Bota

​Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro

Publikuar

Qeveria Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e Republikës së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend.

Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.

Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend.

Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë gjobit Hungarinë me 200 milionë euro për politikat e azilit

Publikuar

nga

”European Court of Justice” (EJC) apo Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë eurosh (216 milionë dollarë) dhe një milion euro shtesë në ditë për moszbatimin e vendimeve të mëparshme që synonin ndryshimin e politikave të saj të azilit.

Vendimi vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatës në dhjetor 2020 në lidhje me procedurat për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe riatdhesimin e shtetasve të vendeve të treta.

Sipas një njoftimi për shtyp nga gjykata, ”moszbatimi i këtij vendimi përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”.

Gjyqtarët vendosën se ”Hungaria nuk ka marrë masat e nevojshme për të respektuar vendimin e vitit 2020 në lidhje me aksesin në procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, të drejtën e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare për të qëndruar në Hungari në pritje të vendimit përfundimtar mbi ankesën e tyre kundër refuzimit të kërkesës së tyre dhe largimin e shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Sulme kibernetike ndaj qeverisë zvicerane

Publikuar

nga

Faqet e internetit të qeverisë zvicerane u goditën të enjten nga një valë sulmesh kibernetike që ndërkohë priteshin duke qenë se këtë fundjave atje do të mbahet një samit ndërkombëtar, i thirrur nga Kievi për paqen në Ukrainë. Sulmet priteshin dhe mendohet se kanë lidhje me samitin.

Sulmet shkaktuan disa ndëprerje që  nuk arritën të dëmtonin rëndë veprimtarinë e njësive të prekura”, u shpreh qendra kombatare e sigurisë kibernetike.

Gjatë ditëve të fundit Zvicra ka regjistruar një umër në rritje sulmesh kibernetike dhe përhapje të informacionee të rreme para se përfaqësues të 90 shteteve dhe organizatave të mblidhen në Lucernë për të disktuaur gjetjen e një rrugë për arritjen e paqes në Ukrainë.

Rusia ndërkohë nuk është ftuar në aktivitet dhe ndërkohë e ka cilësuar atë si humbje kohe. Sipas autoriteteve zviceriane, Moska nuk u ftua për shkak se nuk kishte treguar interes për të marrë pjesë. Kjo mungesë ka bërë që aleatë të fuqishëm të Moskës, si Kina, të thonë se nuk ka kuptim të mbahen bisedime paqeje ndërkohë që njëra nga palët në luftë nuk merr pjesë në to./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Argjentinë për reformat e Milei

Publikuar

nga

Policia në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit jashtë Kongresit, përpara se të jepnin miratimin për reformat e shkurtimit të buxhetit në Senatin e vendit të mërkurën.

Demonstruesit të cilët thonë se masat do të dëmtojnë miliona argjentinas hodhën bomba me benzinë ​​dhe gurë. Një numër njerëzish u raportuan të plagosur, me mediat lokale që e përshkruan skenën si një “fushë beteje”.

Paketa e reformës, e propozuar nga presidenti i krahut të djathtë, Javier Milei për të ringjallur ekonominë, përfshin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ekonomike, uljen e pensioneve dhe zvogëlimin e të drejtave të punës. Masat kundërshtohen nga partitë politike të majta, sindikatat dhe organizatat shoqërore.

Por mocioni, i cili fillimisht u barazua 36-36 në Senat, u miratua paraprakisht të mërkurën pasi kreu i dhomës, Zëvendëspresidentja Victoria Villarruel, prishi barazimin. Projektligji me 328 artikuj tani do të shqyrtohet pikë për pikë përpara se të pritet miratimi i plotë.

Përpara miratimit të projektligjit në Senat, protestuesit brohorisnin: “Vendi nuk është në shitje, vendi mbrohet”, “si mundet një kryetar shteti ta urrejë shtetin?” Përleshjet shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të shkonin drejt Kongresit përmes gardheve, duke hedhur gurë mbi policinë.

Vazhdo të lexosh

Bota

Zjarri masiv mbulon rafinerinë e naftës në Kurdistan, flakët sfidojnë zjarrfikësit

Publikuar

nga

Më shumë se 30 zjarrfikës zbarkuan të enjten në mëngjes në Erbil të Kurdistanit për të shuar një zjarr masiv që përfshiu rafinerinë lokale të naftës.

Forcat civile të mbrojtjes thanë se një shpërthim i papritur në cisternën e naftës brenda rafinerisë stimuloi përhapjen e flakëve me shpejtësi në ambientet përreth. Incidenti ndodhi në zonën e Al-Kuverit.

“Isha afër rafinerisë kur dëgjova zhurmën e fortë të shpërthimit,” tha një dëshmitar i plagosur, ndërsa shumë persona të tjerë në orarin e punës paraqitën probleme të frymëmarrjes.

Zona ku u përhapën flakët shërben për nxjerrjen dhe rafinimin e naftës. Ndërtimi i tyre kompleks bëri që operacionet e shuarjes të zgjasin disa orë. Në muajin tetor një zjarr përfshiu edhe fabrikën e asfaltit në qytezën e Arbatit, duke i marrë jetën një punëtori. Ndërsa të dielën, në një fshat në jug të Sulajmanit vrau rreth 300 bagëti.

Sipas të dhënave nga Policia Rajonale e Kurdistanit, në vitin 2022 në vend u raportuan 7.546 incidente me zjarrin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara