Sport

​KOK-u pret sot në vizitë drejtuesit e Komitetit Olimpik të Francës

Me këtë rast do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes pesë Komiteteve Olimpike.

Published

on

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të pres sot për vizitë drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Francës, njëherit mikpritës të Lojërave Olimpike Paris 2024, po i bëjnë Kosovës.

Me këtë rast do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes pesë Komiteteve Olimpike. Krahas KOK-ut dhe KO të Francës, pjesë e memorandumit janë edhe Komiteti Olimpik i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Memorandumi, i cili do të quhet “Balkans Cooperation 5 (BC5)”, nënshkruhet nga pesë presidentët e Komiteteve Olimpike.

Në memorandum përfshihen çështje të ndryshme të bashkëpunimit para dhe pas LO Paris 2024.

Pas nënshkrimit të memorandumeve, do të zhvillohet konferenca për media.

Sport

Broja para përballjes me Serbinë: Më e rëndësishme se goli im, është fitorja e ekipit!

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon përgatitjet e fundit për sfidën e rëndësishme kundër Serbisë, që do të luhet më 11 tetor në Leskovc.

Në një prononcim për mediat, sulmuesi Armando Broja u shpreh se atmosfera në ekip është shumë pozitive dhe se skuadra është e bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë.

“Siç tha edhe Ajeti, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi të fokusuar dhe të përqendruar. Do të dëgjojmë trajnerin dhe do të japim gjithçka për të marrë fitoren,” – tha Broja.

I pyetur për mungesën e golit, ai theksoi se objektivi kryesor është suksesi i skuadrës: “Sigurisht që kam qejf të shënoj, por për mua më e rëndësishme është që Shqipëria të fitojë. Dua të ndihmoj me gola, pasime apo çdo mënyrë tjetër që mundem. Më mungon goli, por fokusi im është tek ekipi dhe tek 3 pikët.”

Sa i përket objektivit për t’u kualifikuar në Botëror, Broja u shpreh optimist: “Kemi shanse reale. Grupi është i vështirë, me Anglinë dhe Serbinë, por do të luftojmë deri në fund. Besojmë te forca jonë dhe te mundësia për të realizuar ëndrrën e Botërorit.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Cristiano Ronaldo bëhet miliarderi i parë në histori të futbollit

Published

on

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, është bërë futbollisti i parë në histori që kap shifrën e një miliard eurosh, sipas të dhënave të portalit të biznesit dhe marketingut, Bloomberg.

40-vjeçari arriti këtë rekord pas zgjatjes së kontratës me klubin Al Nassr në Arabinë Saudite, me vlerë pak më pak se 360 milionë euro.

Bloomberg vlerëson pasurinë e tij totale në pak mbi 1.2 miliardë euro, duke e bërë atë futbollistin e vetëm që thyen këtë rekord sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Ronaldo ka fituar mbi 470 milionë euro në paga midis viteve 2002 dhe 2023, ndërsa marrëveshjet e tij me markat si Nike, Armani dhe Castrol kanë shtuar mbi 150 milionë euro të tjera në pasurinë e tij.

Transferimi te Al Nassr më 2023 i solli rreth 172 milionë euro në pagë vjetore pa taksa, plus bonus nënshkrimi prej pak më shumë se 25 milionë eurosh. Gjatë karrierës, Ronaldo dhe rivali i përhershëm, Lionel Messi, kanë pasur paga të ngjashme, por situata ndryshoi më 2023.

Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite, ndërsa Messi iu bashkua Inter Miami në MLS. Megjithatë, Messi do të përfitojë nga aksionet e klubit amerikan pas pensionimit, gjë që mund ta vendosë atë përsëri në një nivel të ngjashëm me Ronaldon. Sipas Bloomberg, Messi ka fituar mbi 515 milionë euro në paga gjatë karrierës, përfshirë 17.2 milionë euro në vit nga 2023.

Ronaldo ka përfituar nga inflacioni i pagave të futbollistëve, duke fituar rreth 480 milionë euro nga kontratat e klubeve midis viteve 2002-2023, pothuajse dyfishin e kësaj shume vetëm në pak vite në Arabinë Saudite. Ai është gjithashtu lider në ndjekësit e mediave sociale midis atletëve, me 660 milionë ndjekës aktualisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

FFK: Sot është ditë e veçantë për Kosovën

Published

on

By

Sot është një ditë e veçantë për futbollin dhe për Kosovën, pasi vendi ynë mirëpret për herë të dytë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Në prag të vizitës së tij, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për liderin e futbollit botëror, duke theksuar se kjo vizitë është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme që FIFA i jep Kosovës dhe FFK-së.

Vizita e Presidentit Infantino është dëshmi e qartë e mbështetjes që FIFA i kushton Kosovës dhe federatës sonë. Kosova gëzon respekt dhe simpati të madhe tek Presidenti Infantino, edhe për faktin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, FFK u pranua si anëtarja më e re e FIFA-s, një moment historik për vendin tonë”, ka theksuar Ademi.

Ai kujtoi se që nga ajo ditë, futbolli kosovar ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, falë përkushtimit të institucioneve, klubeve, trajnerëve, lojtarëve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga FIFA dhe UEFA.

Sipas Ademit, programi “FIFA Forëard” ka luajtur rol kyç në ngritjen e infrastrukturës sportive, zhvillimin e futbollit të femrave dhe të rinjve, si dhe në përmirësimin e standardeve profesionale në futbollin kosovar.

Vizita e tij e dytë dhe dekorimi nga presidentja Vjosa Osmani nuk është vetëm simbol nderimi, por edhe frymëzim për gjeneratat e reja. Kjo na kujton se përmes sportit mund të bashkojmë njerëz, të ndërtojmë ura miqësie dhe të promovojmë respektin dhe barazinë”, shtoi kreu i FFK-së.

Në fund të mesazhit të tij, Ademi i shprehu mirëseardhje Infantinos me fjalë mirënjohjeje:

“Mirë se vjen sërish në Kosovë, President Infantino! Kosova është shtëpia juaj!”

Vizita e Gianni Infantinos në Kosovë pritet të kulmojë me ceremoninë solemne të dekorimit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani./D.B/KP

Continue Reading

Sport

Hajdari: Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota

Published

on

By

Mbrojtësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i “Dardanëve”. Gjatë fjalës së tij në prezantim, Hajdari shfaqi emocion dhe krenari për vendimin që ka marrë për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën sepse Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota. Forca Kosova”, tha mbrojtësi i ri i përfaqësueses sonë.

Hajdari, i cili ka kaluar nëpër akademinë e Baselit dhe ka luajtur në nivele të larta të futbollit zviceran, pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për mbrojtjen e Kosovës në ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka mirëpritur me entuziazëm këtë përforcim, duke e cilësuar Hajdarin si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen e ekipit kombëtar./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara