Lajmet

​Kosova dhe Izraeli marrëveshje në fushën e arkivave

Çeku ka thënë se ky veprim është tregues i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve.

Published

on

Qeveria e Kosovës ka votuar për negocimin e një marrëveshjeje me shtetin e Izraelit në fushën e arkivave. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se ky veprim është tregues i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kabineti ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e arkivave ndërmjet Agjencisë shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Yad Vashem, Autoritetit për Përkujtim të Martirëve dhe heronjve të Holokaustit. Çeku ka thënë se kjo është vazhdimësi e marrëveshjeve që tashmë janë arritur me Izraelin në fushën e kulturës.

“Ky është një moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit tonë bilateral me shtetin e Izraelit dhe konkretisht në fushën e kulturës dhe është vazhdimësi e marrëveshjeve që tashmë janë arritur, ne para disa ditësh kemi nënshkruar marrëveshje edhe në fushën e bashkëprodhimit kinematografik me Qeverinë e Izraelit dhe do të kemi angazhim edhe për të thelluar më tutje bashkëpunimin tonë në kulturë dhe në sferat e tjera”, ka thënë Çeku.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në fund të kësaj jave do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik me Francën.

“Këtë të shtunë, në fundjavë do të nënshkruajmë marrëveshje të bashkëprodhimit kinematografik me Qeverinë e Republikës së Francës, pra në kuadër të Festivalit të Kanës që fillon këto ditë. Ne do të jemi atje për të nënshkruar edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme që hap mundësi të reja për filmbërësit e Kosovës, pra marrëveshjen e bashkëprodhimit filmik me Qeverinë e Republikës së Francës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se tani e tutje do të ketë vizita dhe marrëveshje bashkëpunimi edhe me shtete të tjera ndër të cilat edhe me Austrinë, Katarin, Holandën dhe Kroacinë.

Lajmet

Çitaku: Kurti duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare

Published

on

By

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare.

I bëjmë thirrje deputetit Kurtit të reflektojë, të zhbllokojë situatën, ta ndërrojë kandidaten, në mënyrë që institucionet të konstituohen. PDK-ja ka qenë e përgjegjshme dhe konstruktive gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të mundohemi me çdo gjë për ta zhbllokuar situatën”, tha Çitaku.

 

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: AAK e gatshme për kandidat konsensual

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka ofruar zgjidhje për të shmangur bllokimin e Kuvendit, duke u shprehur e gatshme të votojë një kandidat konsensual që në seancën e parë.

Ai theksoi se vonesat po e dëmtojnë Kosovën dhe akuzoi kryeministrin Albin Kurti për qëndrim të jashtëligjshëm në detyrë.

Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Ndryshe është duke e torturuar Kosovën kuptohet për të vazhduar të mbesë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshë. Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, tha Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Seanca konstituive ndërpritet, vazhdimi më 23 maj

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e nëntëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 23 maj në orën 11:00

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 52 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë.

54 deputetë kanë votuar për, kundër një,  asnjë abstenim, atëherë shihemi me 23 maj në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

 

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, se Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë.

Çfarë do që ka qenë në dorën tonë, ne e kemi bërë. Tani përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate mbetet te opozita. Siç e kam theksuar edhe më herët, shpresojmë që të reflektojnë në mënyrë që të mund ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.

Continue Reading

Të kërkuara