Sport

​Krasniqi siguron medalje, vazhdon në finale të Kampionatit Evropian

Published

on

Distria Krasniqi veçse ka siguruar një medalje për Kosovën. Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, rusen Sabina Giliazova.

Në kuadër të kategorisë deri në -48 kilogram, Krasniqi do të përballet në finale me dy herë kampionen e botës, ukrainasen Daria Bilodid.

Në rrugën drejt finales, Distria në raundin e parë kaloi pa ndeshje, në raundin e dytë e mposhti italianen Francesca Giorda, në raundin e tretë e eliminoi izraeliten Shira Rishony, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi kundër Sabina Giliazova të Rusisë.

Sport

Migjen Basha, shqiptari në krye të klubit zviceran Lausanne në drejtim të përkohshëm

Published

on

Klubi zviceran Lausanne ka ndërmarrë ndryshime në stafin teknik pas largimit të trajnerit Peter Zeidler.

Skuadrën e parë përkohësisht do ta udhëheqë një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha.Basha, i lindur në Lausanne dhe pjesë e klubit që nga viti 2022, aktualisht mban rolin e Menaxherit të Talenteve dhe tashmë do të ketë përgjegjësi edhe në drejtimin e skuadrës së parë deri në fund të sezonit.

Së bashku me Neumayr, ish-futbollist dhe pjesë e stafit teknik të klubit, ata do të udhëheqin ekipin në ndeshjet e mbetura, deri në emërimin e trajnerit të ri.

“Për të mbyllur sezonin, ekipi i parë do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe Migjen Basha, të dy anëtarë të stafit teknik të ekipit të parë”, ka njoftuar klubi.Ky zhvillim e vendos Migjen Bashën në një rol të rëndësishëm brenda strukturës së Lausanne, duke marrë përkohësisht edhe përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës në nivelin më të lartë.

 

Continue Reading

Lajmet

E pandalshme: Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit

Published

on

By

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, vazhdon marshimin drejt medaljes në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Tbilisi. Kampionia olimpike tashmë ka siguruar një vend në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Në çerekfinale, Distria tregoi klasin e saj duke e eliminuar xhudisten polake, Aleksandra Kaleta. Ky sukses erdhi pas një dominimi të plotë në tatami, duke konfirmuar formën e lartë të sportistes kosovare.

Rrugëtimi i Distrisë deri këtu ishte i sigurt, fillimi kaloi pa luftë si bartëse e parë, ndërsa herën e dyte eliminoi pa vështirësi çeken Tereza Bodnarova, dhe në çerekfinale mposhti polaken Kaleta për të siguruar biletën mes katër më të mirave.

Distria Krasniqi tani është vetëm një hap larg finales dhe synon të stoliset me medaljen e artë në këtë kampionat, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Infantino: Irani “me siguri” do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pavarësisht tensioneve

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se Irani “me siguri” do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, edhe pse situata gjeopolitike dhe konflikti me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin kanë ngritur pikëpyetje për sigurinë e pjesëmarrjes së tij.Duke folur në forumin “Invest in America” të CNBC-së, Infantino theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Iranit në turne, duke thënë se vendi e ka siguruar kualifikimin dhe se lojtarët duhet të kenë mundësinë të luajnë.

“Ekipi kombëtar iranian do të vijë me siguri. Shpresojmë që deri atëherë situata të jetë e qetë. Irani duhet të vijë, sepse ata përfaqësojnë popullin e tyre dhe janë kualifikuar. Lojtarët duan të luajnë”, u shpreh ai.Infantino shtoi se gjatë një takimi me përfaqësuesit e Iranit në Antalia të Turqisë ishte impresionuar nga skuadra dhe dëshira e tyre për të marrë pjesë në turne.

“Shkova t’i takoja. Është një ekip i mirë dhe ata vërtet duan të luajnë. Sporti duhet të qëndrojë jashtë politikës”, tha ai.

Megjithatë, ai pranoi se ndarja mes sportit dhe politikës nuk është gjithmonë e mundur.

“Nuk jetojmë në hënë, jetojmë në Tokë. Por nëse askush nuk punon për të ndërtuar ura, atëherë ne e bëjmë atë punë”, shtoi kreu i FIFA-s.

Kupa e Botës 2026 do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika. Sipas planit aktual, Irani është parashikuar të luajë dy ndeshje të fazës së grupeve në Inglewood, Kaliforni dhe një në Seattle.

Tensionet e fundit kanë shtuar pasiguritë rreth pjesëmarrjes së Iranit, ndërsa zyrtarë iranianë dhe amerikanë kanë dhënë deklarata kontradiktore për situatën dhe sigurinë e ekipit gjatë turneut.

Continue Reading

Lajmet

Distria Krasniqi e nis me fitore në Tbilisi

Published

on

By

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në xhiron e dytë të kategorisë deri në 52 kg, Distria dominoi plotësisht ndaj çekes Tereza Bodnarova, duke fituar me “Waza-ari”.

Si bartëse e parë në kategorinë e saj, Distria ishte e lirë në xhiron e parë dhe tashmë vazhdon rrugëtimin drejt zonës së medaljeve. Sot në tatami pritet të dalin edhe Fatjona Kasapi (52 kg) dhe Erza Muminoviq (48 kg).

Gara në Gjeorgji ka mbledhur rreth 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme, ku Kosova përfaqësohet me ekipin e saj elitar. Garimi për xhudistët tanë do të vijojë edhe të premten, ku në tatami do të zbresin Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

Continue Reading

Të kërkuara