Sport

​Kroos tregon se çfarë ka përjetuar në gjashtë muajt e fundit, tregon nëse do të luajë në Ligën e Kampionëve

31-vjeçari thotë se rikuperimi i tij po shkon mirë.

Published

on

Toni Kroos është i lumtur që po rikthehet për Real Madridin derisa ka zbuluar se i ka kaluar disa muaj për duke luajtur me dhimbje.

Mesfushori gjerman nuk ka luajtur në një ndeshje garuese që nga Kampionati Evropian Euro 2020 në qershor pasi kishte një problem në ijë.

31-vjeçari thotë se rikuperimi i tij po shkon mirë dhe ka zhvilluar stërvitje të plota në seancat e fundit.

Duke folur për “Goal.com”, Kroos bëri të ditur se ka luajtur me dhimbje si për Realin ashtu edhe për Gjermaninë dhe ishte i detyruar të merrte medikamente për ta mposhtur dhimbjen gjashtë ndeshjeve.

“Jam shumë i lumtur sepse i kam zhvilluar tri seanca stërvitore pa pasur dhimbje pas gjashtë apo shtatë muajve. Është ndjenjë shumë e mirë. Nuk kam luajtur për tre muaj, ndeshja r fundit ishte më 29 qershor ne Euro 2020 por më duhet që ta fitojë ritmin.”, tha fillimisht Kroos.

“Nga tani e tutje ne mund të fillojmë të mendojmë për ndeshjet. E kemi arritur pikën ku doja të arrija. Ishte kohë shumë e vështirë për mua.”, shtoi ai.

I pyetur nëse do të jetë i gatshëm të luajë kundër Sheriff Tiraspolit në Ligën e Kampionëve, Kroos u përgjigj: “Jam përgatitur dhe mendoj se do të jem në skuadër. Do të flas me Ancelottin dhe do të vendosim se cila është më e mira për të gjitha”.

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Sport

Vozinha: “Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë”

Published

on

By

Vozinha ka folur për ndryshimin e jetës së tij pas rritjes së famës, duke treguar se tashmë përballet shpesh me kërkesa për fotografi dhe autografe, por edhe me situata kur njerëzit e filmojnë pa leje.

“Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Tani, kur dal apo shkoj në restorante, gjithmonë është dikush që dëshiron të bëjë një foto me mua ose të kërkojë një autograf. Ose, edhe më keq, dikush më filmon”, ka thënë ai.

Vozinha ka treguar gjithashtu se gjatë Kupës së Botës kishte interes të madh nga kompani dhe marka të ndryshme për bashkëpunime me të.

“E di që gjatë Kupës së Botës, shumë kompani dhe marka donin të bashkëpunonin me mua. Por, gjatë kohës që garonim, bëra vetëm një bashkëpunim promocional, me UFL Mobile”, u shpreh ai.

Ai theksoi se aktualisht nuk dëshiron të bashkëpunojë me kompani që lidhen me duhanin, alkoolin apo bastet sportive.

“Për momentin, nuk dua të punoj me marka të duhanit, alkoolit apo basteve”, deklaroi Vozinha.

Në fund, ai pranoi se, pavarësisht famës dhe mundësive të reja, do të preferonte jetën që kishte para se të bëhej kaq i njohur.

“Të jem i sinqertë, nëse do të më jepnin jetën që kam sot ose jetën që kisha më parë, do të zgjidhja atë që kisha më parë”, përfundoi ai.

D.L

Continue Reading

Sport

Calciomercato: Zhegrova i dërgon mesazh Spallettit, pritet të luftojë për një vend titullari te Juventusi

Published

on

By

Gazeta e njohur italiane “Calciomercato” ka shkruar për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi golin e vetëm të Kosovës në humbjen 3-1 ndaj Austrisë.

Ylli i Juventusit u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke konfirmuar formën e tij të mirë në javët e fundit.

Paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen edhe në Itali. “Calciomercato” vlerëson se goli ndaj Austrisë përbën një mesazh të qartë për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti.

“Penalltia nuk e largoi humbjen nga Austria, por konfirmoi formën e fortë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni”, shkruan mediumi italian.

Sipas “Calciomercato”, kjo paraqitje mund t’i japë Zhegrovës një rol më të rëndësishëm në planet e Spallettit, pasi sezonin e kaluar trajneri nuk arriti të marrë më të mirën nga sulmuesi kosovar.

“Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të mbështetej në versionin e tij më të mirë”, vijon artikulli.

Mediumi italian thekson gjithashtu se Zhegrova pritet të konkurrojë me portugezin Francisco Conceição për një vend në formacionin titullar të Juventusit.

“Ai tashmë mund të ketë një rol më të rëndësishëm në rotacionin e Juventusit, duke pasur vetëm dy kompeticione për të garuar me bashkëlojtarët, Serie A dhe Kupën e Italisë. Me formacionin 4-2-3-1 që përdor Luciano Spalletti, kosovari është kandidat për pozitën e Conceiçãos në krahun e djathtë”, shkruan “Calciomercato”.

Megjithatë, për momentin Zhegrova është i fokusuar te Kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” do të përballen të enjten me Izraelin në Hungari, në një tjetër ndeshje të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara