Lajmet

​Kurti: Atyre që cenojnë zgjedhjet në veri do t’i përgjigjemi me forcën e ligjit

Sipas tij, ministrit e linjës dhe institucionet përgjegjëse janë në koordinim të vazhdueshëm me KQZ-në.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa te komuniteti serb, janë të domosdoshme dhe kushdo që vijojnë ta cenojë këtë të drejt themelore, nuk ka çka të pres tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit.

Kurti derisa është pyetur nëse do të ketë zgjedhje në veri, ka thënë se e kanë vënë në dispozicion për përgatitjen e për organizimin e duhur të zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit.

Sipas tij, aktualisht ministrit e linjës dhe institucionet tjera përgjegjëse janë në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në për të adresuar çështjet dhe për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces

“Ministria e Brendshme, ajo e pushtetit lokal dhe Ministria e Arsimit janë angazhuar sipas fushëveprimit të tyre në ofrimin e kushteve të sigurisë, administrative dhe infrastrukturore për të mundësuar organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Përtej kësaj shfrytëzoj rastin të them se pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijojnë ta cenoj këtë të drejt themelore nuk ka çka të pres tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha ai.

Kurti ndërkohë është pyetur nëse ka siguri për organizmin e atyre zgjedhjeve.

“Ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, natyrisht që më së shumti është dashur të përballemi me cenues të sigurisë pikërisht në veri të vendit, por unë jam i bindur në bazë të organeve shtetërore në të cilat unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar të gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi në të njëjtën kohë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve në katër komunat që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar të komunave atje…a është situata sikur në ndonjë komunë tjetër me shumicë shqiptare, nuk është, ka dalim sepse edhe obstruksionet e Serbisë janë atje më të mëdha edhe në aspektin e informimit mediatik por edhe të mbetjeve të strukturave paralele të cilat janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit nga viti 1999 dhe ose nuk u integruan fare në 2013 ose u integruan rrejshëm e më pastaj dhanë dorëheqje në nëntorin e vitit të kaluar, pra sa na përket shtetit të Republikës së Kosovës, jemi në ballë të detyrës tonë“, tha ai.

Lajmet

Filharmonia e Kosovës organizon koncerte edukative për nxënësit e shkollave fillore

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të sjellë dy koncerte edukative për nxënësit e shkollave fillore në kuadër të programit “Arti në shkolla”, me qëllim afrimin e fëmijëve me muzikën klasike dhe instrumentet muzikore.

Koncertet do të mbahen në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe do t’i dedikohen publikut të ri.

Më 4 qershor 2026, duke filluar nga ora 13:30, Kuinteti Frymor i Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” të Sergei Prokofiev, të aranzhuar nga David Sale. Në këtë koncert do të performojnë Zanë Abazi në flaut, Xhovana Marku në obo, Shkumbin Bajraktari në klarinetë, Meriton Ferizi në fagot dhe Ilir Kodhima në korno.

Një ditë më vonë, më 5 qershor, në të njëjtën orë dhe vend, do të prezantohet koncerti “Dialog”, me vepra të kompozitorëve David Hartzell, James Curnow, Robert Clérisse, Leroy Ostransky dhe Thomas Simaku. Në këtë mbrëmje do të interpretojnë Betim Krasniqi në trombon dhe Misbah Kaçamaku në piano.

Përmes këtyre aktiviteteve, Filharmonia e Kosovës synon të nxisë interesimin e fëmijëve për muzikën artistike dhe t’u ofrojë atyre një përvojë të afërt me botën e instrumenteve dhe interpretimit muzikor.

Continue Reading

Lajmet

25 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 39 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar 2,225 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.

Në kuadër të aktiviteteve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona për vepra dhe raste të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës hap Festivalin e Baletit Klasik dhe Modern në Shkup me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern në Shkup, ku është ftuar të hapë edicionin e sivjetmë me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloros.

Shfaqja do të mbahet më 6 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të trupës së baletit kosovar.

Nga Baleti Kombëtar i Kosovës kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë festival përbën një nder të veçantë dhe një mundësi të rëndësishme për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon. Sipas tyre, ky aktivitet shërben gjithashtu për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet artistëve.

Në njoftim thuhet se programi i festivalit i kushton vëmendje të veçantë edhe promovimit të artistëve të rinj, duke u ofruar atyre mundësinë të ndajnë përvojat skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.

Pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e artit skenik dhe prezantimin e vlerave artistike të vendit në skenat rajonale dhe ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, sipas raportit të Policisë.

Rasti i parë është shënuar në Podujevë, ku është intervistuar një grua nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, ata janë përleshur mes vete.

Sipas raportit, lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të rastit kanë nisur hetimet.

Ndërkaq, në Pejë raportohet se një grua është sulmuar nga një e dyshuar, po ashtu grua.

Edhe për këtë rast, Policia ka nisur hetimet.

Në rastin e tretë, në Gjakovë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Rahovec, një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar nga një burrë.

Palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara