Sport

​Kupa e Kosovës, këto pesë skuadra vazhdojnë në raundin tjetër

Tashmë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë ku morën pjesë dhjetë skuadra.

Published

on

Kupa e Kosovës është një tjetër trofe shumë i rëndësishme në futbollin kosovarë ku shumë skuadra synojnë që në fund të edicionit ta fitojnë atë.

Tashmë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë ku morën pjesë dhjetë skuadra.

Rezultatet që u arritën në këto pesë ndeshje ishin këto:

Sharri-KEK-u 1-2

Arbana-Opoja 1-3

Kosova VR-Prizreni 2-3

Fortuna 2022-Behar 4-5 (pas penalltive)

Shkëndija-Vitia 3-0

Pra në raundin tjetër kanë kaluar: KEK-u, Opoja, Prizreni, Behar dhe Shkëndija.

Continue Reading

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola njofton për lëndimin e yllit kryesor të skuadrës

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se Rodri nuk do të luajë në ndeshjet kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Villas në Premier League.

Ai nuk ka luajtur që nga dëmtimi muskulor që pësoi më 5 tetor në Brentford.

“Nuk është një mungesë afatgjatë, por për shkak se është një problem muskulor, duhet të jemi të kujdesshëm”, shpjegoi ai.

Një masë paraprake e përforcuar nga historia e Rodrit, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju nëntorin e kaluar menjëherë pas ceremonisë së Topit të Artë  dhe humbi një pjesë të madhe të sezonit 2024-2025.

Guardiola tha gjithashtu se lojtari i tij nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen kundër Aston Villa të dielën e ardhshme, në raundin e 9-të të Premier League.

Nëse ky skenar konfirmohet, ai do të ketë humbur pothuajse një muaj garash dhe katër ndeshje me Manchester Cityn, plus dy me Spanjën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Carragher: Salah nuk duhet të jetë titullar në çdo ndeshje

Published

on

Forma e dobët e Mohamed Salah ka ngritur shqetësime te Liverpooli sepse legjenda e klubit, Jamie Carragher, tha se egjiptiani nuk duhet të jetë automatikisht titullar në ndeshjet jashtë fushe, pas humbjes 2-1 ndaj Manchester United në Anfield.

Salah, 33 vjeç, nuk ka shënuar asnjë gol (pa penallti) në shtatë ndeshje dhe humbi një rast të artë në derbin me United.

“Ai duhet të luajë në Anfield, por jashtë fushe nuk është më i domosdoshëm. Me formën që ka, ndoshta duhet të pushojë,” tha Carragher.

Liverpooli ka pësuar katër humbje radhazi, tre në Premier League dhe një në Ligën e Kampionëve pavarësisht investimit prej 446 milionë paundësh në merkato.

Carragher shtoi se trajneri Arne Slot duhet ta ndërtojë skuadrën rreth Alexander Isak dhe Florian Wirtz.

“Ata janë e ardhmja, kanë moshë dhe potencial, ndryshe nga Salah,” përfundoi ai.

Liverpooli renditet i katërti në Premier League me 15 pikë, katër më pak se lideri Arsenal./S.K/KP/Sky Sports/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova në qendër të basketbollit evropian, Dushku: Po ndërtojmë të ardhmen e basketbollit

Published

on

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, ka vlerësuar lart vizitën e zyrtarëve më të lartë të basketbollit evropian në Kosovë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të besimit që FIBA Evropa ka ndaj punës dhe përkushtimit të FBK-së në zhvillimin e sportit të koshit në vend.

Krerët e FIBA Evropës qëndruan në Kosovë për eventin e FIBA U14 Get Together dhe FIBA Europe Youth Cimmision Meeting, me atë se vlerësuan lartë punën e FBK-s që po bën në zhvillimin e basketbollit, sidomos me gjeneratat e reja.

“Për Federatën e Basketbollit të Kosovës këto dy evente ndahen ne dy pjesë: e para është diplomacia sportive, ardhja e presidentit të FIBA Evropës Jorge Garbajosa brenda dy apo tre muajve për herën e dytë do të thotë shumë edhe së bashku me sekretarin e përgjithshëm apo drejtorin ekzekutiv të FIBA Evropës Kamil Novak tregon që ata me të vërtetë e vlerësojnë punën që e bënë Federata e Basketbollit të Kosovës edhe dëshmia më e mirë e krejt kësaj është fakti që kur kemi aplikuar pr herë të parë për këto dy organizime, pra për FIBA U14 Get Together dhe FIBA Europe Youth Cimmision Meeting, të dy këto shkojnë bashkë, atëherë ata pa hezitim bordi i FIBA Evropës e ka miratuar kërkesën tonë pa hezitim”, theksoi Dushku.

Dushku foli edhe për drejtimin që federata do të ndjekë në vitet e ardhshme, duke theksuar se përparësi do të ketë puna me grupmoshat e reja dhe zhvillimi i talenteve.

“Për ne është shumë e qartë, në strategjinë e re 2026/30 të cilën jemi duke e finalizuar me FIBA Botën është shumë e qartë që fokusi do të jetë në zhvillimin e gjeneratave të reja, identifikimin e talentëve dhe këtë normalisht që do ta bëjmë së bashku me ekspertët e FIBA-s, këta që janë këtu në këtë event por edhe të tjerët që do të na bashkohen gjatë rrugëtimit. Unë si sekretare e përgjithshme këto ditë jam shumë e emocionuar sepse t’i sjellim këto dy evente në Kosovë është një arritje shumë e madhe”, tha më tutje Dushku.

Sekretarja e përgjithshme e FBK-së e ka cilësuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si partner strategjik në rrugëtimin zhvillimor të basketbollit kosovar, duke theksuar se mbështetja institucionale është thelbësore për realizimin e planit strategjik të ardhshëm.

Në fund, Dushku theksoi se përmes organizimit të eventeve për grupmoshat e reja, federata po përgatitet për qëllimin madhor- sjelljen e një turneu të madh ndërkombëtar në Kosovë në të ardhmen e afërt.

“Është e rëndësishme që të gjitha këto organizime që jemi duke i bërë të gjeneratave të reja është ideja për të fituar eksperiencë dhe për ta arritur qëllimin kryesor që është organizimi i një grupi, çoftë te meshkuj, çoftë te femrat. Kështu që besoj fuqishëm që pasi të fillojmë puna për ndërtimin e infrastrukturës ose modernizimin e infrastrukturës për Lojërat Mesdhetare, është shumë e qartë se deri në vitin 2030 do ta kemi një palestër të madhe edhe disa palestra të rregulluara kështu që Qipro çfarë ka treguar këtë verë duke organizuar një grup shumë të madh me shtete shumë të mëdha, ata kanë treguar se me një organizim të tillë edhe me një mobilizim të shtetit, federatës dhe qeverisë lokale atëherë gjithçka është e mundur”, tha në fund Dushku./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara