Lajmet

​Krasniqi: Të premten organizohet seanca për betimin e kryetarit në veri të Mitrovicës

Krasniqi ka folur edhe për vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Published

on

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në ministri se të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit.

Lidhur me kryetarët e sapozgjedhur në katër komunave veriore të vendit, ai ka thënë se do të organizohet ceremoni betimi në secilën komunë.

“Nuk digjet mandati i kryetarëve dhe asamblistëve të komunave, janë të parapara afatet ligjore që janë tri herë nga 15 dhe mandej prej momentit kur konstituohet Kuvendi fillon rrjedha e afatit prej 30, për dhënien e betimit të kryetarëve të komunave. Me ta jemi dakorduar individualisht që me secilën komunë do ta organizojmë seancën e betimit të kryetarit dhe aty ku ka nevojë edhe të konstituimit të Kuvendit. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në MAPL që të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit dhe gjithçka do të jetë në proces të organizimit në mes Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut…në sallën e Kuvendit Komunal aty ku e kanë vendin asamblistët dhe kryetari i komunës”, tha ai.

Pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin e vendit dhe kryetarët e komunave të Kosovës, Krasniqi ka folur edhe për vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për çka ka theksuar se pas përfundimit të vlerësimit të ligjshmërisë, i njëjti do të dërgohet të instancat e tjera.

“Vendimi është marrë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është aktualisht në ministrinë tonë në trajtim e sipër, kurdo që përfundon vlerësimi i ligjshmërisë aktit ne do të dërgojmë tek instancat tjera”, tha ai.

Ndërsa lidhur me çështjen e të hyrave vetanake, ai ka thënë se Ministria e Financave i ka hapur dyert për zgjidhjen e këtij problemi.

“Sa i përket të hyrave vetanake ministri i Financave edhe në Kuvendin e Kosovës e ka dhënë përgjigjen meritore. Sot edhe njëherë ministri i Financave në emër të Qeverisë e hapi derën për zgjidhjen e këtij problemi faktikisht nuk është problem për shkak se ne vetëm po e implementojmë një amendament të bërë në ligjin e buxhetit. Nëse duhet të ndryshohet ky amendament atëherë sot ministri i Financave edhe njëherë u kërkoi kryetarëve të komunave të bëjnë kërkesë dhe ajo do të trajtohet. Gjithashtu, edhe çështja e pronës është diskutua ne si qeveri kemi impelemtnuar ligjin, është bërë një vlerësim i pronave dhe përgjegjësia i është jep në vitin 2018 ministrisë së Financave, në bazë të kësaj vlerësimi të pronave është caktuar edhe përgjegjësia e secili nivel dhe tani është plotësim ndryshimi i ligjit të tatimit në pronë dhe sigurisht që do të merren parasysh të gjitha kërkesat edhe të nivelit lokal por edhe si nivel qendror”, theksoi ai.

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara