Sport

​Klauzola miliardëshe, Reali blindon dy yjet e ekipit

Published

on

Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde thuhet se kanë nënshkruar marrëveshje të reja me Real Madridin, duke përfituar rritje të konsiderueshme të pagave.

Sipas një raporti të “COPE”, mesfushori francez ka arritur një marrëveshje për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2028. Camavinga do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës dhe klauzola e tij e lirimit do të rritet në 1 miliardë euro, duke shmangur çdo interesim të mundshëm nga klubet tjera.

Mesfushori 20-vjeçar është bërë pjesë integrale e planeve të Carlo Ancelottit dhe është paraqitur në 11 ndeshje deri më tani këtë sezon duke grumbulluar 645 minuta lojë.

Partneri i mesfushës së Camavinga, Valverde, gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në vitin 2028, një zgjatje njëvjeçare nga kontrata e tij aktuale e cila do të skadojë në vitin 2027. Uruguaiani do të ketë gjithashtu klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, e cila nënvizon statusin e tij si titullar i padiskutueshëm në Real Madrid.

Ashtu si Camavinga, ai gjithashtu ka bërë 11 paraqitje, por ka luajtur dukshëm më shumë minuta (838) dhe ka dhënë një gol dhe tri asistime këtë sezon.

Vendi

Nisi edicioni i ri i Ligës Premier: Rregullat e reja që do të ndryshojnë lojën

Published

on

By

Sezoni i ri i Ligës Premier 2026/27 starton mbrëmjen e sotme  në orën 21:00 me sfidën mes kampionëve në fuqi, Arsenalit, dhe Coventry City. Ky edicion sjell ndryshime të rëndësishme në rregulloren e lojës, me synim kryesor përshpejtimin e ritmit dhe ndëshkimin e vonesave taktike.

Përshpejtimi i rivënieve: Lojtarët kanë vetëm 5 sekonda kohë për të kryer një rivënie anësore apo rivënie të topit në lojë. Nëse gjyqtari vëren vonesë, fillon numërimin mbrapsht; nëse koha shkelet, zotërimi i topit i kalon kundërshtarit (ose akordohet goditje këndi te rivënia e topit).

Trajtimi i lëndimeve: Një lojtar i lënduar duhet të qëndrojë jashtë fushës për 1 minutë (nga 30 sekonda sa ishte më parë). Përjashtim bëhet vetëm nëse lëndimi është shkaktuar nga një faull ku kundërshtari është ndëshkuar me karton të verdhë.

Sanksione për “lëndimet e rreme” të portierit: Nëse një portier rrëzohet duke shkaktuar ndërprerje taktike, trajneri detyrohet të nxjerrë një lojtar tjetër nga fusha për 1 minutë.

Zëvendësimet me kohëmatës: Çdo zëvendësim duhet të zgjasë maksimumi 10 sekonda. Nëse lojtari largohet më ngadalë, lojtari i ri nuk do të lejohet të hyjë në fushë për 1 minutë.

Ndërhyrja e VAR-it për kartonin e dytë të verdhë: Sistemi VAR tashmë ka të drejtë të ndërhyjë për të korrigjuar një gabim të qartë te kartoni i dytë i verdhë (p.sh. nëse nuk ka pasur fare faull). Megjithatë, VAR nuk mund të kërkojë dhënien e një kartoni nëse gjyqtari nuk e ka akorduar atë në fushë.

Për dallim nga Kupa e Botës e kësaj vere, Liga Premier ka vendosur të mos aplikojë ndalimin e mbulimit të gojës gjatë komunikimit dhe as pushimet e detyrueshme për hidratim. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Kosova shënon fitoren e parë në volejboll në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra ka arritur fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur bindshëm Algjerinë me rezultatin 3:0 në sete.

Volejbollistet kosovare treguan dominim gjatë gjithë përballjes së të premtes. Seti i parë u mbyll me shifrat 25:19, ndërsa në dy setet vijuese Kosova kontrolloi tërësisht lojën, duke i lënë kundërshtaret në vetëm 10 pikë në setin e dytë dhe 14 në të tretin.

Kjo fitore vjen pas disfatës 3:0 që Kosova pësoi përballë Greqisë të enjten mbrëma. Pjesë e të njëjtit grup janë edhe Maqedonia e Veriut e Turqia, ndërsa në grupin tjetër garojnë Italia, Bosnjë-Hercegovina, Egjipti dhe Serbia.

Ky është suksesi i parë për delegacionin e Kosovës në “Taranto 2026”, ku vendi po përfaqësohet me gjithsej 163 sportistë. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Superliga e Kosovës rikthehet me xhiron e dytë: Sot zhvillohet ndeshja hapëse

Published

on

By

Sot nis xhiroja e dytë e Albi Mall Superligës së Kosovës, e cila këtë fundjavë do të sjellë vetëm katër ndeshje, për shkak të shtyrjes së sfidës derbi mes Prishtinës dhe Dritës për një datë tjetër.

Java e re e kampionatit hapet me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” duke filluar nga ora 16:30.

Malisheva hyn në këtë takim me moral të lartë pas fitores bindëse 1-6 në udhëtim ndaj Vushtrrisë dhe kërkon të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të konfirmuar formën e mirë në këtë start sezoni. Në krahun tjetër, Drenica prihët nga barazimi në ndeshjen e parë ndaj Dukagjinit dhe synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në një transferta të vështirë.

Sipas kalendarit të kësaj xhiroje, dy ndeshje të tjera do të luhen të shtunën (22 gusht), ndërsa përballja e fundit për të kompletuar javën do të zhvillohet të dielën.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mjekësi, Teknologji, Sport: Eksploro Shkencën e Lëvizjes në UBT

Published

on

By

Sporti sot nuk është më vetëm pasion ose garë në terren — është shkencë, teknologji, mjekësi parandaluese dhe industri me zhvillim të pandalshëm. Nëse dëshiron që pasionin tënd për lëvizjen ta shndërrosh në një karrierë elitare me standarde evropiane, Programi Bachelor në Sport dhe Shkenca e LëvizjesUBT është pikënisja jote ideale.

Përmes një ndërlidhje unik mes metodologjive më moderne, laboratorëve të teknologjisë së lartë dhe bashkëpunimit me ekspertë e studiues të njohur evropianë, UBT të përgatit për të qenë një profesionist lider. Ti nuk do të mësosh vetëm se si të trajnosh, por si të kuptosh në detaje fiziologjinë e organizmit të njeriut dhe si ta optimizosh çdo lëvizje.

Ky program të pajis me njohuri të thella teorike dhe praktike, nga menaxhimi i disiplinave të ndryshme sportive e deri te përdorimi i aktivitetit fizik për qëllime rehabilituese e parandaluese. Përmes teknikave të avancuara, ti do të mësosh se si ta përshtatësh ushtrimin fizik për çdo kategori — nga fëmijët dhe sportistët elitarë, e deri te individët me sfida të veçanta shëndetësore.

Inovacioni dhe teknologjia janë në zemër të studimeve të tua. Në UBT do të mësosh të përdorësh të dhënat elektronike, kërkimin shkencor dhe mjetet digjitale për të matur performancën, për të analizuar lëvizjet dhe për të hartuar programe fitnesi që sjellin rezultate maksimale e të sigurta.

Përveç anës fizike e shkencore, programi zhvillon te ti kompetenca kyçe në menaxhimin dhe marketingun sportiv. Ti do të mësosh se si të udhëheqësh projekte, të organizosh burime dhe të zgjidhësh me kreativitet e inovacion sfidat komplekse në industrinë e sportit, rekreacionit dhe kohës së lirë.

Tregu i punës ka nevojë për profesionistë të formuar sipas standardeve evropiane. Pas diplomimit në UBT, ti nuk do të jesh thjesht një i diplomuar në sport, por një specialist i kualifikuar gati për të udhëhequr në klube sportive, qendra rehabilituese, institucione shëndetësore dhe me sipërmarrje personale. E ardhmja e shkencës sportive fillon në UBT.

 

Continue Reading

Të kërkuara