Lajmet

​Kryesia e Kuvendit: Të enjten mbahet seanca plenare e radhës

Seanca e së enjtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare.

Publikuar

Kuvendi i Republikës së Kosovës të enjtën, më 29 shtator do të mblidhet në seancë të re plenare.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me përfaqësues të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.

“Seanca e së enjtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare. Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Projektligjit për Anti dopingun dhe atij për edukimin në fëmijërinë e hershme. Në këtë seancë pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar. Pas përfundimit të seancës së re, Kuvendi do t’u rikthehet shqyrtimit të pikave nga seancat e papërfunduara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme Kryesia, konform përgjegjësive të saj shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. 

Lajmet

ASK: Në vitin 2023 numri i vizitorëve vendor është rritur për 61,9% në raport me vitin 2022

Publikuar

nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), departamenti për statistikat ekonomike ka përgatitur publikimin vjetor të Statistikave të Hotelerisë për vitin 2023.

Në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, në vitin 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 621,486, prej tyre 42,4%, ishin vendorë dhe 57,5% ishin të jashtëm.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 1,547,462, prej tyre 51,7% nga vendorët dhe 48,2% nga të huajt. Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve 2019 – 2022. Në vitin 2023 numri i vizitorëve vendor është rritur për 61,9% në raport me vitin 2022, netë – qëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 199,0%. Kemi rritje te vizitorëve të jashtëm për rreth 20,2%, kurse netë-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 37,0% ne raport me vitin 2022″, shkruan në njoftimin zyrtar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Presidenca njofton se s’ka takim ndërmjet Osmanit e Lajçakut

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta takojë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për shkak të mospërputhjes së agjendës së përcaktuar nga e para e shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur, këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, ka thënë Kupina./EO

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Italia do të furnizojë Ukrainën me raketa Storm Shadow

Publikuar

nga

Italia mund të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë “Storm Shadow” në një tjetër paketë ndihme ushtarake. Kështu shkruan Il Fatto Quotidiano, transmeton Ukrinform.

“Italia do të dërgojë raketa Storm Shadow. Ato mund të godasin objektiva në një distancë deri në 300 kilometra edhe në tokën ruse”, thuhet në raport.

Paketa e nëntë e armëve për Ukrainën, të cilën Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto do ta paraqesë në parlament deri në fund të muajit, do të përfshijë jo vetëm sistemin e mbrojtjes ajrore Samp-T, por edhe një grup raketash me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, thanë burime të njohura me çështjen për gazetën.

Raportet e mëparshme thanë se qeveria italiane po përgatiste një paketë ndihme ekonomike prej 140 milionë euro për Ukrainën për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës së vendit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Turqia lëshon urdhërarrest për YouTuber-in Diamond Tema lidhur me debatin mbi Islamin

Publikuar

nga

Autoritetet turke lëshuan një urdhërarrest për YouTuber-in dhe studiuesin shqiptaro-turk Diamond Tema, i njohur për videot e tij mbi fenë dhe filozofinë, pas një debati mbi Islamin në të cilin ai u përfshi.

Ministri turk i Drejtësisë, Yılmaz Tunç njoftoi të martën në “X” se Tema akuzohet për “nxitje në urrejtje dhe armiqësi…” për shkak të shprehjeve fyese, të shëmtuara dhe provokuese të përdorura për Profetin”. Tunç tha se hetimi “po kryhet me përpikmëri”.

Tema njoftoi të hënën se u detyrua të largohej nga Turqia pas kërcënimeve në rrjete sociale për arrestim. YouTuber-i i cili ka më shumë se 870 mijë abonentë, sulmoi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara