Lajmet

​Komisioni për Buxhet miraton rishikimin e buxhetit

Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Published

on

Komisioni për Buxhet, Pune dhe Transfere, me shtatë vota pro dhe një abstenim miratoi raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Ndërsa, në seancën e së enjtes në Kuvend pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2022.

Lajmet

Rektori i UBT-së mori pjesë në Tech Fest

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në Tech Fest 2025, një ngjarje e madhe e organizuar nga London School në bashkëpunim me DKA dhe DKRS në Universitetin e Mitrovicës.

Në këtë ngjarje u diskutuan temat më të fundit mbi programimin, robotikën dhe inteligjencën artificiale.

Gjatë pjesëmarrjes së tij, Prof. Dr. Edmond Hajrizi foli për mundësitë e shumta që ofron tregu i punës në Kosovë dhe më gjerë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit digjital.

Ai theksoi angazhimin e UBT-së për t’i përgatitur studentët dhe të rinjtë me aftësitë dhe njohuritë më të avancuara, duke i pajisur ata me kapacitete të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të rajonit.

Tech Fest 2025 mblodhi një grup të madh folësish të nivelit të lartë – nga drejtues institucionesh, CEO dhe inxhinierë, deri te ekspertë të edukimit dhe zhvillimit teknologjik. Ata ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre, duke frymëzuar brezin e ri të profesionistëve në Kosovë.

Continue Reading

Aktualitet

Sulmohet pika kryesore bërthamore në Iran

Published

on

Kreu i agjencisë globale mbikëqyrëse bërthamore ka konfirmuar se vendi kryesor i pasurimit bërthamor të Iranit në Natanz u godit nga sulmet izraelite në orët e para të së premtes.

Në një postim në X, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po “monitoronte nga afër situatën thellësisht shqetësuese në Iran”, shkruan BBC.

Agjencia tha se ishte në kontakt me autoritetet iraniane në lidhje me nivelet e rrezatimit në vend, si dhe me inspektorët e saj në Iran.

Continue Reading

Aktualitet

Irani ka lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit

Published

on

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Irani ka lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit gjatë orëve të fundit, pasi vendi premtoi hakmarrje për sulmet izraelite.

Zëdhënësi tha se 200 aeroplanë luftarakë izraelitë morën pjesë në sulmet kundër më shumë se 100 objektivave në Iran gjatë natës.

Sipas reuters, ai tha se Izraelin e presin “disa orë të vështira”. Sirena ajrore ranë paraprakisht në Izrael, ndërsa vendi u përgatit për hakmarrjen.

Në reagim të menjëhershëm pas sulmit, udhëheqësi suprem i Iranit tha se Izraeli “duhet të presë një ndëshkim të ashpër”.

“Regjimi sionist i ka sjellë vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, dhe me siguri do të përballet me të”, u shpreh ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një fushatë të paprecedentë sulmesh ajrore mbi territorin iranian, në një operacion të koduar “Luanin që Ngrihet” (Operation Rising Lion), duke goditur objektiva strategjike që përfshijnë uzina bërthamore, baza ushtarake dhe ndërtesa të lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane.

Continue Reading

Lajmet

Vijon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmojnë dy zyrtarë policorë

Published

on

By

Po mbahet seanca gjyqësore në rastin “Banjska”, ku sot pritet të dëgjohen dëshmitë e dy zyrtarëve policorë, Fahri Shala dhe Sedat Dushi.

Të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët ndodhen në masë paraburgimi, u sollën në seancë nën masa të rrepta sigurie.

Më 11 shtator 2023, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Deri më tani, në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar edhe zyrtarët policorë Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

Continue Reading

Të kërkuara