Sport

​Kosova e mbyll kampanjën kualifikuese për “Katar 2022” me barazim ndaj Greqisë

Ky ishte barazimi i tretë me Greqinë në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Published

on

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Botërorin “Katari 2022”. Dardanët, të dielën në mbrëmje në stadiumin olimpik “Spyros Louis” në Athinë kanë barazuar me Greqinë, 1:1.

Ky ishte barazimi i tretë me Greqinë në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani. Paraqitja e Kosovës në këtë përballje ishte shumë më e mirë dhe më e disiplinuar taktikisht, teksa ky barazim i dha fund serisë prej katër humbjesh dhe jep shpresa për rikthim tek rezultatet pozitive në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Fillimi i ndeshje u takoi grekëve, të cilët ishin më këmbëngulës për të gjetur golin, teksa Dardanët synonin që të ndëshkojnë kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmeve. Në minutën e 10-të portën tonë e shpëtoi tërthorësja, teksa në minutën e 30-të një superpritje e Aro Muriqit evitoi golin. Më pas Kosova pati dy raste të mira nëpërmjet Rashicës (34’ dhe 38’), por gjuajtjet e tij nuk ishin të sakta.

Ndërkohë, një minutë para shkuarjes në pushim grekët e gjetën golin, kur Giorgos Masouras fitoi një duel ajror me Amir Rrahmanin dhe shënoi për 1:0. Në pjesën e dytë Kosova u shfaq më këmbëngulëse dhe në minutën e 55-të Vedat Muriqit ia mohoi golin tërthorësja, kur gjuajti bukur me kokë pas harkimit të Zhegrovës.

Angazhimi dhe dëshira e madhe për të gjetur golin u shpagua në minutën e 76-të, kur Amir Rrahmani shënoi nga afërsia pas harkimit të Zhegrovës. Ky i fundit pati mundësi shumë të mirë në minutën e 88-të, kur dribloi pothuajse gjithë mbrojtjen greke, por në fund gjuajtjen e tij nga vija e portës e dëboi një futbollist grek.

Një minutë më pas Vojvoda gjuajti me kokë pas harkimit të Zhegrovës, por vetëm pranë portës. Në minutat shtesë kur Kosova po e kërkonte edhe golin e fitores grekët për pak sa nuk shënuan, por një superpritje e Aro Muriqit evitoi golin. Në fund, Greqi – Kosovë u mbyll 1:1. Kosova e mbylli këtë cikël në pozitën e pestë në Grupin B, me 5 pikë, derisa Greqia në pozitën e tretë me 10 pikë.

Sport

City po përgatitë ofertë për yllin e Milanit

Published

on

Milani mund të mbetet pa njërin nga futbollistët e tyre më të rëndësishëm, Tijjani Reijnders.

Mesfushori holandez ka pasur një sezon të mrekullueshëm deri më tani dhe padyshim se ishte pika më e ndritshme e Milanit. 26-vjeçari në 45 ndeshje zytare deri më tani ka arritur të shënoj 13 gola, teksa ka asistuar edhe në katër të tjerë.

Calciomercato ka raportuar se kampionët në fuqi të Anglisë, Manchester City kanë shfaqur interesim për transferimin e holandezit.

City e sheh Reijndersin si zëvendësuesin adekuat të Kevin de Bruyne dhe janë gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për të.

Edhe pse mesfushori është pjesë e rëndësishme e Milanit, një largim i tij nga San Siro nuk mund të përjashtohet, sidomos nëse Rossonerët mbesin pa u kualifikuar në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

 

Continue Reading

Sport

Fenomenali Raphinha, gati të tejkaloi Messin

Published

on

By

Raphinha ka arritur një formë fenomenale këtë sezon dhe është gati të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve, duke u afruar shumë me arritjet e legjendës Lionel Messi. Në ndeshjen e fundit kundër Borussia Dortmundit, braziliani e zhbllokoi rezultatin në një mënyrë të pabesueshme, duke shtyrë në rrjetë një goditje të Cubarsí që po shkonte drejt portës, dhe ku ai ishte në kufijtë e pozicionit jashtë loje.

Ky ishte goli i tij i dymbëdhjetë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të kompeticionit. Por kontributi i Raphinhës nuk mbaroi me këtë gol. Ai dha edhe një asist për golin e dytë të Barcelonës, duke goditur me kokë pas një krosimi të shkëlqyer nga Lamine, për ta ndihmuar Lewandowskin të shënojë.

Në momentin e fundit të ndeshjes, Raphinha dha një asist tjetër, këtë herë me këmbën e majtë, duke pasuar për Lamine Yamal, i cili finalizoi me një goditje të saktë. Kështu, Raphinha mori pjesë në tre nga katër golat e Barcelonës në këtë fitore të thellë, duke e bërë atë një lojtar të papërsëritshëm në fushë.

Duke mbledhur të dy statistikat (gola dhe asistime), Raphinha ka arritur 19 pjesëmarrje direkte në gola në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, po aq sa kishte Leo Messi në sezonin e tij më të mirë në këtë kompeticion, 2011-2012. Askush tjetër nga lojtarët e Barcelonës nuk ka arritur këtë shifër deri tani, dhe duke parë formën e tij aktuale, Raphinha ka mundësinë reale ta tejkalojë këtë shifër, nëse Barça kalon në gjysmëfinale. Me tre ndeshje të tjera përpara, duket shumë e mundshme që Raphinha të bëhet lojtari i parë i Barcelonës që e kalon këtë rekord të Messi-t në Ligën e Kampionëve./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Llapi përballë Drenicës – sot nis ‘beteja’ për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Published

on

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të jetë sot skena e përballjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku Llapi dhe Drenica do të matin forcat për një vend në finale.

Vendasit, pavarësisht se po kalojnë një formë të dobët në kampionat dhe ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë, janë të vendosur që përmes Kupës të shpëtojnë sezonin dhe të sigurojnë një biletë drejt garave evropiane.

Nga ana tjetër, Drenica – që aktualisht po lufton për t’u rikthyer në Superligë – e sheh këtë ndeshje si një mundësi për të dëshmuar forcën e saj dhe për të marrë një rezultat pozitiv që do ta favorizonte në ndeshjen e kthimit.

Takimi ndërmjet Llapit dhe Drenicës fillon në 15:00 e pritet të sjellë emocione të forta në garën për finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

 

Continue Reading

Sport

Chermen Valiev nderon Shqipërinë, shpallet kampion Europe në mundje

Published

on

By

Shqipëria ka fituar një tjetër medalje të artë në arenën ndërkombëtare të sportit, falë mundësit Chermen Valiev, i cili triumfoi në finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë, Sllovaki.

Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në kategorinë deri në 74 kilogramë, mposhti në finale me rezultat 4-2 rusin Zaurbek Sidakov – sportist që garonte me flamurin neutral. Me këtë fitore, Valiev ngjitet në majën e Europës dhe i siguron Shqipërisë një tjetër sukses të rëndësishëm në këtë sport.

“Jam krenar që ngrita flamurin shqiptar në majë të Europës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen,” tha Valiev pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo është një tjetër arritje madhore për sportistin, i cili më herët ka qenë edhe medalist olimpik. Ndërkohë, suksesi i tij forcon pozitat e Shqipërisë në arenën europiane të mundjes, një disiplinë që vitet e fundit ka njohur ngritje të ndjeshme për ekipin kuqezi.

Ky nuk është i vetmi sukses për Shqipërinë në këtë kampionat: më herët, Zelimkhan Abakarov siguroi medaljen e bronztë në kategorinë 61 kilogramë, duke bërë që kombëtarja shqiptare të rikthehet me dy medalje nga ky edicion europian.

Kampionati Europian i Mundjes në Bratislavë ka mbledhur sportistët më të mirë të kontinentit dhe përfaqëson një nga arenat më prestigjioze të sportit në nivel ndërkombëtar. Fitorja e Valiev është pritur me entuziazëm nga publiku sportdashës në Shqipëri dhe nga vetë institucionet shtetërore./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara