Sport

​Kroos i jep lamtumirën Gjermanisë: Ishte nder dhe krenari, tani fokusohem te Real Madridi

Published

on

Toni Kroos ka njoftuar se nuk do të luajë më për Kombëtaren e Gjermanisë.

Ylli i Real Madridit është vetëm 31 vjeç, por mendon se është koha e duhur për të ndërprerë angazhimet e tij.

Kroos ishte pjesë e rrugëtimit të tij me Gjermanin në Kampionatin Evropian Euro 2020 ku pësoi humbje nga Anglia me rezultat 2-0 në çerekfinale, përcjellë KosovaPress.

Njoftimin për pensionimin e tij mesfushori gjerman e ka dhënë nëpërmjet rrjeteve të tij sociale.

“Unë kam luajtur për Gjermaninë 106 ndeshje. Nuk do të vazhdojë më. Unë do të kisha dëshiruar shumë dhe dhashë gjithçka që ky numër të arrijë në 109 dhe që ky titull i madh, Kampionati Evropian të shtohej në karrierën time.”, ka shkruar Kroos.

“Unë kisha marrë vendimin për t’u larguar pas këtij turneu para disa kohësh. Ishte e qartë për mua se nuk do të isha në dispozicion për Kupën e Botës 2022 në Katar”.

“Kryesisht sepse unë dua të përqendrohem plotësisht në qëllimet e mia me Real Madridin për vitet e ardhshme. Përveç kësaj, tani e tutje unë me qëllim do t’i jap vetes pushim. Dhe për më tepër, si bashkëshort dhe baba, unë gjithashtu dua të jem pranë gruas dhe tre fëmijëve të mi”, vazhdoi Kroos.

“Ishte një nder i madh për mua që isha në gjendje të vishja këtë fanellë për një periudhë kaq të gjatë kohore. Unë e bëra atë me krenari dhe pasion”.

“Faleminderit të gjithë tifozëve dhe mbështetësve që më mbështetën me duartrokitjet dhe brohoritjet e tyre. Dhe faleminderit të gjithë kritikëve për motivimin shtesë. Në fund do të doja t’i thoja shumë faleminderit Jogi Lovit. Ai më bëri një lojtar kombëtar dhe kampion bote. Ai më besoi. Ne kemi shkruar një histori suksesi për një kohë të gjatë”, ka shkruar në fund Kroos.

Sport

Vusal Isgandarli shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

By

Vusal Isgandarli është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Sulmuesi i FC Malisheva u vlerësua për paraqitjen e tij fantastike në ndeshjen ndaj SC Gjilanit, ku shënoi plot tre gola dhe ishte vendimtar në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Hat-tricku i Isgandarlit i siguroi Malishevës tri pikë të rëndësishme, me skuadrën që aktualisht kryeson tabelën e Superligës.

Çmimi tradicional “Ylli i Javës” ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ndërsa përzgjedhja bëhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Me tre gola në një ndeshje dhe një tjetër paraqitje vendimtare, Isgandarli është shpërblyer me çmimin për futbollistin më të dalluar të xhiros së katërt.

D.L

Continue Reading

Sport

Taranto 2026 mbyllet me rekord medaljesh, ja bilanci për Kosovën dhe rajonin

Published

on

By

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” kanë përfunduar pas 15 ditësh garash, me Italinë që dominoi bindshëm në tabelën e medaljeve. Në këtë edicion morën pjesë 26 shtete dhe rreth 3 mijë e 800 sportistë, ndërsa u ndanë gjithsej 1 mijë e 853

Në krye të renditjes përfundimtare qëndroi Italia, nikoqire e Lojërave, me plot 224 medalje, prej tyre 74 të arta, 78 të argjendta dhe 72 të bronzta. Italia vendosi kështu edhe një rekord të ri të Lojërave Mesdhetare.

Në vendin e dytë u rendit Turqia, me 111 medalje – 41 të arta, 28 të argjendta dhe 42 të bronzta. Podiumi u kompletua nga Greqia, e cila fitoi 71 medalje, përfshirë 26 të

Franca përfundoi me 88 medalje, ndërsa Spanja me 81. Pas tyre u renditën Egjipti me 58, Maroku me 44, Algjeria me 40 dhe Kroacia me 39 medalje.

Kosova me nëntë medalje

Kosova e mbylli këtë edicion me një bilanc prej 9 medaljesh: 2 të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Delegacioni kosovar ishte më i madhi në histori, me 163 sportistë në 21 sporte. Nëntë sportistë arritën të fitojnë medalje, që përbën një rekord për Kosovën në Lojërat

Medaljet e arta u fituan nga Donjeta Sadiku në boks dhe Islam Selmani në karate. Xhudoja solli pesë medalje, ndërsa dy medalje të argjendta erdhën nga peshëngritësi

Kosova u rendit në vendin e 15-të në tabelën përfundimtare.

Shqipëria dhe vendet e rajonit

Shqipëria e mbylli garën me 6 medalje – 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta, duke u renditur në vendin e 16-të.

Kroacia, ndërkohë, pati një paraqitje dukshëm më të suksesshme, me 39 medalje, përfshirë 6 të arta.

Sllovenia fitoi 19 medalje, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nga 6 medalje secila. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut fituan nga një medalje e artë, dy të argjendta dhe tri të bronzta.

Bilanci i disa prej shteteve kryesore

Italia: 224 medalje – 74 të arta, 78 të argjendta, 72 të bronzta

Turqia: 111 – 41 të arta, 28 të argjendta, 42 të bronzta

Franca: 88 – 25 të arta, 21 të argjendta, 42 të bronzta

Spanja: 81 – 18 të arta, 35 të argjendta, 28 të bronzta

Greqia: 71 – 26 të arta, 26 të argjendta, 19 të bronzta

Egjipti: 58 – 23 të arta, 16 të argjendta, 19 të bronzta

Kroacia: 39 – 6 të arta, 18 të argjendta, 15 të bronzta

Sllovenia: 19 – 3 të arta, 4 të argjendta, 12 të bronzta

Kosova: 9 – 2 të arta, 3 të argjendta, 4 të bronzta

Shqipëria: 6 – 2 të arta, 1 të argjendtë, 3 të bronzta

Maqedonia e Veriut: 6 – 1 e artë, 2 të argjendta, 3 të bronzta

Mali i Zi: 6 – 1 e artë, 2 të argjendta, 3 të bronzta

Bosnja dhe Hercegovina: 6 – 1 e artë, 0 të argjendta, 5 të bronzta.

Një tjetër moment historik ishte ceremonia përmbyllëse, ku flamuri i Lojërave Mesdhetare iu dorëzua Prishtinës, e cila do të jetë nikoqire e edicionit të ardhshëm në vitin 2030.

D.L

Continue Reading

Sport

Cristian Tello i jep fund karrierës në moshën 35-vjeçare

Published

on

By

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Cristian Tello, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare.

Tello, i formuar në akademinë e njohur të Barcelonës, La Masia, u bë i njohur gjatë periudhës së tij me gjigantin katalanas.

Gjatë karrierës, spanjolli ka veshur fanellat e disa klubeve, përfshirë Porton, Fiorentinën, Real Betisin, Al-Fateh, Al-Orobah dhe Los Angeles, ndërsa aventura e tij e fundit ishte te Palm City në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me Barcelonën, Tello fitoi titullin e LaLigës, ndërsa me Real Betisin triumfoi në Kupën e Mbretit. Ai gjithashtu fitoi MLS Cup me Los Angeles.

Në një mesazh për largimin nga futbolli, Tello ka falënderuar sportin që i dha mundësinë të luante në nivelin më të lartë për 16 vjet.

“Sot është një nga ato ditë të vështira për çdo lojtar. Është koha t’i them lamtumirë futbollit profesionist. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të mund të shijoja atë që dua, në nivelin më të lartë, për 16 vjet. E konsideroj veten vërtet të privilegjuar. Tani fillon një kapitull i ri në jetën time.”

Me fanellën e Barcelonës, ish-sulmuesi i krahut regjistroi 86 paraqitje, duke shënuar 20 gola dhe 14 asistime.

Tello largohet nga futbolli profesionist pas një karriere 16-vjeçare, në të cilën pati mundësinë të luante në disa prej kampionateve më të njohura të Evropës dhe më gjerë.

D.L

Continue Reading

Sport

Zhegrova mbetet te Juventusi, dështon transferimi te Al-Ittihad

Published

on

By

Edon Zhegrova do të ketë një tjetër mundësi për të fituar besimin te Juventusi, pasi transferimi i mundshëm i tij te skuadra saudite Al-Ittihad nuk do të realizohet.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, për shkak të spekulimeve të vazhdueshme për një largim nga “Zonja e Vjetër”.

Në ditët e fundit, situata u bë edhe më e paqartë pasi trajneri Luciano Spalletti vendosi të mos e përfshijë Zhegrovën në listën e lojtarëve për Ligën e Evropës.

Një nga destinacionet e përfolura për sulmuesin kosovar ishte Al-Ittihad, por kjo mundësi tashmë është mbyllur.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, ishte pikërisht klubi saudit ai që vendosi të mos vazhdonte me negociatat për transferimin e Zhegrovës.

“Edon Zhegrova nuk do t’i bashkohet Al-Ittihadit. Afati kalimtar në Arabinë Saudite tashmë është mbyllur dhe Al-Ittihad vendosi të mos e vazhdojë marrëveshjen për Zhegrovën. Ai ishte i treti në listën e tyre, por në fund zgjodhën të mos e realizonin këtë transferim”, ka raportuar Romano.

Kësisoj, Zhegrova do të mbetet te Juventusi dhe tashmë sfida e tij kryesore është të bindë Spallettin se meriton më shumë hapësirë në skuadër.

Sulmuesi kosovar u aktivizua edhe në derbin ndaj AC Milanit, por pati shumë pak kohë për të treguar vlerat e tij, pasi u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 89-të.

Tani, me mundësinë e largimit nga Torino të mbyllur, Zhegrova duhet të shfrytëzojë çdo minutë në dispozicion për të rikthyer veten në planet e trajnerit italian.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara