Lajmet

​Komisioni për Ekonomi miraton në parim projektligjin për punimet nga metalet e çmuara

Published

on

Është miratuar në parim projektligji për punimet nga metalet e çmuara. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar këtë projektligj, ku ministrja Rozeta Hajdari ka theksuar se me ligjin aktual ka mundësi për manipulime me përzierje të metaleve. Ajo është zotuar se me ligjin e ri do të plotësohet standardi që punimet duhet të kenë një shkallë të pastërtisë të përcaktuar. Nga takimet që ka pasur me Shoqatën e Artarëve të Kosovës ajo tha se dy kërkesat kryesore janë për vulë dhe sigurinë e tyre.

Ministrja e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se artarët janë pajtuar për vendosjen e vulës, meqë deri më tani ka pasur shumë manipulime.

“Arsyeshmëria për hartimin e projektligjit për punimet nga metalet e çmuara është përcaktim i kushteve, mënyrës dhe kontrollit të cilësisë të punimeve të punuara nga metalet e çmuara. Gjithashtu në këtë projektligj caktohen kërkesat e standardit IZO me të cilat përcaktohet shkalla e pastërtisë, përbërjes dhe mirëmbajtjes së metaleve të tjera. Pjesë prej metaleve jo të çmuara dhe jo metaleve rregullon kushtet dhe mënyrën e ekzaminimit të shënimit në harmonizim me shenjat ndërkombëtarisht të pranuara. Si dhe detyrimet mbi shpenzimet për ekzaminimin dhe shënimin”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka shtuar se mos-pajisja e përpunuesit në Kosovë me shenjën e përpunuesit dhe prodhuesit për punimet e tyre ka shkaktuar vështirësi në funksionimin e tregut.

Më tej, ajo ka theksuar se me ligjin aktual ka mundësi për manipulimin e përzierjes së metaleve.

“Me ligjin aktual kemi mundësi për të manipuluar me përzierjen e metaleve. Dhe me ligjin e ri pikërisht që është konform standardit IZO 9202 -2019 dhe po ashtu me vulën të cilën e aplikojmë me ligjin e ri, e kemi shmangien e hapësirës për përzierjen e metaleve të çmuara. Ne kemi laboratorë në Agjencinë e Metrologjisë”, ka shtuar ajo.

Udhëheqësja e sektorit për metale të çmuara, Sebahate Ibrahimi tha se bëjnë kontrollin e cilësisë së punimeve që janë në treg, ku për model kanë Slloveninë.

“Ne e bëjmë kontrollimin e punimeve të cilat janë në treg. Do të thotë punimet që shihen. A e kanë po atë cilësi të cilën është e paraparë me standardin 9202. Për shembull 14 karati apo 18 karati, ne e vlerësojmë a është po ajo cilësi që është e deklaruar në punim. Dhe pas kontrollit e cilësisë e vlerësojmë me shenjën shtetërore”, u shpreh Ibrahimi në këtë komision.

Anëtari i komisionit, Armend Muja ka pyetur ministren për problemet që kanë hasur që kanë bërë të mundur rregullimin urgjent.

“A mund të na tregoni se çfarë probleme keni hasur që është bërë i domosdoshëm rregullimi i cilësisë. A janë hasur gjatë kontrolleve dhe inspektimeve që nuk ka pasur cilësi, sepse ende diskutohet për 14 karatin ose përzierje të aliazhit. A ka pasur ndonjë analizë studimore paraprake që ka dokumentuar problemet të theksuara që e kanë bërë të mundur rregullimin urgjent”, ka pyetur Muja.

Ajo para anëtarëve të komisionit ka thënë se artarët janë edhe në rrezik për jetë.

“Artarët tanë kanë edhe sfidën e sigurisë. Ata të cilët janë pajtuar me çdo propozim që kemi sjellur, ne si qeveri dhe si parlament duhet të kujdesimi edhe për sigurinë e artarëve të Kosovës, sepse ka shumë rreziqe të mëdha dhe produktet e tyre nuk janë të siguruara. Kjo nuk rregullohet me Ligjin për Metalet e Çmuara, por do të shikohet në të ardhmen se si ta rregullojmë më së miri sigurinë e artarëve të Kosovës. Të cilët janë në rrezik të madh edhe për jetë. Kjo është shqetësuese për sigurinë e Kosovës”, ka deklaruar Hajdari.

Komisioni për Ekonomi ka vazhduar mbledhjen në oën 13:00 me përfaqësues të auditorit, por i njëjti ka qenë i mbyllur për media.

Lajmet

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ata do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.

Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci në Facebook

Continue Reading

Lajmet

​IPK-ja identifikon dobësi në pasqyrimin e gjobave dhe shkeljeve

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se ka të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Kjo është theksuar me një inspektim që IPK-ja e ka bërë rreth përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik.

Përmes një njoftimi për media, IPK-ja tha se inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, ndër të tjera, bazuar në informacionet që IPK kishte pranuar se zyrtarët policorë për arsye të ndryshme nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Inspektimi ka vënë në pah se ka dobësi/të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas IPK-së. gjatë krahasimit të të dhënave në gjoba dhe atyre të regjistruara në radar gjatë inspektimit janë hasur katër natyra të mospërputhjeve: Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba); Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra); Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra); Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit (në 3 nga 84 mostra).

IPK-ja në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një udhëzuesi lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtjen e një trajnimi shtesë për të pajisur personelin me njohuri të mjaftueshme, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të dobësive sa i përket vendosjes së të dhënave në pajisjet e matjes, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje, përdorimit efektiv të automjeteve me pajisje inteligjente, monitorimit të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet, aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve.

Continue Reading

Lajmet

Një aksident me fatalitet, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2289 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 70 aksidente trafiku me dëme materiale, 35 aksidente trafiku me të lënduar kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 10 janë dërguar në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi të njëjtit i janë gjetur nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishek.

Policia në Pejë njoftoi se pas informacionit për një përleshje fizike në fshatin Carrabreg-Deçan njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i janë gjetur dhe i janë konfiskuar armë të dyshuarit.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё“, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara