Sport

​Koeman: Luuk de Jong më i rrezikshëm se Neymar

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman beson që transferimi më i ri Luuk de Jong është më i rrezikshëm se Neymar në aspektin e harkimeve në zonë.

Gjiganti i La Ligas në minutat e fundit të afatit të transferimeve transferoi sulmuesin holandez De Jong nga rivali Sevilla, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Trajneri Koeman e lavdëroi bashkëkombësin e tij De Jong, duke e cilësuar atë më të mirë se yllin e Paris Saint-Germain Neymar në një repart të ofensivës.

“Kur ka ndonjë harkim në zonë, Luuk është më i rrezikshëm se Neymar. Ai është një lloj tjetër i sulmuesit që ne e kemi, dhe mendoj që të gjitha skuadrat duhet të kenë një sulmues të tillë”, tha Koeman.

“E kam informuar klubin vitin e kaluar që dua ta transferojë De Jong. Dua që ta kem mundësinë që të ndërrojë sulmuesit. Nëse lojës i duhet një sikurse Luuk, atëherë ai do të luajë. Ne e humbëm Antoine Griezmann në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve dhe na mbetën vetëm tre sulmues. Kontaktin e parë me Luuk e kisha më 8 gusht, por edhe para kësaj date, hamendësoja pse Barcelona nuk e ka një sulmues të tillë”, shtoi trajneri holandez.

Sezonin e kaluar, në 48 paraqitje në të gjitha garat, Luuk de Jong regjistroi nëntë gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Lajmet

​Gjiganti anglez ofron 120 milionë euro për Rafael Leãon

Published

on

By

Rafael Leão po kalon një sezon të shkëlqyer me Milanin dhe kjo ka rikthyer interesimin e klubeve të mëdha evropiane. Sipas raportimeve nga “Estadio Deportivo”, Chelsea është gati të bëjë një ofertë të madhe prej 120 milionë eurosh për sulmuesin portugez.

Leão, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, ka treguar formë të lartë me gola dhe asiste të shumta, duke u bërë përsëri një nga lojtarët më vendimtarë në Serie A.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, e sheh 26-vjeçarin si pjesë kyçe të projektit të tij për rindërtimin e skuadrës. Ai dëshiron një lojtar me shpejtësi, forcë dhe kreativitet – cilësi që Leão i posedon në maksimum.

Nëse oferta prej 120 milionë eurosh arrin në tavolinën e Milanit, klubi italian mund ta konsiderojë seriozisht shitjen, sidomos për shkak të situatës financiare.

Mbetet të shihet nëse transferimi do të ndodhë në janar apo në verë, por një gjë është e sigurt: emri i Rafael Leão do të jetë një nga më të përfolurit në tregun e ardhshëm të transferimeve./KP

Continue Reading

Lajmet

​Zvicra do të luajë ndaj Kosovës pa njërin prej lojtarëve kryesor

Published

on

By

Kombëtarja e Zvicrës do të duhet të përballet pa Remo Freuler në dy ndeshjet e rëndësishme të nëntorit kundër Suedisë (15 nëntor) dhe Kosovës (18 nëntor), të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Mesfushori 33-vjeçar i Bolognas ka thyer klavikulën në ndeshjen ndaj Parmës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, sipas “Blick”. Ai ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të kombëtares, duke luajtur 90 minuta në të gjitha ndeshjet kualifikuese deri tani.

Trajneri Murat Yakin do të shpallë listën e skuadrës të mërkurën, por pritet që edhe Denis Zakaria të mungojë për shkak dëmtimi.

Një lajm pozitiv vjen nga Ardon Jashari, i cili është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit dhe u ul në stol me Milanin në fundjavë, duke mundur të jetë një opsion për Yakinin./KP

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi i hapur të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës

Published

on

E ardhmja e Eduardo Camavinga-s te Real Madridi është vënë në dyshim, sepse sipas “Fichajes.net”, klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin francez, i cili nuk ka qenë titullar i rregullt që nga ardhja e trajnerit Xabi Alonso.

Liverpooli ka ringjallur interesin për 22-vjeçarin dhe po përgatit një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh, ndërsa Real Madridi pritet të kërkojë më shumë, ndoshta deri në 80 milionë euro.

Camavinga, që ka kontratë deri në vitin 2029, ka treguar shumë fleksibilitet në fushë, por me Valverden dhe Tchouaménin si titullarë, ai po has vështirësi për të gjetur hapësirë.

Liverpooli e sheh francezin si përforcim ideal për mesfushën, duke vlerësuar fuqinë fizike dhe përvojën e tij në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, largimi i tij gjatë dimrit duket i vështirë, pasi Real Madridi dëshiron ta mbajë skuadrën të plotë deri në fund të sezonit. Situata pritet të rishqyrtohet në verë, nëse Camavinga vazhdon të ketë pak minuta në Bernabeu./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Hendboll: Kosova në raundin e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2027

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Në ndeshjen e kthimit të luajtur të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 35:30, në një atmosferë të zjarrtë para një numri të madh shikuesish.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës ndaj britanikëve, pasi të mërkurën në ndeshjen e parë në Angli kishin triumfuar 32:26. Me rezultatin e përgjithshëm 67:56, Kosova siguroi kalimin në fazën e dytë të kualifikimeve, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e saj.

Pas një pjese të parë të dominuar nga kosovarët (17:13), pjesa e dytë nisi vështirë, me Britaninë e Madhe që mori epërsinë për disa minuta. Megjithatë, djemtë e përzgjedhur treguan karakter, rikthyen kontrollin dhe e mbyllën takimin me pesë gola epërsi.

Më i miri për Kosovën ishte Drenit Tahirukaj me shtatë gola, ndërsa Drilon Tahirukaj, Leonard Gegaj dhe Egzon Gjuka shënuan nga gjashtë herë secili.

Kjo ishte gjithashtu ndeshja e parë nën drejtimin e selektorit të ri, Jesper Ostlund, i cili debutoi me dy fitore në po aq ndeshje. Ai, bashkë me asistentin Jasmin Zhuta, do të ketë më shumë kohë për përgatitjet para fazës së dytë që zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa priten edhe disa ndeshje miqësore në janar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara