Sport

​Kosova synon befasinë kundër Spanjës: Formacionet e mundshme

Publikuar

Me fillim nga ora 20:45, Kosova sot zhvillon ndeshjen kundër Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të grupeve në kuadër të botërorit “Katari 2022”.

Të dy kombëtaret pozicionohen në Grupin B së bashku me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Në xhiron e kaluar, Kosova regjistroi barazim 1:1 kundër Greqisë, ku në minutat e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 90’+2 shtesë, sulmuesi Vedat Muriqi ua siguroi “Dardanëve” një pikë të vlefshme.

Në anën tjetër, Spanja rikthehet nga fitorja me rezultat 4:0 kundër Gjeorgjisë, fitore kjo e cila momentalisht ia siguron vendin e parë në Grupin B.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara “Dardanët” gjenden në pozitën e tretë në tabelë me gjithsej katër pikë, një më shumë se Greqia që zë vendin e katërt.

Ndërsa pas pesë xhirove, Spanja zë vendin e parë në renditje tabelare me gjithsej 10 pikë, një më shumë se Suedia në vendin e dytë, me dy ndeshje më pak.

Formacionet e mundshme:

Kosova (4-3-3): Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Halimi, Dresevic, Berisha; Rashica, Muriqi, Rashani

Spanja (4-3-3): Sanchez; Azpilicueta, Garcia, Albiol, Alba; Llorente, Rodri, Soler; Ferran Torres, Morata, Sarabia

Sport

Inter ndez motorrët, syrin te Dan Ndoye, anësori zviceran i Bolognës

Publikuar

nga

Giuseppe Marotta, i cili tani është President i Interit, po e drejton klubin me vendosmëri dhe përkushtim pas emërimit në detyrë. Ai vazhdon të mbajë edhe rolin e Administratorit të deleguar për çështjet sportive, një detyrë që e bën atë një figurë kyçe në menaxhimin e klubit. Marotta së fundi i ka vërë syrin Dan Ndoye, anësorit zviceran të Bolognës.

Në merkaton e verës, Inter po punon intensivisht për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Dy emrat e fundit të ardhur për të përmirësuar organikën e skuadrës janë Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski. Këta lojtarë pritet të japin kontribut të rëndësishëm në strukturën e skuadrës së Antonio Inzaghit, trajnerit të ri të Interit.

Një nga synimet kryesore të klubit është të plotësojë krahët e ekipit. Ata janë në bisedime për të blerë Dan Ndoye, anësorin zviceran të Bolognës. Ndoye njihet për aftësitë e tij teknike dhe për prirjen ofensive, por ka nevojë për përmirësime në fazën mbrojtëse. Interi është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro për shërbimet e tij, nëse ata arrijnë të shesin Dumfries.

Një tjetër objektiv në merkato është afrimi i një portieri. Preferenca e klubit është për brazilianin 25-vjeçar Bento, i cili momentalisht vlerësohet në 20 milionë euro. Planifikimi i Interit është që ta sjellë atë për të ndarë përgjegjësitë në portë me Sommer dhe eventualisht për ta bërë atë titullar nga vera e 2025-ës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Pepe 41 vjeç, lojtari më i vjetër në Euro 2024

Publikuar

nga

Në Kampionatin Evropian të vitit 2024, futbollisti portugez Pepe, në moshën e tij 41-vjeçare dhe 109 ditë, ka bërë histori si lojtari më i vjetër që ka marrë pjesë në këtë turne. Ai është një nga figurat më të njohura të futbollit modern dhe ka treguar një rezistencë të paimagjinueshme ndaj kohës dhe konkurrencës së fuqishme në nivelin e lartë të futbollit.

Pepe është përballur me sfida të mëdha dhe ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme, duke u bërë një nga ngulitësit kryesorë të mbrojtjes së Portugalisë. Ai është kthyer në një lider të skuadrës dhe një simbol i krenarisë kombëtare. Me 137 paraqitje për Portugalinë dhe tetë gola të shënuar, Pepe vazhdon të kontribuojë në suksesin e ekipit të tij me një karrierë të pasur dhe të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare.

Për Pepen kjo nuk është hera e parë që shkruan histori. Ai ka lënë gjurmë edhe në Champions League dhe ka treguar një aftësi të pazakontë për të performuar në momente të rëndësishme të garave. Përveç karrierës së tij sportive të madhe, ai gjithashtu është një figurë e respektuar dhe admiruar në botën e futbollit për integritetin dhe profesionalizmin e tij.

Me një prirje të vazhdueshme për të përmirësuar dhe për të arritur rezultate të shkëlqyera, Pepe mbetet një shembull frymëzues për gjeneratat e reja të futbollistëve dhe një simbol i përkushtimit ndaj sportit dhe kombit të tij. Roli dhe kontributi i tij në Kampionatin Evropian 2024 është një dëshmi e qartë e vlerës së përvojës dhe karakterit në botën e futbollit të sotëm./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Rikthim në kohë, shkëlqimi i Pirlos për Italinë në Euro 2012

Publikuar

nga

Legjenda e Italisë, Andrea Pirlo nuk e ka fituar kurrë Kampionatin Evropian me Italinë, por shkëlqeu në disa raste gjatë turneut, veçanërisht në vitin 2012, kur “Azzurri” arriti në finale.

Pirlo fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë, duke shënuar golin e hapjes për “Azzurri-t” në turneun kundër Ganës dhe arriti në finalen e Euros në 2012 kur kombëtarja e tij përfundimisht humbi nga Spanja.

Gjatë atij edicioni, skuadra e drejtuar nga Cesare Prandelli mundi Gjermaninë dhe Anglinë në fazën e eliminimit, por humbi mjerisht një finale nga Spanja 4:0.

Pavarësisht nga një fund i dhimbshëm i turneut, disa lojtarë të Azzurrit bënë përshtypje atë vit dhe UEFA ka bashkuar disa nga lëvizjet më të mira të Pirlos në Euro 2012./UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Sport

La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

Publikuar

nga

Është hedhur shorti për sezonin e ri të elitës së futbollit spanjoll La Liga. Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid tanimë kanë mësuar kalendarin e tyre, derisa tri skuadrat e mëdha do të luajnë ndeshjet e para në udhëtim.

Los Blancos e nisin mbrojtjen e titullit në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit, derisa Barcelonën e pret një udhëtim i vështirë në Mestalla ku përballet me Valencian.

Atletico Madrid gjithashtu do të ketë punë të vështirë në sfidën ndaj Villarrealit në xhiron e parë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara