Lajmet

​Konferenca para apelit në rastin ndaj Gucatit dhe Haradinajt mbahet më 5 korrik

Kjo datë është caktuar nga kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit.

Published

on

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është caktuar Paneli i Gjykatës së Apelit në rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Gjithashtu është vendosur që konferenca para apelit të mbahet më 5 korrik. Kjo datë është caktuar nga kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit.

Ndërsa seanca do të jetë publike ku në bazë të rregullores së procedurës dhe provave, çdo personi të paraburgosur në pritje të apelit, i jepet mundësia të ngrejë çështje lidhur me apelin, përfshirë këtu edhe për gjendjen mendore dhe fizike të personit.

“Më 22 qershor, Kryegjykatësja në panelin e Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në pajtim me rregullën 178 të Rregullores, caktoi datën 5 korrik 2022, në orën 14:00 për konferencën para apelit në çështjen Gucati & Haradinaj”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati e Haradinaj kishin paraqitur njoftimet e tyre për apel kundër aktgjykimit të shqiptuar më 18 maj 2022.

Lidhur me këtë, dje përmes konferencës së rregullt që Dhomat e Specializuara e organizojnë një herë në javë përmes platformës “Zoom”, një zëdhënës dha informacionet e përditësuara.

“Të akuzuarit kërkojnë kapërcim të verdiktit të fajësisë së tyre ose ulje të dënimit në qoftë se verdiktet e fajësisë mbeten në fuqi. Në aktgjykim, trupi gjykues i shpalli dy të akuzuarit fajtorë për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. Trupi gjykues i shpalli dy të akuzuarit të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes të paraqitur në aktakuzë”, tha Michael Doyle.

Më 18 maj të këtij viti, trupi gjykues dënoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ish-krerët e OVL-UÇK janë arrestuar më 23 shtator të vitit 2020. Arrestimi i tyre dhe hapja e procesit gjyqësor ishte bërë pasi disa dokumente kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK, nga persona ende të panjohur, ndërsa këtë ngjarje atëherë krerët e organizatës e kishin bërë të ditur përmes konferencave për shtyp.

Lajmet

Aksident me fatalitet në Lluzhan, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur viktima u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pa iu ofruar ndihmë.

Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai ka ndërruar jetë të martën, më 25 gusht.

Ndërkaq, po më 25 gusht, organet e rendit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin që po ngaste automjetin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prezanton patentë shoferi të dyshuar si të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është ndaluar në ANP “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe të automjetit ka prezantuar një patentë shoferi të lëshuar nga një shtet tjetër, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Digjen tri vetura dhe një pjesë e shtëpisë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tri vetura dhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Selman Lokaj” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 01:10, ndërsa rrethanat e përhapjes së zjarrit ende nuk dihen.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mosmarrëveshje në Podujevë, nxirret arma dhe konfiskohen 36 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje verbale në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, një person dyshohet se ka kanosur një tjetër, i cili më pas dyshohet se ka nxjerrë armën në praninë e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 36 fishekë, një kuti përcjellëse me pajisje, si dhe lejen e armës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara