Sport

​Kuka dhe Kelmendi nderohen me çmimin “Ditët e Shqipes”

Çmimin “Ditët e Shqipes” e ndau Rrustem Berisha si ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Published

on

Nën patronatin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe ish- brigadës 138 “Agim Ramadani” është shënuar dita e veteranëve të betejës së Koshares “Ditët e Shqipes ku vlerësua lartë sakrifica e madhe e dëshmorëve në betejën e Koshares.

Me këtë rast është ndarë çmimi “Ditët e Shqipes” që iu dha trajnerit të xhudos Driton Kuka dhe ish-fitueses së medaljes së artë në Lojërat Olimpike Majlinda Kelmendi të cilët u vlerësuan lartë për punën dhe përkushtimin e madh që solli rezultate kulminnate për Kosovën nga ky sport.

Ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” Rrustem Berisha rrëfeu momente nga beteja e Koshares duke thënë se në atë ditë, më 19 prill 1999 armiku pësoi humbje të mëdha dhe u largua i turpëruar

“Më datën 19 prill 1999 armiku ishte mobilizuar me shumë forca për një kundërofanzivë në drejtim të vijës kufitare. […] Forcat serbe gjatë kësaj ditë pësuan humbje të mëdha, ashtu siç thoshte vet Sali Çeku, pësuan debakël të vërtetë dhe u tërhoqën me turp…Sot nderojmë forcën, guximin, trimërinë, atdhedashurinë dhe sakrificën e atyre të cilët në kohë luftën tundën armët kundër armikut duke bartur emblemën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Berisha.

Kurse në emër të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, foli këshilltari i saj, Vehbi Miftari i cili tha se ky çmim dëshmon qartë se si kampionët që sollën lirinë, sot po respektojnë disa kampionë të rinj që përmes luftërave sportive po i sjellin Kosovës suksese të mëdha.

“Në emër të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani të iu urojë për këtë aktivitet që ju e zhvilloni sot, natyrisht për ne ka qenë kënaqësi që të bashkëpunojmë sivjet pra presidentja Osmani ka marr nën patronat të gjitha aktivitete që janë zhvilluar dhe po zhvillohen në kuadër të “Ditëve të Shqipes” 2022. Kampionët e lirisë të cilët thyen kufirin mes shqiptarëve dhe na mundësuan që ne sot të jetojmë të lirë po respektojnë disa kampion të tjerë po kaq të rëndësishëm që me një disiplinë tjetër luftarake por sportive na artet marciale dhe kësisoj ata po nderojnë ata që i dhanë shkëlqim Kosovës”, tha Miftari.

Çmimin “Ditët e Shqipes” për Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendi e ndau Rrustem Berisha si ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Me këtë rast, trajneri më i mirë i xhudos në botë, Driton Kuka u shpreh i nderuar me çmimin e dhënë dhe tha se ai dhe garuesit tjerë po e ndjekin rrugën e luftëtarëve

“Unë me Majlindën dhe me garuesit tjerë po e ndjekim një vazhdimësi të atyre betejave dhe luftërave që ju i keni bërë gjatë thyerjes së kufirit…Ne sot po ecim nëpër krejt botën dhe po i tregojmë botës se sa shumë e kemi merituar lirinë. Majlinda është një shembull i mirë se populli shqiptar e ka merituar lirinë. Derisa ne kemi të rinj dhe të reja të këtij kalibri nuk duhet të frikësohemi për të ardhmen e kombi”, tha Kuka.

Ndërsa Majlinda Kelmendi tha se ajo ndihet krenare që e ka ngritur lart flamurin e Kosovës përmes sportit sepse për këtë flamur është derdhur shumë gjak.

“Lirinë të cilën ne e gëzojmë sot është padyshim meritë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë jam shumë me fat që kam arritur me punën, me mundim tim bashkë me Tonin me e ngritë flamurin tonë për të cilën është derdhur shumë gjak në piedestalin më të madh sportiv. Ka qenë nder dhe krenari jashtëzakonisht e madhe për mua ta përfaqësojë Kosovën si sportiste plot 20 vite dhe jam shumë me fat që mu ka dhënë mundësia t’i tregoj botës se sa shumë kemi vlera si popull, si komb”, tha Kelmendi. 

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Sport

Kosova përballet sonte me Irlandën, Foda përcakton 23-shen

Published

on

By

Kosova nis sonte rrugëtimin në Ligën B të Kombeve, me ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përballja zhvillohet nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Franco Foda ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistët që do të jenë në dispozicion për këtë sfidë. Jashtë listës kanë mbetur Leard Sadriu, Vesel Demaku, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica, të cilët do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna.

Kjo është përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Republikës së Irlandës. “Dardanët” do të kenë në krah edhe faktorin vendas, pasi Kosova ka një bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit zyrtare të zhvilluara në “Fadil Vokrri”.

Në këtë cikël, Kosova do të ketë edhe tri ndeshje të tjera brenda dy javëve. Pas Irlandës, “Dardanët” të dielën udhëtojnë në Austri, ndërsa të enjten e ardhshme përballen me Izraelin, para se ta presin sërish Austrinë të dielën tjetër.

Kosova garon për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Në ndeshjen çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku dominoi tërësisht përballjen ndaj boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 5:0 me vendim të njëpërfshishëm të gjyqtarëve.

Me këtë fitore, boksierja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e bronztë evropiane, ndërsa synon ngjitjen në majën e podiumit.Në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku do të përballet me garuesen që përfaqëson Serbinë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo do të jetë një përballje e njohur për kosovaren, e cila e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Continue Reading

Sport

Hallgrímsson beson përballjen me Kosovën barazimi do të ishte rezultat i mirë

Published

on

By

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka thënë se skuadra e tij do të ishte e kënaqur edhe me një barazim ndaj Kosovës.

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Të gjithë e dimë këtë. E kemi analizuar mirë Kosovën dhe kemi shqyrtuar pikat e saj të forta, të cilat janë të shumta.

Do të ishim të kënaqur edhe me një barazim këtu. Është ndeshja e parë e turneut dhe, sigurisht, gjithçka do të varet nga mënyra se si do të luajmë. Mendoj se lojtarët tanë janë gati për këtë sfidë.

Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në ndeshjen ndaj Kosovës. Kjo është një detyrë e vështirë për ne, por kur të vijë momenti i ndeshjes, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që na pret”, ka thënë Hallgrímsson në konferencën për media.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara