Lajmet
“Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh në Prishtinë
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMe moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”, këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, do të realizojë marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera. Krejt kjo ka për qëllim të kthejë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.
Të gjitha gratë që u vranë si pasojë e dhunës do të përkujtohen edhe më 8 mars dhe do të kërkohet drejtësi për të gjitha rastet.
Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, prej orës 12:00 do të marshohet në kërkim të një jetë pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë. Ndërsa të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.
Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione do të shpalosen çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.
Lajmet
KQZ sot do ti certifikoj 17 subjekte politike me 674 kandidatë
Published
1 minute agoon
December 23, 2024By
UBTnewsKomisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së e cila do të mbahet në ora 13:30 në rend dite është certifikimi i 17 subjekteve politike me 674 kandidatë.
Javë e kaluar, KQZ ka certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Gjatë periudhës së aplikimit të subjekteve politike (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Lajmet
Kushtetuesja para 9 vjetësh vendosi për Asociacionin
Published
3 minutes agoon
December 23, 2024By
UBTnewsGjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015 ka marrë vendim në lidhje me asociacionin/bashkësinë e komunave me shumicë serbe.
Kërkesa për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshjeje u dërgua në Kushtetuese nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga, pasi në marrëveshjen e vitit 2015 në Bruksel mes kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte futur edhe pika që e njëjta të shkojë në Kushtetuese për vlerësim.
Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.
“(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre”, thuhet në vendim.
Asociacioni është ende në diskutim e sipër mes palëve.
Lajmet
Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare
Published
3 days agoon
December 20, 2024By
UBTnewsKosova dhe Shqipëria anë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit.
Ky sport do të zhvillohen në Durrës në kuadër të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030, raporton KosovaPress.
Ky bashkëpunim vjen për shkak se Kosova nuk ka dalje në det dhe rrjedhimisht nuk kishte kushte për zhvillimin e lojërave në ujë brenda territorit të saj.
“Edhe një moment i rëndësishëm drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy shteteve tona për organizimin e sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit”, ka shkruar zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.
Lajmet
“Nuk rri dot pa ua thënë vëllazërisht”, Rama iu drejtohet deputetëve për Specialen
Published
3 days agoon
December 20, 2024By
UBTnewsKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse Kuvendi i Kosovës do të ndërmerrte nismë për t’iu drejtuar shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale për të ndarë me to dyshimin për cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor, ai do ta mbështeste.
Në fjalimin e tij para deputetëve në seancën e dy kuvendeve që u mbajt në Prishtinë, Rama u shpreh i habitur pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë nismë të tillë.
Në fjalimin e tij para deputetëve në seancën e dy kuvendeve që u mbajt në Prishtinë, Rama u shpreh i habitur pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë nismë që do të adresonte shqetësimet mbi standardet e procesit në Speciale.
“Nuk rri dot po ashtu pa ua thënë këtu vëllazërisht çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për t’iu kërkuar, përmes një rezolute, të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ku shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata të katër njerëz të thjeshtë, as vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për vetë integriteti ne drejtësisë ndërkombëtare të cilës kjo republikë përmes përfaqësuesve të saj në këtë sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën, dhe prandaj nuk mund të lihet, sipas meje, në heshtjen shurdhuese që ushqehet prej gjithfarë motivesh, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund”, tha Rama.
Ai tha se pa Thaçin dhe UÇK-në, “e sotmja do t’i ngjante më shumë të shkuarës sesa të ardhmes”.
“Nuk e dimë sot dot se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në hyrje të këtij shekulli, por çfarë dimë ne me siguri është se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha nuk do të kishin ardhur dot, ashtu siç erdhën dhe sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës sesa të ardhmes, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me në krye Hashim Thaçin”, tha Rama.
Megjithatë, Rama tha se nuk e diskuton të drejtën e Gjykatës Speciale për të bërë punën e saj.
“Por sot që të jemi të gjithë këtu në kuvendin që u shpallë dhe ku u firmos këtu përpara meje pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Kransiqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi mbahen peng prej gati pesë vjetësh në qelitë e një drejtësie kombëtare e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë të një shteti të së drejtës. Unë as nuk e kam diskutuar ndonjëherë e nuk e diskutoj as sot të drejtë ne asaj gjykate speciale për të bërë punën që ja ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hasemi ka ngritur dorën për të formuar këtë gjykatë, por ajo që unë nuk vijë dot deri këtu në Prishtinë të marrë fjalën dhe pastaj ta gëlltis në heshtje, në këtë foltore para jush, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt nga një dyshim shumë i madh dhe krejt arsyeshëm për fat të keq se ai proces është një proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standarde të drejtësisë të gjithë vendeve demokratike që e financojnë atë farë gjykate”, tha Rama.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në një proces gjyqësor ndaj të cilëve rëndojnë akuza me pretendime për krime lufte.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit 2020.
KQZ sot do ti certifikoj 17 subjekte politike me 674 kandidatë
Kushtetuesja para 9 vjetësh vendosi për Asociacionin
UBT nderon bashkëpunëtorët profesionistë për dekadën e tyre të angazhimit
Dekadat e suksesit: UBT kurorëzon 2024 me vizionin 20-vjeçar të së ardhmes
Pirro i’a fshiu këngën Parashqevit, flasin nga kompania menaxhuese për të drejtat e autorit
Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare
Dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut nga sulmet ruse në Kiev
“Nuk rri dot pa ua thënë vëllazërisht”, Rama iu drejtohet deputetëve për Specialen
BE-ja me mision vëzhgues për zgjedhjet e shkurtit në Kosovë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman