Lajmet

​Konstituohet Komisioni parlamentar për vettingun

Në këtë takim u diskutua edhe lidhur me planin e veprimit të Komisionit.

Published

on

Sot (e martë) është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, apo i njohur si procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë. Në këtë takim u diskutua edhe lidhur me planin e veprimit të Komisionit.

Kryetari i këtij komisioni, Kujtim Shala derisa shpalosi hapat qe duhet ndërmarrë theksoi se për planin e punës duhet të presin një draft nga administrata dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai tha se për këtë proces duhet bashkëpunim me qeverinë, presidencën dhe institucionet e drejtësisë.

“Pas adaptimit të teksteve te amendamenteve qe propozojmë ne dhe qe besoj se aty nuk kemi shumë punë se paku 30 deputetë të Kuvendit mund të propozojnë amendamente kushtetuese që i dorëzohen Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit në seancën e radhës e njofton Kuvendin me propozimet dhe kryetari i Kuvendi jo më vone se 7 ditë nga seanca ia dorëzon Gjykatës Kushtetuese ndryshimet kushtetuese të propozuara pas marrjes së vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese, Komisioni për Legjislacion brenda 5 ditëve i miraton dhe i dërgon për seancë propozimet. Amendamentet miratohen me 2/3 përfshirë edhe komunitetet jo shumicë. Ndryshimet e kushtetutës hyjnë në fuqi pas miratimit të Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Adnan Rrustemi nga LVV shprehu gatishmërinë dhe konsensusin për këtë proces me qëllim për t’i dhënë vendit një sistem efikas të drejtësisë.

Blerta Deliu nga PDK tha se kanë kërkuar qe një proces kaq i rëndësishëm t’i kthehet Kuvendit për atë qe ka kërkuar Venecia.

Derisa shprehu mbështetjen, Deliu-Kodra tha se do të japin kontributin e tyre si parti për punë efikase për këtë proces të cilin e ka kërkuar edhe PDK.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica tha se për procesin e vettingut nuk ka kohë për të humbur, por që krahas punës në komision duhet që politika të kërkojë një formë për të siguruar votën e Listës Serbe qe nevojitet për miratimin me 2/3 të ndryshimeve kushtetuese për procesin e vettingut.

Ndërsa deputeti i LVV-së, Dimal Basha nuk u pajtua me emërtimin e këtij komisioni.

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara