Lajmet

​Klubi i Prodhuesve nis fushatën “Një dhuratë për tokën” për gjelbërimin e Kosovës

Published

on

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me rrjetin e biznesit shqiptar në Bavari “Besa Foundation”, sot me rastin e Ditës së Tokës, filloi fushatën vetëdijësuese për mbrojtjen e ambientit, ku në bashkëpunim me komunat dhe sektorin privat do të mbjellin fidanë të ndryshme në hapësirat publike.

Fushata “Një dhuratë për tokën” filloi me mbjelljen e drunjve të parë në parkun e biznesit në Drenas. Kjo fushatë vjen si nevojë e angazhimit për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, por edhe vetëdijësimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.

Gjithashtu mbrojtja e mjedisit është prioritet edhe në kuadër të Strategjisë së Ambientit, të cilën Klubi e ka pjesë themelore të funksionimit, ku përmes saj dëshiron të ndërtojë zhvillim të qëndrueshëm të sektorit ekonomik, i cili respekton dhe kujdeset për ambientin.

Fushata do të vazhdojë në javët në vazhdim në bashkëpunim me kompanitë prodhuese, por edhe me institucionet dhe organet tjera kompetente, do të gjelbërohen hapësira të ndryshme në kuadër të këtij projekti.

Continue Reading

Lajmet

​Napoli i Rrahmanit mposht Juventusin e Zhegrovës

Published

on

Skuadra e Napolit ka rikthyer kreun e tabelës në Serie A, pasi në derbin e madh si vendës kundër Juventusit, ku arriti të shënojë fitore me rezultatin 2:1.

Hero i takimit ishte danezi Rasmus Hojlund me dy gola të shënuar në minutat 7’ dhe 78’ për fitoren e madhe që mban napolitanët në garë për titullin e radhës, raporton KosovaPress.

Juventusi shënoi golin e vetëm përmes Kenan Yildiz pas asistimit të Weston McKennie në minutën e 59-të.

Edon Zhegrova hyri në pjesën e dytë në minutën e 82-të në vend të Khephren Thuram, ndërsa Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin që kryeson tabelën me 31 pikë, një më shumë se Inter në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Juventusi në vendin e shtatë pas 14 xhirove të zhvilluara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk e lexoi propozimin e paqes

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, Zelensky pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe.

Trump gjithashtu tha se mendon se Rusia është dakord me propozimin.

“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump.

Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

35 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Published

on

Janë bërë 35 vjet nga nata e 8 dhjetorit 1990, ku rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës.

Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, ku marshimi i tyre ndaloi mes qytetit dhe bulevardit të Tiranës me radhët e tyre që turma kishte mbërritur deri në një mijë persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Të nesërmen më 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat do të vazhdonin deri në mbrëmjen e 11 dhjetorit, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KQZ: 1181 kandidatë ia mësyjnë garës për 120 ulëse në Kuvend

Published

on

Në mesnatë është përmbyllur afati për dorëzimin e listave të subjekteve politike me kandidatët e tyre për deputetë në garën zgjedhore të datës 28 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se të gjitha subjektet e certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

“Në garën zgjedhore marrin pjesë: LDK-ja me 110 kandidatë, PDK 110 kandidatë, Lista Serbe 33, KDTP 16 kandidatë, Iniciativa e re Demokratike e Kosovës 53, Nova Demokratska Stranka 40, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12, Partia Liberale Egjiptiane 74, Socialdemokratska Unija (SDU) 35, Jedinstvena GOranska Partija 23, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 40, AAK 110, Nisma Socialdemokrate 110, Kosovaki Nevi Romani Partia 11, Fjala 20, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 14, Kosovski Savez 10, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 44, Lëvizja Vetëvendosje 110, PAI-PDAK-LPB 90, Koalicioni Vakat 43, PSA 62, Iniciativa Qytetare për Kosovës 10 kandidatë dhe Nedzmedin Sejdilar, si kandidat i pavarur”, tha Elezi.

Gjithsej në garë për legjislaturën numër dhjetë në Kosovën e pasluftës janë 1 mijë e 181 kandidatë./S.K/KP/KQZ

Continue Reading

Të kërkuara