Shëndeti

​Kur e teproni me sheqer organizmi sinjalizon

Do të keni probleme të ndryshme, duke filluar me tretjen.

Published

on

Debati për sheqerin dhe ndikimin e tij në organizëm qëndron akoma i hapur. Sëmundje kardiovaskulare, diabet apo peshë e shtuar janë disa nga sëmundjet që lidhen më shpesh me sheqerin. Pavarësisht rekomandimeve të shumta të mjekëve për rrezikun nga sheqeri, në të gjithë botën konsumohet njëjtë e në sasi të mëdha. Ushqimet e ëmbla janë vërtetë shumë të shijshme, por me to nuk duhet as ta teproni.

Kryesisht sepse kanë sheqerin si përbërës kryesor i cili mund të kthehet në një armik të trupit tuaj shumë shpejt. Këtë nuk ju duhet shumë punë për ta kuptuar pasi, është vetë organizmi që e kundërshton praninë e këtij produkti në trup. Në këtë artikull të AgroWeb.org tregohen disa nga shenjat më të zakonshme që trupi jep në rastet kur e teproni me sheqerin.

Problemet me tretjen

Të dhënat nga studimet tregojnë se sheqeri mund të ulë nivelin e baktereve të mira në organizëm. Sheqeri mund t’i zhdukë bakteret e mira të cilat ndihmojnë në shëndetin e mirë për rreth një javë ndaj konsumi i tepërt mund të kthehet në një problem të vërtetë. Mungesa e këtyre baktereve shkakton probleme me të gjithë sistemin tretës. Sigurisht këtu bëhet fjalë për sheqerin e bardhë industrial dhe jo për ushqimet apo frutat të cilat kanë sheqer natyral në përbërje.

Probleme me lëkurën

Ushqimet me përmbajtje sheqeri apo vetë sheqeri si substancë mund të ndikojnë në përhapjen e akneve në disa zona të fytyrës. Këtë e shprehin edhe ekspertët të cilët shpjegojnë se sheqeri nxit prodhimin e hormoneve, veçanërisht androgjenit i cili shkakton akne. Aknet nga sheqeri shfaqen kryesisht në zonën e qafës, nofullave dhe gojës. Pra, nëse po ju bezdisin dhe po ju shtohen aknet krejt pa pritur, gjasat janë që ta keni tepruar me sheqerin.

Luhatje në disponim

Duken si dy procese shumë të largëta, por ushqimi dhe humori janë shumë të lidhur me njëri tjetrin. Teprimi me sheqerin mund të ndikojë tek neurotransmetuesit e trurit të cilët janë përgjegjës për rregullimin e humorit. Duke bërë kështu që të jeni gjatë gjithë kohës të nervozuar dhe impulsivë. Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët, të cilët thonë se sheqeri i tepërt prish balancat. Sheqeri mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë sapo e konsumoni, por përgjatë orëve dhe ditëve vepron në efektin e kundërt.

Jeni gjithnjë të uritur

Sheqeri bën që presioni i gjakut të rritet duke ju bërë të ndiheni më të uritur. Duke qenë se përshpejton shumë procese të trupit do të ndiheni të uritur shumë më shpejt nga sa mendoni.

Shëndeti

Çaji i mollës ndihmon në shërimin e këtyre sëmundjeve

Published

on

Continue Reading

Aktualitet

BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës

Published

on

Në një kohë kur sfidat shëndetësore globale po intensifikohen dhe sistemet e kujdesit shëndetësor kërkojnë qasje të integruara dhe të qëndrueshme, UBT ka akredituar me sukses programin Bachelor në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore (180 ECTS). Ky program trevjeçar synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kontribuar në parandalimin, edukimin, planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve në shëndetin publik.

Program me përmbajtje unike dhe vlera praktike

Programi është konceptuar sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë dhe përqafon një qasje praktike dhe multidisiplinare. Përmbajtja përfshin lëndë bazë si epidemiologjia, higjiena, shëndeti mendor dhe riprodhues, si dhe module të avancuara si menaxhimi i emergjencave, analizat e sistemeve shëndetësore, teknologjitë e informacionit në shëndetësi, etika dhe promovimi i shëndetit.

Studentët përfitojnë nga një kombinim i balancuar mes ligjëratave teorike, punës praktike në laboratorët modernë të UBT-së, dhe praktikave profesionale në institucione partnere si: Poliklinika Universitare e UBT, Spitali Universitar UNITED, QKUK, si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rëndësia për shëndetin publik në Kosovë

Kosova përballet me sfida të mëdha në fushën e shëndetit publik, nga sëmundjet infektive e kronike deri te përballja me emergjenca dhe fatkeqësi natyrore. Ky program synon të formojë profesionistë që do të jenë në vijën e parë të përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor, edukimit shëndetësor në komunitet dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.

Mundësi të gjera punësimi dhe zhvillimi profesional

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për punësim në:

  • Qendrat e Shëndetit Publik në nivel komunal dhe qendror;
  • Institucionet e kujdesit parësor dhe preventiv;
  • Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet që monitorojnë faktorët e rrezikut;
  • Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-të në fushën e shëndetit publik, si dhe në projekte të WHO, UNICEF, UNDP etj.;
  • Qendrat e Promovimit të Shëndetit në shkolla, komunitete dhe institucione edukative.

Për më tepër, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelin Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim, Biokimi Klinike apo Shkenca Paramjekësore në UBT ose universitete ndërkombëtare.

Pse të zgjedhni UBT?

UBT është institucioni më i madh dhe më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, me mbi 12,500 studentë, 1,500 staf akademik dhe administrativ, si dhe bashkëpunim me mbi 500 universitete ndërkombëtare. Me një kampus modern mbi 15,000 m², laboratorë të teknologjisë së lartë, Poliklinikë Universitare me mbi 20 ambulanca funksionale dhe një Spital Universitar, UBT ofron kushte të avancuara për zhvillim profesional dhe akademik.

Përveç Shëndetit Publik, UBT ofron programe të akredituara në fusha të shumta të shkencave mjekësore, përfshirë: Farmacinë, Stomatologjinë, Radiologjinë dhe Biokiminë Mjekësore.

Continue Reading

Shëndeti

Manaferrat janë të shkëlqyera për shëndetin dhe duhet t’i konsumojmë më shpesh

Published

on

Manaferrat kanë shumë vitamina që mund të mos i keni ditur.

Në artikullin në vazhdim do t’i kuptoni benefitet e konsumimit të tyre.

Anti-inflamatorë natyralë

Manaferrat janë të pasura me antioxidantë si anthocyanins, që ndihmojnë të neutralizojnë radikalët e lira në trup dhe reduktojnë inflamacionin e brendshëm.

Përforcim i sistemit imunitar

Ato kanë shumë vitaminë C, që mbështet imunitetin dhe formimin e kolagjenit për lëkurën dhe nyjet.

Shëndeti i zemrës

Me rreth 8 gram fibra për një filxhan, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL dhe tensionit të gjakut.

Foshnje të forta dhe kocka të shëndetshme

Përmbajnë vitaminë K, magnez, kalcium dhe bakër, që të gjithë ndihmojnë për kocka më të forta.

Mbrojtje e trurit dhe përqendrimit

Anthocyaninat veprojnë për të zvogëluar stresin oksidativ në tru, duke ofruar mbrojtje kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

Continue Reading

Shëndeti

Zbulohet antitrupi kundër alergjive ndaj polenit

Published

on

Përftohet një antitrup që nëse aplikohet me një spray, ndalon simptomat alergjike që nxiten nga polenet.

Antitrupi është eksperimentuar tashmë vetëm mbi kafshët dhe është specifik ndaj bimës së artemisës, që në Evropë është shkak i rreth 15% të alergjive.

Ndërkohë që në kontinentin tonë rreth 40% e popullsisë vuan nga alergjitë ndaj polenit dhe simptomat shkaktojnë një dëm financiar që përllogaritet në rreth 100 mln euro, duke përfshirë këtu humbjen e ditëve të shkollës dhe punës.

Mos u panikosni, kur ndryshimet në gjoks konsiderohen normale dhe kur duhet të shkoni menjëherë te mjeku

Studimi është publikuar në revistën Kufijtë e Imunologjisë, është hera e parë që një antitrup monoklonal projektohet për t’u aplikuar me metodën e spray-t nga hunda, dhe ka rezultuar i suksesshëm në mbrojtjen ndaj simptomave alergjike në rrugët e sipërme e të poshtme të frymëmarrjes.

Ky spray vepron në mënyrë lokale e mbi këtë bazë krijohen të tjerë, për ambrosian dhe barin, duke i hapur rrugën një gjenerate të re terapeutike të shpejtë, pa nevojën e ageve, e mbi të gjitha në bazë të ndjeshmërisë individuale ndaj alergjenëve.

 

Continue Reading

Të kërkuara