Sport

​Konjufca: Lufta e Xhevdet Pecit përveç sportive ishte edhe luftë për rezistencë

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:30 në fshatin Zhazhë të komunës së Mitrovicës.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe pranë trupit të pajetë të legjendës së boksit kosovarë, Xhevdet Peci, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Ai ka thënë se lufta që bënte Xhevdet Peci nuk ishte vetëm luftë sportive, por edhe luftë për rezistencë.

I pari i Kuvendit të Kosovës shtoi se Peci po triumfonte dhe po e prezantonte Kosovën në një kohë kur vendi ynë po shtypej dhe po provohej të pengohej në çdo formë të mundshme.

Peci vdiq më 9 maj në moshën 67-vjeçare në Shtetet Bashkuara të Amerikës, ku po qëndronte bashkë me familjen e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:30 në fshatin Zhazhë të komunës së Mitrovicës.

Sport

Milani me risi në futbollin e femrave, të drejta speciale për futbollistet që mbesin shtatzëna

Published

on

AC Milan ka marrë një hap revolucionar në mbështetjen e futbollisteve dhe stafit të tij femëror, duke u bërë klubi i parë elitar evropian që prezanton një politikë të veçantë për lehoninë. Në bazë të kësaj politike, lojtaret do ta përfitojnë një vazhdim automatik njëvjeçar të kontratës me të njëjtat kushte, nëse kontrata e tyre aktuale do të skadojë gjatë sezonit që ato mbesin shtatzënë.

Kontrata të siguruara, çdo lojtare që mbetet shtatzënë dhe ka një kontratë që skadon gjatë atij sezoni, do të përfitojë një vazhdim automatik njëvjeçar me të njëjtat kushte financiare dhe profesionale.

Lehtësira për nënat,  klubi do të sigurojë kujdes për fëmijët gjatë aktiviteteve sportive, duke mbuluar gjithashtu shpenzimet e udhëtimeve, përfshirë fluturimet dhe akomodimet për fëmijën dhe një shoqërues.

Ky vendim historik pritet të nxisë klube të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Milanit, duke ofruar më shumë mbështetje për gratë në futbollin profesionist./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

​Trepça-Bashkimi, mësohet data e finales së madhe

Published

on

By

Finalja e ProCredit Kupës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël të madh të basketbollit. Trepça dhe Bashkimi pas një rrugëtimi jo të lehtë do të luftojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00.

FBK bën thirrje te tifozët të respektojnë rregullat e të mos ketë incidente dhe kjo finale të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

FBK po ashtu është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, dy klubet Trepçën dhe Bashkimin, si dhe të gjitha Grupet e Interesit që organizimi të jetë sa më i mirë i mundshëm.

Continue Reading

Sport

​Euro-U21/ Kosova mëson rivalët e kualifikimeve

Published

on

By

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikueseve për “Evropianin U21”, të vitit 2027, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Nga shorti u përcaktua udhëtimi i 51 kombëtareve drejt finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027. Skuadrat kombëtare janë ndarë në gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra.

Kosova do të jetë në grupin A së bashku me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Në fazën finale të “Shqipëri dhe Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë.

Continue Reading

Sport

Shqipëria dhe Serbia pritëse, Kosova nis rrugën drejt finales së Europianit U-21

Published

on

Shorti i kualifikuesve për Europianin U-21 të vitit 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi, është hedhur, duke përcaktuar rrugëtimin e skuadrave drejt finales. Skuadrat janë ndarë në 9 grupe, dhe fituesit e grupeve, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë, do të kualifikohen për fazën finale. Shqipëria dhe Serbia janë kualifikuar automatikisht si vendet pritëse të turneut.

Kosova ka rënë në një grup të vështirë (Grupi A), ku do të përballet me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Ja ndarja e grupeve:

Grupi A: Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino

Grupi B: Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar

Grupi C: Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni

Grupi D: Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra

Grupi E: Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni

Grupi F: Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë

Grupi G: Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë

Grupi H: Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani

Grupi I: Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi

Tetë skuadrat e tjera të vendit të dytë do të përballen në play-off për katër vendet e mbetura në fazën finale të turneut, që do të zhvillohet me 16 ekipe.

Continue Reading

Të kërkuara