Lajmet

​Kryeprokurori Munishi: Rasti i 11-vjeçares u trajtuar me urgjencë, e padrejtë kërkesa për dorëheqje

Ai tha se krahas kërkesës për ekzaminim fiziko-gjinekologjik, është bërë edhe ekzaminimi i telefonit të së miturës.

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për herë të parë zgjodhi që të flas për rastin e dhunimit të 11-vjeçares para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Munishi u shpreh se Prokuroria Themelore e Prishtinës me kohë dhe urgjencë ka marrë të gjitha veprimet për rastin e së miturës. E kërkesën për dorëheqjen e tij e konsideroi tendencioze dhe të padrejtë.

Kryeprokurori Munishi e ka quajtur të pakuptimt dhe jo profesional raportimin për rastin e viktimës 11-vjeçare e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga 5 persona në gusht.

Sa i përket rastit të 11 vjeçares ka qenë e papranueshme dhe e pakuptimtë jo profesionale dhe jo etike që dikush të jap një gjykim për rastin, pa i parë veprimet e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Eshtë shumë keq e papranueshme sepse po ashtu në zyrën tonë i kemi marr të gjitha veprimet procedurale konform Kodit të Procedurës ,Kodit Penal, Ligjeve dhe Kushtetutës dhe konfrom konventave ndërkombëtare. Është e padrejtë ka qenë e padrejtë shumë jo profesionale që të jepet një gjykim jo i drejtë pa i parë shkresa e lëndës kjo ka ndodhur në rastin e fundit, kjo ka ndodhur edhe në rastin e mëhershëm ku mediat japin informacione të pavërteta për veprimet e Prokurorisë e të paktën asnjë person nuk i ka parë shkresat e lëndës që i ka pasur Prokuroria”, theksoi ai.

E pas kësaj reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila e ka pyetur Kryeprokurorin, Munishi se pse nuk janë arrestuar në qershor të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçare.

Pse nuk janë arrestuar në qershor personat e dyshuar për dhunimin e saj pse u deshtën dy muaj”, pyeti Kurti.

Munishi tutje insistoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë me urgjencë e ka trajtuar rastin e 11 vjeçares.

Duke treguar rrjedhën e këtij rasti, Munishi tha se më 21 qershor 2022 e mitura kishte dal nga shtëpia, të cilën më pastaj nëna e saj e kishte lajmëruar të zhdukur. Ai tha se një ditë pas raportimit viktima ishte gjetur tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.

Tutje ai tha se krahas kërkesës për ekzaminim fiziko-gjinekologjik, është bërë edhe ekzaminimi i telefonit të së miturës përmes të cilit janë identifikuar të dyshuarit.

Munishi tregoi se më 7 korrik të këtij viti prokurori i rastit ka dëgjuar viktimën dhe më pas më 21 korrik me kërkesë të familjes e mitura është liruara nga strehimorja për në shtëpi.

Më datën 22 qershor prokurori i rastit merr vendim me të cilin obligohet departamenti i Mjekësisë Ligjore urdhëresë në Prishtinë të bëjë ekzaminimin fiziko-gjinekologjik të së dëmtuarës V.M ky vendim në fund të shkresës ka vërejtjen rasti është i natyrës urgjente, çdo send është konform procedurave e dimë që ka qenë 11-vjeçare është e natyrës urgjente. Çdo hap ka qenë me urgjencë, çdo shkresë e lëshuar nga prokuroria e ka në fund vërejtjen që ky dokument është urgjent dhe të trajtohet me prioritet të lartë super prioritet. Më datën 22. 06. 2022 viktima është dërguar në strehimore pasi e kemi kuptuar se çka ka ndodhur me viktimën në të njëjtën datë viktima më 22 në të njëjtën ditë janë ndërmarrë të gjitha këto veprime. Me qëllim të gjetjes dhe identifikimit të të dyshuarve të mundshëm më 24 qershor hetuesit e drejtorisë për trafikim me qenie njerëzore kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për sekuestrimin dhe ekzaminimin e telefonit të viktimës sepse nëse nuk ishte ekzaminuar telefoni e kemi pasur të pamundur t’i identifikojmë kryesit e kësaj vepre penale apo veprave tjera sepse viktima për disa persona të cilët është supozuar që e kanë keqpërdorur seksualisht nuk ua ka ditë të dhënat personave por i ka ditur vetëm pseudonimet”, theksoi ai.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Kujtim Munishi e ka konsideruar të padrejtë kërkesën për dorëheqje.

Është e padrejtë të kërkohet dorëheqje, është e padrejtë të sulmohet një institucion edhe është e padrejtë të ndërhyhet në punën e sistemit të drejtësisë pa bazë dhe provë“, tha ai.

E pas kësaj deklarate reagoi përsëri deputetja e LVV-së, Kurti e cila u shpreh se një shoqëri e tërë ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Më pas kryeprokurori, Munishi kërkoi arsyet pse do të duhej të jepte dorëheqje ai.

Një fëmijë është dhunuar dy herë, një prokurori e ka lejuar e cila nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi e ki një shoqëri të tërë që ia ka kërkuar dorëheqjen dhe ne i shohim këtë datë, këtë datë. Munishi : Me cilën arsye e nderuar deputete ti kërkon dorëheqjen, cila është arsyeja ligjore me kërkuar dorëheqjen…Kurti: Me dhunimin e përsëritur të vajzës a po të duket pak a, a nuk keni pak moral me dhënë dorëheqje me të vërtetë. Një fëmijë është dhunuar në formë të përsëritur dy herë..Munishi: cili ka qenë mosveprimi i prokurorisë që dua me ditë unë sepse një akt moral i dorëheqjes do të kishte qenë njerëzor nëse ne kemi bërë gabime. Absolutisht e gabueshme dhe tendencioze e njëanshme e përmendi kryesuesi i KGjK që nëse ka dështuar një hallkë nuk do me thënë që ka dështuar e vetmja hallkë po ka dështuar sistemi”, ishte debati në mes Kurtit dhe Munishit.

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku temë diskutimi ishtetrajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore e me theks të veçanti trajtimi i rastit të dhunimit të 11-vjeçares ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Zogaj ishte më i kufizuar në informacione për rastin pasi tha se lënda është në hetim dhe çdo diskutim që vjen nga këshilli mund të diskutohet si influencë mbi rastin.

Zogaj tha se për herë të parë ky rast është pranuar si lëndë në gjykatë pas dhunimit të të miturës në gusht.

Ne mund të japim krejtësisht informata të kufizuara për çështjet që po flasim për atë sa mund të quhet fenomen. Ashtu siç e kemi thënë si KGjK publikisht, ky rast nuk ka qenë në gjykatë asnjëherë më përpara sepse është diskutuar gjerë e gjatë se ky rast ka një histori, por për herë të parë ky rast është tash në kohën e fundit. Dua të theksoj para Komisionit që është tepër e rëndësishme pa tentuar asnjëherë me shmang asnjë lloj përgjegjësie për asnjë lloj personi zyrtar brenda sistemit, por është e rëndësishme ta kuptojmë që gjykata as policia dhe as prokurori. Gjykata është një institucion i pavarur i paanshëm dhe me rol kryesisht pasiv në procedurë, që nuk inicion procedura eksoficio…në rastin konkret kemi një kërkesë së fundmi për aq persona sa është e njohur në publik dhe departamenti përkatës si Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka trajtuar kërkesën brenda afateve ligjore i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe rasti është në procedim e sipër dhe procesi do të varet edhe nga kërkesat e Prokurorisë“, u shpreh ai.

Pyetje për parashkrimin e shumtë të lëndëve e sidomos të atyre për veprat për krime seksuale, pati deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila tha se nga rastet e mëhershme edhe gjykatat kanë qenë subjekt i mos profesionalizmit.

Duke e konsideruar si sfidë parashkrimin e lëndëve për sistemin gjyqësor, Zogaj tha se Kosova është model për trajtimin e lëndëve civile, por theksoi se në mungesë të kapaciteteve dhe resurseve do të ketë parashkrime të cilin e konsideron problem serioz.

Ne kemi thënë gjithmonë se sistemi gjyqësor ka mungesë të kapaciteteve dhe po e themi praktikisht se deri në momentin kur nuk kemi kapacitete të mjaftueshme që nënkupton gjyqtarë, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor, referent e përkthyes dhe gjithë subjektet që mbështesin procesin ne do të kemi parashkrime në procedurën penale sepse nuk arrijmë. Sfidat e gjyqësorit janë dy është efikasiteti dhe cilësia. Në efikasitet do të varemi ekskluzivisht nga buxheti”, u shpreh Zogaj.

Ai tha se për sistemin gjyqësor mbetet sfidë edhe politika ndëshikimore për gjyqtarët, për çka tha se si KGjK mund të marrin masa disiplinore duke e quajtur vendimin të paligjshëm, por assesi nuk mund të merren masa disiplinore për vendimmarrjen që e shqipton gjyqtari.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga 5 persona ngjalli reagim të madh në shoqëri, ku u organizuan edhe protesta. Për rastin trajtim me urgjencë kishte kërkuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Vendi

Takimi Kurti-Hamza: Diskutohet për institucionet e reja dhe presidentin, palët shpalosin qëndrimet e tyre

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kanë zbardhur detajet e para pas takimit të zhvilluar sot në ambientet e Kuvendit, ku u diskutua për konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithëse takimi u karakterizua nga një frymë diskutimi, palët kanë shfaqur qëndrime të qarta lidhur me rolet e tyre politike në legjislaturën e re.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka vlerësuar si “konstruktiv” takimin me Hamzën, duke shprehur pritje të njëjta edhe për takimin e pasdites me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa ka adresuar kritika ndaj nënkryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, për refuzimin e ftesës.

Kurti pranoi se nga ky bashkëbisedim i parë nuk pati “ndonjë rezultat konkret”, por uroi që kjo atmosferë konstruktive të vazhdojë në përputhje me afatet kushtetuese. Sa i përket postit të presidentit, ai theksoi se përgjegjësia u takon të gjitha partive dhe se si pikënisje duhet të synohet një figurë konsensuale, jashtë partive politike, me vlera të dëshmuara kombëtare e profesionale.

Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të qartë se përgjegjësia kryesore për krijimin e institucioneve dhe gjetjen e partnerëve i takon Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë, duke konfirmuar se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë.

Megjithatë, Hamza ka premtuar se subjekti i tij do të luajë një rol konstruktiv opozitar dhe do të votojë pro të gjitha çështjeve me interes për qytetarët, duke përfshirë këtu marrëveshjet e rëndësishme financiare ndërkombëtare. Lidhur me çështjen e presidentit, Hamza shtoi se asnjë parti tjetër nuk mund ta zgjedhë atë pa LVV-në, ndaj kësaj të fundit i mbetet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të veta. /E.A/

Continue Reading

lajme

Akademia Verore e Sistemeve të Informacionit në UBT fuqizon mësimin praktik përmes vizitës në TESSA Group

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Akademisë Verore të Sistemeve të Informacionit, të organizuar në kuadër të Global UBT Fest 2026, studentët e UBT-së zhvilluan një vizitë studimore në TESSA Group, të shoqëruar nga profesori Agim Zuzaku.

Vizita kishte për qëllim t’u ofronte pjesëmarrësve një përvojë të drejtpërdrejtë nga industria e teknologjisë, duke i njohur nga afër me funksionimin e një kompanie lidere në fushën e transformimit digjital, sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit. Përmes kësaj vizite, studentët patën mundësinë të shohin se si njohuritë e fituara në auditor zbatohen në projekte dhe procese reale të biznesit.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e TESSA Group prezantuan historikun e kompanisë, strukturën organizative, fushat kryesore të veprimtarisë dhe projektet që realizohen në Kosovë dhe rajon. Studentët u njohën me zgjidhjet inovative që kompania zhvillon në fushat e transformimit digjital, inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të avancuara për sektorin publik dhe privat.

Një pjesë e veçantë e vizitës iu kushtua diskutimeve mbi zhvillimet më të fundit në industrinë e ICT-së, sfidat me të cilat përballen kompanitë teknologjike dhe kompetencat që kërkon tregu bashkëkohor i punës. Përfaqësuesit e kompanisë ndanë përvoja konkrete nga projektet e tyre, duke ofruar një perspektivë praktike mbi menaxhimin e projekteve, punën në ekip, inovacionin dhe rëndësinë e të mësuarit të vazhdueshëm.

Përmes bashkëbisedimit me ekspertët e TESSA Group, studentët diskutuan mbi mundësitë e zhvillimit profesional, praktikat në industri dhe perspektivat e punësimit në sektorin e teknologjisë. Ky bashkëpunim krijoi një ambient interaktiv dhe frymëzues, duke i afruar studentët edhe më shumë me realitetin e tregut të punës.

Vizita studimore në TESSA Group përbën një nga aktivitetet praktike të Akademisë Verore të Sistemeve të Informacionit, e cila synon të ndërthurë mësimin akademik me përvojën profesionale, duke i pajisur studentët me njohuri bashkëkohore dhe kompetenca të kërkuara në industrinë e teknologjisë.

Continue Reading

lajme

Liderë të industrisë ndajnë përvojat e tyre me pjesëmarrësit e Akademisë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion në UBT

Published

on

By

Me një program të pasur me ligjërata, punëtori interaktive dhe aktivitete praktike, ka nisur Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion, e organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në kuadër të Global UBT Fest 2026.

Akademia synon t’u ofrojë studentëve dhe pjesëmarrësve njohuri bashkëkohore dhe shkathtësi praktike në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit, përmes një programi që ndërthur përvojën akademike me atë të industrisë. Përveç ligjëratave profesionale dhe akademike, pjesëmarrësit do të jenë pjesë e punëtorive interaktive dhe vizitave studimore në kompani e biznese, me qëllim të njohjes nga afër me proceset inovative dhe praktikat më të mira të sipërmarrjes.

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë kompetenca për identifikimin e mundësive të reja të biznesit, zgjidhjen e sfidave reale të tregut dhe krijimin e ndërmarrjeve inovative në një mjedis ekonomik gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues.

Në kuadër të aktiviteteve të ditës së parë, Shkëlzen Jusaj, CEO i Petrol Company dhe President i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS), mbajti një ligjëratë mbi zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndërtimin e kulturës sipërmarrëse.

Gjatë prezantimit të tij, ai ndau përvojën e tij profesionale dhe sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit gjatë krijimit dhe zhvillimit të bizneseve, duke theksuar se vizioni, këmbëngulja dhe inovacioni janë faktorët kyç për ndërtimin e një kompanie të suksesshme dhe konkurruese.

Ai vuri theks të veçantë edhe te rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe industrisë, duke nënvizuar se edukimi i orientuar drejt praktikës është thelbësor për përgatitjen e profesionistëve të rinj dhe zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të inovacionit. Një pjesë e ligjëratës iu kushtua edhe ndikimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në transformimin e modeleve të biznesit, rritjen e efikasitetit operacional dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe konkurrueshmëri në ekonominë moderne.

Në vazhdën e sesioneve të Akademisë Verore, ligjëratë mbajti edhe drejtori i Departamentit të Tregtisë dhe profesor në UBT, Zef Dedaj, njëherësh ish-drejtor i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Ai prezantoi potencialin investues të Kosovës, avantazhet konkurruese që vendi ofron për investitorët vendas dhe të huaj, si dhe zhvillimet më të rëndësishme në ekosistemin e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Gjatë ligjëratës u diskutua edhe ndikimi i liberalizimit të tregut në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë te mundësitë që krijon Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s, e cila pritet të nxisë investimet, të rrisë eksportet dhe të përshpejtojë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Përmes akademive verore, UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke u ofruar studentëve një përvojë praktike dhe njohuri të orientuara drejt nevojave të tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës nis fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!” për bashkatdhetarët

Published

on

By

Policia e Kosovës ka filluar sot në orën 11:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, zbatimin e fushatës vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e cila u kushtohet posaçërisht bashkatdhetarëve që vijnë për pushime.

Hapja zyrtare e kësaj fushate është bërë nga drejtori i Divizionit të Trafikut, i cili ka shpalosur detaje mbi angazhimet e shtuara policore, masat parandaluese që do të merren përgjatë sezonit veror, si dhe ka nisur shpërndarjen e broshurave informative. Kjo fushatë ka për qëllim kryesor rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Fletë-palosjet që po u shpërndahen mërgimtarëve në pikën kufitare përmbajnë këshilla të rëndësishme njoftuese rreth rregullave të pjesëmarrjes në trafik, si dhe udhëzime praktike që çdo drejtues mjeti duhet t’i ketë parasysh menjëherë pas hyrjes në territorin e Republikës e Kosovës, për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar një qarkullim të sigurt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara