashtë i kësaj seance pritet të nisë në orën 10:00.

Bllokada ka ardhur pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Emri i saj është hedhur në votim tri herë, por në asnjë rast nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme të votave.

Zhvillimet e sotme pritet të jenë vendimtare për ecurinë e konstituimit të plotë të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Të kërkuara