Sport

​KOK-u prezanton ekipin olimpik

Lojërat Olimpike dimërore do të zhvillohen në tri provinca të Kinës.

Published

on

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë sot prezantimin e ekipit olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Pekin 2022.

Lojërat Olimpike dimërore do të zhvillohen në tre provinca të Kinës, respektivisht në Pekin, Yanqing, dhe Zhangjiakou, dhe fillojnë nga data 4 deri më datën 20 shkurt.

Ndërkaq, sot Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën prezantoi sportistët që udhëtojnë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Në këtë konferencë, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tregoi dy sportistët të cilët kanë siguruar normën olimpike për këto LO, ku Kosova përfaqësohet nga Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

“Për herë të parë Kosova do të ketë dy sportistë të cilët do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, të cilat për vendin tonë është një debutim i dytë i radhës pas PyeongChang në vitin 2018, ku vendin tonë në atë kohë e përfaqësonte vetëm Albin Tahiri, i cili i njëjti sportist është kualifikuar edhe tash në lojërat e radhës, madje këtë herë me katër disiplina të skijimit alpin, si sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin”, tha Krasniqi.

Po ashtu, presidenti Krasniqi tregoi që skitarja Kiana Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova që merre pjesë në olimpiada të këtij lloji.

“Sportistja tjetër që përmendi sekretari është edhe Kiana Kryeziu e cila e përmendi arsyen pse nuk është në mesin tonë, e cila ka vetëm 17 vjet dhe ka arritur të kualifikohet qe të garojë në këto lojëra shumë të rëndësishme Pekin 2022. Gjithashtu, ajo e ka disiplinën sllallom, dhe sllallom të madh, edhe çka është e rëndësishme është që ajo na bënë krenare neve sepse është vajza e parë nga Kosova që merr pjesë në lojëra të tilla, siç janë Olimpiada Dimërore Pekin 2022”, tha presidenti i KOK-ut.

Më tej, fjalën mori edhe trajneri i Albin Tahirit dhe Kiana Kryeziut, Agim Popovci, i cili tregoi që deri te këto rezultate kanë arritur si pasojë e ushtrimeve të cilat i kanë kryer gjatë verës.

Për fund, skitari Albin Tahiri tregoi që është krenar ta përfaqësojë Kosovën në këto LO Pekin 2022, ku edhe falënderoi KOK-un dhe Federatën e Skitarisë për shansin e dhënë.

“Jam shumë krenar që përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin. Unë falënderoj Komitetin Olimpik dhe Federatën Skijetare që më besuan edhe një shans. Është një nder i madh për mua të jem këtu, çdo herë që e vesh flamurin e Kosovës ndjehem tejet krenarë. Shumë skitarë të tjerë kanë bërë një punë të mirë, siç e përmendi trajneri Agim Popovci. Në Lojërat PyeongChang isha vetëm unë, kurse tani jam unë dhe Kiana, kurse herën tjetër shpresoj që të jemi Kiana, unë dhe më shumë sportistë të tjerë”, shtoi ai.

Në fund, Tahiri tregoi që dëshira e parë e tij është mos ta kontraktojë virusin Covid-19, dhe ta bëjë Kosovën krenare në Pekin, dhe jo vetëm këtë herë, por edhe shumë herë të tjera.

Sport

Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë

Published

on

By

Delegacioni i Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), i përbërë nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Samir Ujkani, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani.

Gjatë takimit, presidenti Ademi e uroi ministrin Gashani për marrjen e detyrës së re, duke vlerësuar faktin që drejtimi i këtij dikasteri tashmë është në duart e një ish-futbollisti dhe pasionanti të madh të futbollit. Ai e informoi ministrin për zhvillimet në federatë, organizimin e garave vendore dhe përfaqësimin e ekipeve kombëtare të Kosova, duke ofruar bashkëpunim të plotë për avancimin e futbollit dhe promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ministri Gashani vlerësoi punën e bërë nga FFK-ja dhe përgëzoi sukseset e arritura nga ekipet kosovare. Ai theksoi se sporti për të nuk është vetëm një obligim institucional, por edhe një pasion i veçantë, duke garantuar vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit me federatën.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte infrastruktura sportive, e cila vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore për futbollin në Kosovë. Përfaqësuesit e FFK-së dhe ministri Gashani theksuan nevojën për përshpejtimin e punimeve në ndërtimin dhe përfundimin e stadiumeve, të cilat konsiderohen jetike për zhvillimin e sportit dhe organizimin dinjitoz të ndeshjeve vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Gashani bëri të ditur se është duke zhvilluar vizita në stadiumet që janë në ndërtim e sipër, duke konfirmuar se përfundimi i tyre është një nga prioritetet kryesore të ministrisë që ai drejton dhe se nuk do të tolerohen vonesa të pajustifikuara.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në kuadër të ‘play-off’-it për FIFA World Cup 2026, si dhe për rëndësinë e mbështetjes institucionale për organizimin sa më të mirë të tyre.

Continue Reading

Sport

Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva

Published

on

By

Kosova ka shënuar një paraqitje të suksesshme në Adriatik Pearl World Youth Boxing Cup për boksierët U19, e cila u zhvillua nga 2 deri më 12 mars në BudvaMali i Zi.

Boksieri kosovar Riad Isufi arriti të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë 55 kilogramë, duke përfaqësuar me sukses Kosovën në këtë turne të fortë ndërkombëtar ku morën pjesë boksierë të rinj nga shumë vende të botës.

Një vlerësim i veçantë iu dha edhe gjyqtarit ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli, i cili u shpall gjyqtari më i mirë i turneut dhe u nderua me një kupë mirënjohjeje për profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë garës.

Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme për boksin kosovar, duke dëshmuar për potencialin e sportistëve të rinj dhe për nivelin profesional të zyrtarëve sportivë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Paris Saint-Germain fiton 5-2 ndaj Chelsea

Published

on

Paris Saint – Germain mori një fitore të madhe 5-2 kundër Chelsea dhe ka një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në Londër.

Bradley Barcola hapi rezultatin për Parisin me një gjysmë-vole të bukur, por Malo Gusto barazoi për Chelsean. Më pas Ousmane Dembélé riktheu epërsinë për PSG.

Chelsea barazoi përsëri me golin e Enzo Fernández, por Vitinha e bëri 3-2 për parisienët.

Në fund, zëvendësuesi Khvicha Kvaratskhelia shënoi dy gola dhe vulosi fitoren 5-2 për ekipin e trajnerit Luis Enrique, duke i afruar shumë me çerekfinalen.

Continue Reading

Sport

Real Madrid mposht Manchester City 3-0

Published

on

Real Madrid fitoi bindshëm 3-0 ndaj Manchester City, me një paraqitje të shkëlqyer të kapitenit Federico Valverde.

Goli i parë erdhi pas një pasimi të gjatë nga portieri Thibaut Courtois, ku Valverde kaloi portierin dhe shënoi. Më pas ai realizoi edhe dy herë të tjera, duke kompletuar hat-trick para pushimit.

Në pjesën e dytë, Vinícius Júnior pati mundësinë të shtojë rezultatin nga penalltia, por goditja e tij u prit nga portieri i Cityt. Real Madridi mbajti epërsinë dhe siguroi një fitore të rëndësishme.

Continue Reading

Të kërkuara