Lajmet

​Kryetari i PDK-së pas largimit të Kurtit nga Kuvendi: Ai ka qenë frikacak dhe do të jetojë i tillë

Abelard Tahiri tha se fjalimi i Kurtit tregon se gjendja e tij është e rëndë.

Published

on

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas largimit të kryeministrit Albin Kurti nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës, gjatë debatit parlamentar për grevat.

Krasniqi e quajti frikacak Kurtin që dëshiron të ikë prej të vërtetës.

Me kanë me repliku me këtë frikacak, ky frikacak ka lind, frikacak ka jetu dhe ashtu ka me dal prej këtu. Ky është frikacak që ka ikë prej njerëzve, sindikatave dhe tash ikë edhe prej deputetëve. Por me e rënda është se ky është frikacak që ikë prej të vërtetës. Dul këtu e lëshoi një grusht dhe iki prej këtu”, tha ai.

Pasi kryeministri Kurti në fjalën e tij përmendi edhe shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke iu referuar si “deputeti më shurdhuese”, ky i fundit tha se fjalimi i Kurtit tregon se gjendja e tij është e rëndë.

Gjendja e kryeministrit tonë ishte shumë e rëndë dhe është shqetësuese me pas kryeministrin në këtë gjendje. Është shqetësuese me qenë kryeministri kaq i shqetësuar”, theksoi ai.

Lajmet

​Interi dhe Atalanta po zhvillojnë takimin vendimtar për Lookman

Published

on

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, dhe drejtori ekzekutiv i Atalantës, Luca Percassi, kanë mbërritur për një takim të këshillit të ligës Serie A ku pritet të zhvillohen bisedime vendimtare për Ademola Lookman.

Një takim i zakonshëm i Lega Serie A do të zhvillohet në qytetin e Milanos të martën. Takimi mendohet të jetë me interes të veçantë për Interin dhe Atalantën, të cilët kanë të pranishëm drejtorë, ndërsa bisedimet për transferimin e lojtarit afrikan të vitit Lookman janë duke u nxehur.

Sipas mediave të ndryshme në Itali, Nerazzurrët pritet të rikthehen me një ofertë të re dhe të përmirësuar për 27-vjeçarin.

Atalanta thuhet se po kërkon një çmim prej 50 milionë eurosh, që do të thotë se një ofertë prej 45 milionë eurosh plus 5 milionë euro në bonuse mund të jetë e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.

 

Continue Reading

Lajmet

​Kryetari i Zubin Potokut: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Published

on

By

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri deklaroi se terreni ku po zhvillohet operacioni i kërkim-shpëtimit është i vështirë. Në liqenin e Ujmanit po vazhdon operacioni i njësiteve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës për gjetjen e një personi, i cili raportohet se kërceu nga ura, që dyshohet të jetë mbytur të dielën, më 27 korrik.

Para mediave, Zeqiri u shpreh se thellësia ku po zhvillohen kërkimet mund të jetë në thellësi më shumë se 60 metra.

“Ne e kemi policinë e komunës dhe ka qenë në vendin e ngjarjes, pastaj edhe ekipet emergjente. Ne e kemi një ekip të zjarrfikësve, mirëpo nuk kemi zhytës, zhytësit kanë ardhur në kohën e duhur me thirrjen edhe të stafit lokal të komunës. Kështu që unë edhe dje por edhe tani, meqë siç po e shihni edhe sot dashti Zoti që t’i bashkëngjitet ekipeve të kërkimit, ekipet në maksimalisht të pajisura si Forcat e Sigurisë së Kosovës edhe dje kam bërë thirrje. Mirëpo, ja që kjo është mirë që po ndodhë për shkak se zhytësit e dinë më së miri. Terreni është bukur i vështirë në 30 deri në 40 e më shumë metra thellësi, 60 është këtu por mund të jetë edhe më tepër. Ka mbeturina të ndryshme që në thellësi është vështirë që operimi duhet teknikisht të jetë i pajisur”, deklaroi ai.

Ai tha se intervenimi është i duhur dhe se njësitet e kërkim-shpëtimit janë të kompletuara.

Ekipa është e kompletuar, teknikisht janë të pajisur me pajisje të duhura dhe unë uroj që sa më shpejt të gjindet, sepse teknikisht deri më tani ekipa është e kompletuar. Siç po e shihni intensivisht, pa ndërprerë janë duke u ndërruar ekipet e zhytësve në ujë dhe besoj e uroj që sa më shpejt të gjendet trupi, ani pse terreni është shumë i vështirë…Paraprakisht isha me familjarët, jo vetëm sot por dje, pardje jam takuar”, shtoi ai.

Kërkimi deri më tash është zhvilluar vetëm nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. FSK-ja iu bashkua ekipeve në ditën e tretë të kërkimeve. Kjo u bë vetëm pas një bashkërendimi me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi fton mërgatën që të regjistrohet për votim me postë

Published

on

By

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, iu është drejtuar me një videomesazh të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke i informuar mbi të drejtën dhe mundësinë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale më 12 tetor.

Periudha e regjistrimit ka nisur më 23 korrik dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025. Radoniqi thekson se për të votuar nga diaspora është e domosdoshme regjistrimi brenda këtij afati përmes platformës elektronike të KQZ-së.

Në mesazhin e tij, kryesuesi i KQZ-së fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre: “Vota juaj ka ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e komunës tuaj.

Vetëm ata votues që regjistrohen brenda periudhës së përcaktuar do të kenë mundësinë të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga jashtë, e cila fillon më 17 shtator dhe mbyllet më 11 tetor 2025.

Ndryshe nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, ku votimi jashtë vendit mund të kryhet edhe nëpërmjet përfaqësive diplomatike, në zgjedhjet lokale votimi jashtë shtetit realizohet vetëm përmes postës. Kjo parashikohet nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili sqaron se votimi në përfaqësitë diplomatike nuk aplikohet për zgjedhjet lokale.

KQZ u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen në kohë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre zgjedhore, duke kontribuar në zhvillimin demokratik të komunave të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Published

on

By

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KosovaPress se Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit.

Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për KosovaPress.

KosovaPress ka komunikuar edhe me avokatin e Lipovicës, Feim Alaj, megjithatë në përgjigjjen e tij ai e konfirmoi shkurtimisht lajmin.

Është rasti i rezervave shtetërore“, ka thënë Alaj.

Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.

Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.

Continue Reading

Të kërkuara